Ky libër i ri i autorit italo-shqiptare që tashmë jeton në Veneto lindi falë pasionit për poezinë. Poezia për klaudio dhe dashurinë e vërtetë për t’u shprehur në një botë kaq hipokrite është surreale.
Fjalët shprehin dëshirën që shpeshherë nuk merret parasysh duke i dhuruar lexuesit me poezi shumë prekëse. Brenda këtij libri gjejmë poezi dashurie, kushtuar familjes së tij, kushtuar atdheut, poezi plot ndjenja.
Doja të shkruaja poezi prekëse për lexuesin por ndërkohë edhe shumë të thjeshta dhe të kuptueshme sepse vetëm kështu ata që i lexojnë mund t’i kuptojnë dhe t’i fusin brenda vetes – thotë Findiku.
Për përgatitjen e këtij libri u deshën 4 vjet. Falenderoj perkthyesen e ketij libri Alma Shahinin por edhe bashkepunetoret si Irena Mashi, Dritan Mashi, Pashk Pervathi, Ndue Lazri, Arianna Miorelli, Amalia Papasidero.
Do të doja t’ia lë në dorë autorit që e gjen veten brenda këtij libri. Ky është libri im i 7-të dhe është më i suksesshmi për aspekte dhe këndvështrime të ndryshme. Flet Klaudio.
FJALA HYRËSË E AUTORIT
Këto vargje të cilat shprehin ndje sinë e shpirtit tim, ua përkushtoj të gjithë bashkatdhetarëve të mi, të cilët ashtu si edhe unë, e duan atdheun. Ndjenjat forcohen edhe më shumë kur ndodhesh larg tij. Fakti i të qenit edhe unë njëri prej tyre (mërgimtar), nostalgjia për vendin tim, më sht ynë të hedh mbi letër disa vargje. Kështu lindën të gjitha vëllimet e shkruara në shqip dhe italisht. Përfitoj nga rasti të falenderoj të gjithë ata që kanë dhënë kontributin e tyre të çmuar në formimin dhe edukimin tim:—— Familjen time për mbështetjen e mad he që më kanë dhënë dhe vazhdojnë ta japin duke më ndjekur në të gjitha hapat dhe rrugëtimet e mia të vazhdueshme, me dashurinë dhe përkujdesjen e pashoq. Profesorët e mi në Shqipëri për leksionet e letërsisë dhe të jetës, leksione të cilat shkojnë përtej kufinjve të qytetit tim të dashur, Shijakut. Miqtë e mi të cilët janë gjithmonë. U jam mirënjohës të gjithë bashkëpunëtorëve shqiptarë në Trentino për ndihmën, kontributin dhe sygjerimet e tyre me vlerë, në përmirësimin dhe çuarjen përpara të vlerave të shoqatës kulturore që unë e drejtoj prej disa kohësh. Nje falenderim u shkon të gjitha shoqatave simotra për bashkëpunimin e ndërsjelltë. Në fund, një falenderim për të gjithë ata njerëz që janë pjesë e realitetit tim të përditshëm.
NJE DJALOSH QË SHKRUAN PËR ATDHEUN
Libri “Toka ime e dashur” është libri i një djaloshi që këndon për Atdheun. Malli për tokën e dashur të origjinës, dashuria për Atdheun, për historinë shqiptare, për Kosovën, për vendet e dashura të atdheutShqipëri, janë motivet kryesore që frymëzojnë poezinë e Klaudio Findikut. Me shumë dashuri dhe përkushtim ai shkruan vargje plot ndjenjë për ma manë e tij, për gjyshin e tij e këto janë ndër poezitë të arrira e që e prekin lexuesin. Më ka goditur fakti që një djalosh në moshë kaq të re pëmbledh në vetvete kaq shumë ndjenja patriotike. Atdheu, alfabeti ynë, shenjtja jonë Nënë Tereza, Kosova dhe pav arësia e saj janë motive që i gjejmë shpesh në vargjet e kësaj përmbledhjeje me poezi. Veç kësaj ai shkruan edhe për tema të dhimbshme si tragjedia e Gërdecit, varfëria i Bulqizës, për mërgimtarët jashtë vendit e tyre, për vështirësitë që gjejnë emigrantët në momentet e para të emigrimit të tyre etj. Në gjithë këto tema ai nuk shkruan si një djalosh i shkujdesur, por si një burrë i ditur dhe i pjekur. Dhe poezia e tij është prekëse pikërisht për këtë. I përcjell urimet më të mira autorit Klaudio Findiku dhe udhëtim të mbarë librit të tij drejt lexuesve në Itali e në Shqipëri.
Gazetari Ndue Lazri Gazetari
PARATHËNIE
E kam njohur Klaudion shumë kohë më parë si nxënës të Shkollës së Hoteleriturizëm, ku jap mësim prej më shumë se 20 vjetësh. E mbaj mend si një djalë s erioz, i përkushtuar, ambicioz, por që nuk më kishte shkuar mandja që tek ai të kultivohej një pasion kaq i madh për botën e artit. Sot, kultura dhe veçanërisht poezia, i kanë dhënë mundësi atij, të udhëtojë larg nga ajo Trentino që e pa të arrinte pak më shumë se një djalosh, si metaforikisht ashtu edhe në realitet. Nga njëra anë, në fakt, krijimet e tij poetike i kanë dhënë mundësi atij të përballet dhe të përpunojë në menyrë krijuese, atë nostalgji që vetëm një emigrant di ta bëjë. Nga ana tjetër, po këto poezi e kanë shpërblyer në shumë konkurse kombëtare dhe ndërkombëtare. Ky libër përmbledh në gjuhën italisht një seri të krijimeve të Klaudios të krijuara me shumë përkujdesje. Duke i lexuar, befasohesh nga dashuria pa kufi për mëmëdheun, mëmë e nderuar në histori che në realitet. Për Klaudion gjuha shqipe është “e mirë, e ëmbël, e dlirë”, një xhevahir vërtet i rrallë; vargjet e shkruara krahasohen me një buqetë lulesh shumëngjyrëshe. Flamuri dhe shqiponja thirren në mbrojtje të atdheut! Kjo tokë shqiptare, e përlyer me gjak, është gjë e shenjtë. Nostalgjia mbizoteron ndjenjat e shprehura në këto vargje, jo vetëm për vuajtjet që përjeton (“Ku lotët flasin vetë”), por edhe si një emblemë krenarie dhe prejardhjeje kombëtare. Përvoja e emigrimit jo ve tëm nuk e ka çuar
Klaudion të harrojë rrënjët e tij (“Jam shqiptar”, “E vështirë të mërgosh”), por përkundrazi ka forcuar akoma më shumë lidhjen me tokën e tij. Në këtë menyrë, mund të lexoni poezi kushtuar popullit shqiptar, personaliteteve të shquara, s i Nënë Tereza, ngjarjeve të rëndësishme Pavarësia, apo familjarëve e miqve. si Për shembull lidhja e ngushtë me nënën e tij, shprehet veçanërisht në “Lotët e nënës”, ajo e kristaltë me gjyshin tek “Gjyshit tim”, tek e cila shpirti ndriçon udhën. Shokët kuj tohen kryesisht me lirika të lidhura në mjediset e shkollës: “Ne, Zogj të mëdhenj, Si gjithmonë kthehemi, “Provimi”. Nuk kishin si të mungonin, poezi kushtuar “Ekipit kombëtar të futbollit” apo “detit”. Ftesa ime për ju është kjo: lejoni t’ju udhëheqe auto ri në një udhëtim të përbashkët në rrugët e kësaj toke shqiptare, kaq pranë nesh, por jo akoma aq e njohur! Arianna Miorelli Zëvendësdrejtor i institutit HotelieriTurizëm Riva del Garda
SHËNIME BIOGRAFIKE
Klaudio Findiku ka lindur në Durrës (Shqipëri), më 16 Korrik 1995. Aktualisht jeton në Arco, në provincën e Trentos. Fëmijërinë e kaloi në Shijak të Shqipërisë, ku ndoqi studimet deri në shkollën e mesme. I pasionuar pas muzikës, ai studioi piano dhe fizarmonikë. Ishte gjithashtu protagonist i disa programeve televizive, si dhe i aktiviteteve të ndryshme kulturore në qytetin e Shijakut. Në vitin 2009 u transferua në Itali. Në vitin 2012 mbaroi studimet në Institutin HoteleriTurizëm në Riva del Garda dhe në vitin 2013 përfundoi specializimin si Teknik Catering i kuzhinës mesdhetare. Kjo u pasua me praktika trainimi në disa vende të Italisë, duke përfshirë edhe hotele e restorante të rëndësishme në Zvicër. Një person shumëplanësh, për dy vjet ishte nënkryetar i Shoqatës “Rinia” të Riva del Gard vendosi të themelojë ës; derisa në vitin 2015 Shoqatën “Shqipet” ONLUS së bashku me të rinj të tjerë, duke u bërë Kryetar i saj. Më pas ndoqi studimet për Ekonomi dhe Financë përmes kurseve të mbrëmjes. Aktualisht punon në një fabrikë shumëkombëshe në Rove reto. Pasioni për të shkruarin e ka shoqëruar gjithmonë, ka marrë pjesë dhe është vlerësuar në konkurse të ndryshme poetike kombëtare dhe ndërkombëtare. Ka botuar edhe këto vepra: “Mërgimtar në dhe të huaj” (vjersha 2015); “Malli per vendelindjen time” (Da shuri per atdheun tim) (vjersha 2017); “Copeza shpirti” (Copeza shpirti), (poezi 2018); “Copeza shpirtiVol. 2” (poezi 2019), libri “IL PANE” 2021; libri “THE BREAD” në anglisht (dhjetor 2021) . Ka botuar 5 teza për gatimin, veçanërisht për kuzhinën mesdhet are. Në vitin 2020 u përfshi “Në dymbëdhjetë antologji poetike”. Në Prill 2021, ai u emërua Delegat Rajonal për Trentino Alto Adige nga Universum Academy Zvicër.Ideator dhe promovues i konkursit nderkombetar “AQUILA D’ORO” (shqiponja e arte) konkurs nderk ombetar i poezise dhe letërsisë, ideuar ne shkurt të vitit 2022 Në vitin 2022 ka marrë titullin “CAVALLIERE DELL’ORDINE DI DANTE ALIGHIERI” (Kalorës i urdhërit të Dante Alighierit) nga Republika e Poetëve.