VOAL – Revista e njohur zvicerane “L’HEBDO” i kushton një botim special 100 personaliteteve më të dalluara të Zvicrës romane. Mes tyre është edhe një shqiptar, Erenik Yzeiraj, i cili ka mbaruar bachelorin atje për ekonomi dhe vazhdon masterin. Erenik Yzeriaj është djali i gazetarit Ilir Yzeri i cili së bashku me vëllain tjetër, Bledi Yzeiraj janë ndër shqiptarët e suksesshëm në Gjenevë. Kjo revistë i kushton edhe një portret të zgjeruar studentit të dalluar shqiptar.
Erenik Yzeiraj, zëvëndëspresident i AISEEC, 25 vjeç.
Çfarë ambicie kjo e këtij të riu, lindur në Shqipëri, i formuar në Shkollën e Mesme të Gjuhëve të Huaja në Tiranë dhe ardhur në Gjeneve në moshën 20-vjeçare për të shfrytëzuar mundësitë e tij profesionale dhe cilësinë e jetës. Ishte viti 2010. Erenik Yzeiraj ka përfunduar tashmë një Bachelor në menaxhimin e ndërmarrjes dhe ndjek një master në menaxhim.
Anëtar i Shoqatës Ndërkombëtare të studentëve të shkencave ekonomike dhe tregtare (AIESEC), ai është prej atyre që e e kanë bërë qytetin e Kalvinit të mbetet ndërkombëtar, raportojnë mediat shqiptare.
Detyrat e tij janë të negociojë dhe të krijojë partneritet me sipërmarrjet e mëdha të vendosura në Gjenevë dhe të krijojë marrëdhënie me shoqatat profesionale në Zvicër me qëllim që t’u propozojë atyre zgjidhje për rekrutimet e studentëve zviceranë jashtë Zvicrës.
Hiperaktiv dhe kurioz, ai nuk është emocionuar aspak edhe kur ka marrë fjalën dhe ka biseduar me Këshilltarin personal të Barak Obamës për çështjet e sigurisë numerike gjatë punës si moderator i rrjetit në Konferencat ndërkombëtare për Unionin ndërkombëtar të Telekomunikacioneve.
Ai është aq i integruar sa që shpeshherë është e vështirë të thuash nëse vjen që andej apo që këtej. E vetmja siguri, ai është i mpirë nga etja për karrierën dhe kërkon të bëjë gjithçka që të përfshihet në mjedisin e private banking.
Komentet