VOAL

VOAL

Lezhë – Dhunohet varri 500-vjeçar për të gjetur sende me vlerë

November 1, 2015

Komentet

UGSHPD: TË BETOHESH DHE T’I SHËRBESH SI DEPUTET ATDHEUT DHE ZGJEDHËSVE


Kaloi pa u vënë re në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë betimi i dy deputetëve Andrea Nesti Mano PD dhe Erjon Shërbet Meka PS gjatë seancës plenare të së Enjtes 31 Tetor, 2024. Lista e lajmeve të ngjeshura dhe ngarkesa e tyre prej Kuvendit ku opozita protestonte ndërsa Ambasadori i BE dorëzoi “Raport Progresin 2024”, ngjarja e rëndë e vrasjes së dy personave dhe një të plagosuri në qytetin e Shkodrës, qëndrimi në Gjirin e Durrësit E ANIJES ende të pa përpunuar me ngarkesën e 2100-ton mbetjesh toksike, bënë që të humbte rasti i parë i njohjes me publikun i dy përfaqësuesve zgjedhor respektivisht të qyteteve të rëndësishme si Korça dhe Durrësi.
Duke e monitoruar këtë zhvillim vlen të nxjerrim në dukje ato shqetësime që kanë dalë edhe më parë dhe tani janë formuar si një normë “e pranueshme”. Raporti i pushtetit me mediat dhe propaganda në veprim për të ndalur mendimin kritik dhe thelbin e së vërtetës jo vetëm që janë bërë agresive, por edhe vetë një komision për dezinformimin në kuvend nuk arrin t’i drejtpeshojë këto situata.
Më 27 Shtator Ervin Salianji (PD) merr gjykimin për “kallëzim të rremë” dhe nis kryerjen e dënimit me 1 vit burg. Arrestohet 10 ditë më parë ish presidenti Ilir Meta, president i PL i cili vazhdon masën e sigurisë ku deri në pritje të vendimit nga Prokuroria e Posaçme SPAK  i është komunikuar akuza për korrupsion, pastrim i produkteve dhe mos deklarim i pasurisë. Deri këtu ngjarjet janë pritur si goditje politike nga njëra anë, por edhe si vendosmëri e drejtësisë për të zbatuar ligjin në zyrtarë  të dyshuar për shkelje dhe korrupsion nga ana tjetër.
Si për të mos i lënë fare vend dhe hapësirë njohjes me dy deputetët më të rinj të sapo pranuar në Kuvend dhe të dalë nga listat shumë emërore të zgjedhjeve për në Kuvend të datës 25 prill 2021, por ishte kryeministri Rama që nga një studio televizive i mëshoi të dyja çështjeve sipas interesave të tija. Për Salianjin Rama u shpreh se: -“…do të uronte që ai vendim të bëhej mësim për të tjerë që vazhdojnë dhe bëjnë shpifje katastrofike”, ku sipas tij u përdor mandati i deputetit për të degjeneruar publikisht kundërshtarin politik. Ndërsa në rastin për Ilir Meta duke shprehur si zakonisht tërheqjen për të mos bërë komente u shpreh se: -“Unë po flas në parim, nuk po merrem me rastin konkret, policia nuk arreston por ekzekuton vendimin e  gjykatës. Policia nuk ka asnjë tagër as të njoftojë as të zgjedhë, si kur dhe qysh pasi quhet dekonspirim ka një operacion”.
Vjen rasti të pyesim se a jetojnë tashmë në dy realitete të ndryshme shqiptarët?
Një për opozitën dhe kundërshtare të pushtetit dhe tjetri për elitën e partisë shtet.
Duhet kuptuar se po, pasi propaganda dhe media e imponuar me lajmin e rremë dhe e pa fuqishme për të mbrojtur të vërtetën e ka kaluar fazën e evidentimit të bashkëjetesës dhe të trajtimit pushtet dhe opozitë në dy standarde të ndryshme. Standardi i ndryshëm është normë, ndërsa sundimi i pushtetit pa kontrollin e opozitës është një realitet.
Për ta krahasuar vetëm përmes lajmit zyrtar të shtetit shqiptar ATSH trajtimi mbetet i shkruar dhe i dokumentuar sipas linjës propagandë të pushtetit. Paragrafi i fundit shënon;”Andrea Mano zuri vendin e Ervin Salianjit, i cili u dënua me 1 vit burg nga Gjykata e Apelit ndërsa Erjon Meka vendin e Jurgis Ҫyrbjes, i cili dorëzoi mandatin e deputetit “për arsye shëndetësore”.
Ky parashtrim  i fakteve me tendencë shtrembër të bën të kuptosh standardin e dyfishtë që jetohet sot si dy realitete të ndryshme.
Salianji me “kallëzim të rremë” 1 vit burg.
Pra theksohet ndëshkimi, kurse Jurgis Ҫyrbja, pas disa aktesh teatrale me hyrje dalje në Strukturën  e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar i merret masa e sigurisë pasi është shfuqizuar nga cdo lidhje me Partinë Socialiste ose sipas ATSH-s dhe Komisionit të Mandateve “për arsye shëndetësore”.
Në një kohë kur në vetë lajmet e saj ATSH-ja ka të detajuar procedimin penal Nr. 93 të vitit 2023 që Jurgis Ҫyrbja ka konsumuar veprat penale “Zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete”, “Tregimi i sekretit shtetëror nga shtetasit”, “Përkrahja e autorit të krimit” dhe “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”. Kjo e fundit ne na sjell në të kuptuarin e progresit që sjell bashkëveprimi i shtetit të korruptuar me krimin. Dy renditje më poshtë në listën shumë emërore se vetë kreu i Rilindjes Socialiste për Durrësin për zgjedhjet e 25 Prillit, 2021, fillimi i mandatit të tretë.

Të vërtetat flasin vetë ndërsa propaganda e pushtetit fsheh dhe shtrembëron realitetin duke ndërtuar perceptime edhe më të gabuara për detyrat e përfaqësuesve në Kuvend të zgjedhur nga populli. Në çfarë shkalle duhet të mbërrijë për t’u parë korrupsioni. Këtë e gjen dhe e justifikon me mos përgjegjësinë e vet kryeministri dhe njëherazi kryetari i Rilindjes Socialiste. Ai nuk flet më për mandatin e katërt sepse fuqia e kartonit në një Kuvend pa opozitë po i krijon të gjitha kushtet e mbrojtjes. Progresivizmi në këtë rast jo ai i Raportit Vjetor të BE-së, por i strategjisë për ta mbajtur përjetësisht pushtetin është kthyer në mbivlerësime personale dhe autoritare. Të bërjes politikë e cila shkon  deri në auto-vlerësime filozofike ku propaganda çmon, shquan dhe ngre figurën e një lideri që tani shkollon dhe certifikon të rinj dhe të reja në Akademinë e Partisë Socialiste, një përpunim ideologjik progresist që ka në qendër pushtetin dhe sundimin e përjetshëm.

 

31 Tetor, 2024

 

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës (UGSHPD)
Verband Albanischer Berufsjournalisten der Diaspora (VABD)
Union of Professional Albanian Journalists of Diaspora (UPAJD)
L’Union des journalistes professionnels albanais de la diaspora (UJPAD)
Unione dei Giornalisti Professionisti Albanesi della Diaspora (UGPAD)

Industria bie 8.9%! Mungesa e punonjësve, rënia e euros dhe e kërkesës nga jashtë, ndër faktorët që po thellojnë humbjet

Sektori i industrisë shënoi rënie vjetore me 8,91%, në tremujorin e dytë të vitit 2024, më e madhja që nga tremujori i dytë i vitit 2020, kur u aplikuan kufizimet në lëvizje nga pandemia Covid-19.

Të dhënat e INSTAT tregojnë se, shkak për këtë rënie është bërë kriza në industrinë e përpunimit. Kjo degë e industrisë pësoi rënie vjetore me -7.6% në tre-mujorin e dytë. Rënia vazhdoi për të gjashtin tremujor radhazi, duke e bërë këtë krize më të paprecedenten në të gjithë historinë e tranzicionit.

Siç tregojnë të dhënat e grafikut të mëposhtëm sektori i industrisë përpunuese që dominohet kryesisht nga fabrikat e tekstilit dhe këpucëve vitin që shkoi pësoi rënie me – 6.1% dy herë më shumë se vitin e krizës pandemike 2020. Teksa këtë vit rënia pritet të jetë edhe më e thellë. Në 6 –mujorin e parë rënia vjetore është rreth-8,3 për qind, teksa fabrikat duket se nuk janë optimiste për ndryshim të situatës.

Mungesa e punonjësve, rritja e kostove të punës, humbjet nga kursi i këmbimit, por mbi të gjitha rënia e kërkesës nga jashtë, po thellojnë humbjet nga muaji në muaj. Vitin e kaluar, eksportet e tekstilit në vlerë shënuan 126 miliardë lekë, me rënie rreth 6.5%, ndërsa në  9-mujorin e 2023, rënia u thellua me rreth 12%.

Skënder Pashaj, i cili drejton kompaninë “Fital”, një nga prodhuesit më të mëdhenj të këpucës, pohon se përpos situatës së vështirë nuk ka shpresa për rikuperim. Rritja e kostove të jetesës pas luftës në Ukrainë, në shumë vende të Europës me të cilat vendi ynë eksporton, e ka ulur kërkesën për veshje dhe këpucë. Gjiganti global i veshjeve sportive “Nike” njoftoi se më 2024, shitjet me pakicë në rang global do të pësojnë rënie me 10%, kundrejt pritshmërive të tyre për rritje. Teksa tregu i këpucëve është në krizë prej dy vitesh, në të njëjtën situatë dhe për të njëjtat arsye po vuajnë edhe fabrikat shqiptare vitin e fundit.

Panairet e modës së pranverës u përballën me rënie të madhe të porosive, teksa shpresat për rikuperim janë bërë të vështira. Të dhënat nga bilancet e kompanive të mëdha tregojnë se numri i punonjësve, në shumicën e tyre, është shkurtuar me mbi 35% më 2023. Nëse situata e tregut ndryshon, fabrikat e kanë shumë të vështirë të rikthejnë punonjësit, pasi ata janë integruar në sektorë të tjerë. Kriza e fabrikave duket se është bërë e qëndrueshme për shumë arsye, një pjesë e të cilëve buruan nga tregu i brendshëm.

Rënia e Euros në mënyrë sistematike vitet e fundit uli fitimet e fabrikave dhe nga ana tjetër, rritja e pagës minimale nga 30 mijë lekë në prill 2022 në 40 mijë lekë në fund të 2023 ushtroi presion te kostot, duke bërë që shumë klientë të ikin nga Shqipëria drejt çmimeve më të lira në vende të Azisë dhe Afrikës./Monitor

UGSHPD: SHQIPËRIA FILLON ME “A”

 
“Opozita mund  të luajë dhe do të luajë rolin e saj brenda në parlament”, kështu ka deklaruar pas daljes nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë , ambasadori i BE Silvio Gonzato që u detyronte të përshkonte rrethimin e gardës përpara dyerve të Kuvendit.
“A” qëndron për Autokracinë e shtetit Shqiptar në BE apo për Albania në rendin alfabetik në rradhët e BE.
Vaksina e re deri në zgjedhjet në Shqipëri u ofrua!
Duke qenë se vjeshta është  stina e mbrojtjes nga epidemitë, çështja është se kundër kujt duhet të mbrohemi deri në zgjedhje; 1- Kundër Demokracisë?… apo 2- Kundër Korrupsionit të partisë-shtet?
E para, lidhet me fushëbetejën e re që u krijua nga sot dhe kjo është beteja institucionale e opozitës e cila nuk mund të shmanget nga protestat e pandërprera sepse përndjekja dhe ndëshkimi politik janë hedhur në veprim që prej një viti. Burgosje të drejtuesve politikë dhe përjashtim nga kuvendi i 27 deputetëve.

E dyta flet më qartë, ndërsa për pozitën ndëshkimi “shpërdorim detyre”. Mbi 11 vite shpërdorim detyre në çdo pushtet të kapur, por edhe mbi 11 vite “reforma të mirëqeverisjes” për të mbajtur një elitë të Rilindjes Socialiste në pushtet.

Shqiptarët duhet të përgatiten se me mirëqeverisjen e partisë shtet do të shkojnë në BE. Thënë ndryshe do të shkojnë me stabilitetin e autokracisë.

A do ta topisë ky vaksinim opozitën për të qenë e përçarë karshi realitetit që korrupsioni ka  krijuar dhe ku misioni i saj është sigurimi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme?
Në të dy rastet  si nga ambasadori i BE-së Gonzato dhe kryeministri Rama këshilla për mos ngutje për  konkluzione pa e lexuar raportin lë për të dëshiruar për shkak të dy faktorëve.

1-Ose media ka mbetur në terr gjatë gjithë kësaj kohe.
2- Ose media dhe analistët kanë bërë propagandën për dhe kundër qeverisë.
Duke “pranuar kritikat dhe mbushur boshllëqet” sipas kryeministrit Rama, por edhe që  “vetëvrasja  politike është legjitime”, burokracia e procedurës për në BE do të ndeshet me mungesën e opozitës si frymë. Boshllëku do të mbushet me opozitë fasadë dhe do të institucionalizohet ndërsa opozita e përçarë dhe nën presionin e përndjekjes do të synohet për t’u demoralizuar si forcë e bashkuar në zgjedhjet e ardhshme.
Indirekt pakënaqësia mund të shpjerë në bojkotin e zgjedhjeve, rezultati i njohur i së cilës të dalë nga njohja e një procesi zgjedhor pas kësaj do të kurorëzojë vendosjen e partisë-shtet me mandatin e katërt të elitës së Rilindjes Socialiste. Dhe për herë të parë një parlament pluralizëm politik dhe një shtet në duart e një autokrati do të tentojë të futet në BE.
Në qoftë se takimet për çeljen e detyrave u mbajtën në një kohë zemërimi dhe propaganda zbeh protestat kundër keq qeverisjes, varfërisë, korrupsionit dhe nivelet më të ultë në arsim, shëndetësi, mbrojtje të natyrës etj. kjo tregon për pakënaqësinë ndaj regjimit dhe nuk mund të mbeten jashtë vëmendjes për procesin në tërësi. Me apo pa opozitë.
Interesi për t’u bërë anëtarë i BE është i të gjithë shqiptarëve. Analiza duhet thelluar më tej për të kuptuar se kush po shkon ë BE edhe sikur ky kufi kohor të jetë 2030-a apo më përtej apo edhe më afër.
Raporti do të lexohet dhe do të studiohet pa diskutim, por deri tani asnjë nga institucionet shqiptare nuk e ka publikuar në faqen zyrtare përkthimin shqip, ose linkun në internet. Dokumenti ju dorëzua, presidentit, kryetares së kuvendit dhe kryeministrit.
Le t’i lexojmë dhe analizojmë. Por një fakti nuk mund t’i shpëtojmë.
U pohua se Shqipëria ka diasporën më të madhe në Evropë dhe botë krahasuar me ritmet e shpërnguljes së tanishme.
Në qoftë se hemorragjia e shpopullimit nuk ndalet, fuqia punëtore e moshës së re nuk ka front prodhimi dhe truri po largohet, atëherë BE të pranojë se do të mirëpresë elitën e një partie politike si Rilindja Socialiste që punon për mirëqeverisjen dhe ku drejtësia ndëshkon me sukses dhe shkëlqyeshëm “shpërdorimin e detyrës” pasi korrupsioni i përket vetëm opozitës.

31 Tetor, 2024

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës (UGSHPD)

Verband Albanischer Berufsjournalisten der Diaspora (VABD)

Union of Professional Albanian Journalists of Diaspora (UPAJD)

L’Union des journalistes professionnels albanais de la diaspora (UJPAD)

Unione dei Giornalisti Professionisti Albanesi della Diaspora (UGPAD)

Opozita proteston sot sërish te bashkia, kërkohet largimi i Veliajt

Mbahet sot protesta e radhës nga opozita, para bashkisë së Tiranës.

Ashtu si edhe në herët e kaluara, protesta është parashikuar që të nisë në orën 11:00.

Prej kohësh opozita, proteston para bashkisë, në shenjë kundërshtie pas arrestimeve për dosjen 5D, ndërsa kërkojnë dorëheqjen e kryebashkiakut Erion Veliaj i përfshirë në aferën ”5D” si dhe tek inceneratori i Tiranës. sn

VIDEO- Alizoti nga Drejtoria e Policisë në Elbasan: Kur dhuna është prezente, shteti është në kulmin e dobësisë

Deputeti Tomorr Alizoti në një deklaratë për mediat përpara drejtorisë së policisë në Elbasan është shprehur që policia është sjellë në mënyrë shumë të dhunshme kundër protestuesve paqësorë.

Alizoti i ka bërë thirrje demokratëve që të rezistojnë pasi  kur regjimet janë të frikësuar bëjnë presion dhe kur nuk bëhet më politikë prodhohet polici dhe kur dhuna është prezente shteti është në kulmin e dobësisë.

“Unë kam qenë drejtues i një qarku të majt si Berati dhe policia nuk ishte në këtë formë që është policia e Elbasanit. Vetë në Elbasan kam parë makina policie me xhama të zinj që nuk i ndaj dot nga gangsterat. Ne kemi përgjimet në SKY që drejtori  i policisë së Elbasanit që komunikon me banditët.

Nëse ata do të merren me qytetarët e thjesht që protestojnë, asi njerëzit nuk protestojnë në atmosferë, por në tokë se aty jetojnë. Protesta është zemërim. Përse njerëzit protestojnë në Berlin ose Greqi duke e zënë rrugën, pasi kërkojnë të prodhojnë një anomalitet për të treguar zemërimin e tyre. A e dini ju që drejtorë policie janë arratisur, policia është bashkautorë në krim, drejtorët kanë vila kudo dhe policia e shtetit është shumë e dhunshme. Nuk ka një drejtues policie që të thotë një emër të kriminelëve.

Përse duhet të sillen policët si horra me makina 100 mijë euro ndër qytetarët jetojnë me 5 euro.

Ne nuk e lëmë këtë punë, për mua është pasion të luftoj kundër pisave. Ambulancat janë rrengje që vijnë bosh, kur bën Veliaj bën maratonë nuk vjen asnjë ambulance ndërsa sa të bëjmë ne një protestë vijnë ambulancat pa fund. Hapi jonë është rezistencë, ne u sollëm si qytetarë me policinë por nëse policia sillet si garipe me ne do të përballemi më fort.

I bëj thirrje demokratëve të protestojnë, të rezistojnë pasi kur regjimet janë të frikësuar bëjnë presion dhe kur nuk bëhet më politikë prodhohet polici dhe kur dhuna është prezente shteti është në kulmin e dobësisë.” sn

Këlliçi njofton protestën e radhës para bashkisë: Takohemi nesër në ora 11:00

Belind Këlliçi, drejtuesi politik i Partisë Demokratike për Qarkun e Tiranës, ka njoftuar protestën e radhës përpara bashkisë kundër korrupsionit në institucionet vendore.

Në postimin e tij në Facebook, Këlliçi e cilëson Bashkinë e Tiranës si “selinë e biznesit” të një sistemi të korruptuar, që sipas tij po abuzon me taksat e qytetarëve.

Ai kërkon që kryebashkiaku Erion Veliaj të përballet me drejtësinë për vjedhje dhe krime zgjedhore.

POSTIMI I PLOTË:

Miqtë e mi, nesër e enjte, datë 31 tetor, ora 11:00, takohemi sërish në protestë.

Duzina e drejtorëve hajdutë të shkarkuar javën e shkuar nga kreu i 5D, është tregues i qartë se tashmë institucioni më i korruptuar në Europë po shpërbëhet!

Godina e Bashkisë Tiranë, sot është kthyer në selinë e biznesit të pronarit faktik të Inceneratorit Tiranë, i cili vijon të vjedhë paratë e taksapaguesve të kryeqytetit çdo ditë që qëndron në zyrë.

Kryehajduti Veliaj duhet çuar para drejtësisë me çdo kusht! Vjedhja e taksave të qytetarëve dhe krimi elektoral duhen ndëshkuar në mënyrë shëmbullore.

Kolegët e Erionit në SPAK ta harrojnë se mund të vazhdojnë të jenë mburojë e një hajduti banal!

O sot, o kurrë

sn

Luan Baçi publikon listën: Policia e Fierit ka filluar shoqërimet dhe presionet. Protesta ishte e ligjshme, mos luani me zjarrin!

Deputeti i PD-së Luan Baçi ka publikuar një listë me emra, anëtarë dhe drejtues të strukturave të PD, të cilën thotë se e la bërë policia e Fierit duke e akuzuar pë presione dhe shoqërime.

Baçi i bën thirrje policisë dhe ministrit Hoxha, të mos luajnë me zjarrin dhe të mos i provokojnë, pasi protesta në Levan ishte e ligjshme.

POSTIMI I PLOTË
Drejtoria e policise Fier, ka “publikuar” (ne fakt e siguruam konfidencjalisht) listen e anetareve dhe drejtues te strukturave te partise demokratike, protestues te rrethrrotullimi i Levanit dhe kane filluar shoqerimet dhe presionet ndaj tyre!

Gentian Koçi!
Robert Marku!
Sali Isufaj!
Artur Alibeaj!
Mikel Hoxhaj!
Emiljano Paja!
Arben Driza!
Eduart Spaho!
Mikel Berisha!
Pandi Tole!
Durim Refiti!
Kastriot Plaka!
Alush Pasha!
Hebet Selimi!
Dritan Dogani!
Enver Plaka!
Ylli Plaka!
Luan Baçi!

I bej thirrje policise se pushtetit te Rames, drejtuesit vendor te policise ne Fier, drejtorit te pergjithshem te policise dhe ministrit Hoxha, mos luani me zjarrin, mos na provokoni, protesta ne Levan ishte e lugjshme dhe nuk ka ndodhur asnje incident, shume qytetare qe qarkullonin ne rruge u bashkuan me protesten dhe shperndarja u be qetesisht!

Ne qofte se ndaloni demokratet dhe beni presion mbi ta atehere protesta do te zhvendoset te drejtoria e policise, ose ne, ose ju!bw

UGSHPD: REFORMA NË DREJTËSI PËR INTERESIN E SHTETASVE DHE JO TË PARTISË-SHTET

 
 
Mjaft befasuese ishte dalja në një konferencë shtypi e Kryetarit të Komisionit të Posaçëm në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë për Antikorrupsionin, Fatmir Xhafaj.
Duke formuar qartazi kornizën e pritjes vetëm të një pyetje për secilin nga gazetarët e pranishëm, Kryetari i komisionit Xhafaj nuk hezitoi të theksonte se ai do të përgjigjej vetëm rreth temës që lidhej me daljen nga mbledhja e komisionit në të cilin opozita nuk mori pjesë.
ATSH-ja në lajmin zyrtar me gjithë mospjesëmarrjen e anëtarëve të opozitës dhe e nënvizoi ngjarjen e ditës si: Xhafaj: Reforma në Drejtësi e pakthyeshme, kontribut në dhënien fund të pandëshkueshmërisë”, një forcim mesazhi që buron nga frika dhe nxitimi i politikës së njëanshme të Rilindjes Socialiste që jo vetëm se e ka pronësuar tërësisht kauzën e reformës në drejtësi, por atë e sheh si mjetin për rimarrjen e mandatit të katërt. Një trofe elektorale me të cilën kërkon të ecë përpara edhe si një forcë e vetme politike.  I skajshëm dhe i prerë ishte zhvillimi i konferencës për Komisionin që mban një emër serioz; “Për thellimin e reformave për mirëqeverisjen, sundimin e ligjit dhe anti-korrupsionin për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Europian”. Terminologjia që synonte të shpjegonte kryetari për median dhe ajo t’ia bënte të kuptueshme më pas publikut, ishte kaq e hermetike dhe e papërshkueshme sa ky komunikim nga dëgjimi i drejtpërdrejtë mbante peshën e vendimeve që dukej se dilnin nga gjuha ideologjike e burokratëve të aparatit të komitetit qendror të farkëtuar në Shkollën e Partisë së Punës.
Jemi më 2024 dhe po flitet për një reformë në drejtësi në fundin e 34 viteve tranzicion dhe ku ende gjuha politike moniste duket e pandryshuar dhe e huazuar për demagogji.
Do t’ua përshkruajmë pa nuanca*, por ndërtimi i fjalive dhe terminologjia e zgjedhur në këtë paraqitje janë sa imponuese në mënyrën se si po adresohet përmbajtja e një projekti reforme sa që politika pa dialog dhe sidomos vetëm njëra forcë politike që merr përsipër reformën i japin përmbajtjes së saj jetë-shkurtësinë. Pjesa tjetër e cila parashikon se do të përthithë kontributin e profesionistëve të fushës dhe institucioneve për interes të publikut mbetet jashtë dhe ka nxitim afatesh kohore pikërisht se zgjedhjet parlamentare po afrojnë.
E para çështje që duhet konsideruar është se kjo reformë po bëhet pa opozitën.
Që këtu premisa e reformës bie pavarësisht kufirit të largët BE 2030.
E dyta, kur përveç dokumentit që del, përgjigja ndaj pyetjeve të gazetarëve ndjek terminologjinë e papërshkueshme dhe togfjalësha si pakthyeshmëria, kuadri ligjor, tre  shtyllat, 15 komponentët, 140 ligje, rritja e efiçencës etj. Dhe kur pretendimi bëhet se ky material do të publikohet në ‘faqet online’ së shpejti me po këtë ngurtësi termash propagandistikë mund të pranojmë se dogma dhe rudimenti i trashëguar i ideologjisë moniste nuk mund të rienergjizojë reformën. Publiku ka të drejtë të informohet se përse kjo shpejtësi (nxitim), për kohën dhe përse arritja e përfundimit të një reforme në drejtësi pa opozitën po kryhet. Të mos harrohet se një pjesë e mirë e saj, rreth 27 deputetë vazhdojnë vuajtjen e dënimeve për shkak të protestave të ushtruara ku ndëshkimi në bllok me fuqinë e kartonit që bën mazhoranca socialiste të rrëzojë apo të favorizojë çdo ligj për interesat e partisë-shtet.
E treta, është kur besimi në dogmën ideologjike pa mendimin kritik dhe dialogun mes palëve të shpie në përfundime të gabuara. Këtë mund ta ilustrojmë me një nga pyetjet e konferencës për shtyp të kryetarit Xhafaj kur Gjykata Kushtetuese është përgjigjur me shkrim se nuk do të jetë pjesëmarrëse me përfaqësues/ ekspertë të saj. Pyetja që u drejtua se përse është ky refuzim  Kryetarit të Komisionit të Posaçëm për Antikorrupsionin, Fatmir Xhafaj u përgjigj se fjala refuzim është fjala e papërshtatshme në këtë rast: -“Nuk bëhet fjalë për refuzime. Sepse nuk refuzohet Kuvendi. Jemi Republikë Parlamentare. Kuvendi është shprehje e vullnetit të popullit. Sovrani i ka besuar pushtetin. Nga kuvendi gjenerojnë gjithë pushtetet. Ashtu sikurse Kuvendi nuk refuzon drejtësinë. Drejtësia nuk refuzon Kuvendin. Fjala refuzim është fjala e papërshtatshme në këtë rast”. Në qoftë se do ta merrnim të mirëqenë pohimin duke lënë me një anë konfliktet e interesit, vetingun e figurës së deputetëve, fuqinë e kartonit të mazhorancës për krijimin e mosmarrëveshjeve institucionale dhe kur presioni i politikës ka rezultuar me mos përfillje të pushteteve të pavarura,  atëherë një gjë duhet kuptuar se pa opozitën, pa dialogun dhe pavarësinë e institucioneve nga politika ky proces është i dështuar.
Sovrani në rastin e besimit të pushtetit, është i ndërgjegjësuar dhe i ndjek ato proceset që e zhvillojnë ekonominë dhe janë në dobi të shoqërisë dhe mirëqenies së individëve dhe i ndan ato qartazi nga korrupsioni dhe keq qeverisja e pushtetit. Dhe kur një pushtet i korruptuar kërkon që të qëndrojë më gjatë, është vota e lirë dhe integriteti i saj që do të vendosin për të sjellë ndryshimin.
____________
* Postim në faqen e Kuvendit (Kuvendi i Shqipërisë ).

 

29 Tetor, 2024

 

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës (UGSHPD)

Verband Albanischer Berufsjournalisten der Diaspora (VABD)

Union of Professional Albanian Journalists of Diaspora (UPAJD)

L’Union des journalistes professionnels albanais de la diaspora (UJPAD)

Unione dei Giornalisti Professionisti Albanesi della Diaspora (UGPAD)

VOA: Qeveri teknike për zgjedhje të lira… Protesta e opozitës bllokon akset kryesore rrugore për 3 orë

Në Shqipëri, protesta e radhës e opozitës, u shtri sot në akset qëndrore të rrugëve kombëtare të vendit, duke paralizuar për tre orë, qarkullimin e mjeteve. Opozita ka shpallur prej kohësh mosbindjen civile si një mjet për të kërkuar një qeveri teknike e cila të mund të organizojë “zgjedhje të lira e të ndershme”, ndërkohë që në parlament aksioni i saj synon bllokimin e veprimtarisë normale.

Rugët e hyrjes në kryeqytet, e po ashtu akset kryesore të lëvizjes drejt jugut, veriut dhe juglindjes, qëndruan të bllokuara. Në vendet e njoftuara për protestë, drejtuesë të opozitës vendosën automjetet e tyre, ndërsa atyre iu bashkuan disa qindra mbështetës. Për më shumë se 1 orë gjithshka kaloi qetësisht, por situata shënoi momente tensioni në hyrjen perëndimore të kryeqytetit dhe në daljen e qytetit të Elbasanit, kur policia nisi të bënte thirrje për lirimin e rrugës.

Në Tiranë, pranë vendit të protestës forcat e policisë u rreshtuan me skafandra dhe mburoja duke avancuar drejt rrugës. Një lëvizje e tillë u pa si një shenjë provokimi nga drejtuesit e opozitës të cilat kërkuan me forcë tërheqjen e tyre. Nuk munguan dhe momente të shkurtra përplasjeje, me protestuesit që tentonin të shtynin gardhin e policisë.

Në pjesët e tjera të rrugëve të bllokuara, gjithshka kaloi përgjithësisht e qetë, me episode të vënies së zjarrit grumbujve me goma makinash, apo shkurreve anës rrugëve.

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Flamur Noka, tha në përfundim të protestës në hyrje të kryeqytetit, se “qëndresa dhe rezistenca jonë do të vazhdojë. Rezistenca jonë do sjellë zgjidhje” tha ai duke theksuar se “qeveria teknike është e vetmja zgjidhje për Shqipërinë dhe shqiptarët”. Ai përsëriti se “mosbindja civile do të vazhdojë. Kthim pas nuk ka”.

LIVE – MINUTË PAS MINUTE/ Opozita prej 2 orësh në mosbindje civile, qarkullimi i paralizuar në 6 kryqëzime nga veriu në jug. Policia kërkon lirimin e rrugëve (VIDEO+FOTO)

Opozita po vijon mosbindjen civile, e dyta radhazi pas asaj të 7 tetorit në Tiranë. Këtë herë, opozita po proteston duke bllokuar 6 akset kryesore rrugore që lidhin vendin. Protestuesit e opozitës kanë bllokuar mbikalimin e Kamzës, rrethrrotullimin e Shkozetit, Bradasheshit, Rrogozhinës, Levanit dhe Milotit. Afati i bllokimit do të jetë nga ora 17:00-20:00. Opozita proteston kundër arrestimit të liderëve të saj, Sali Berisha dhe Ilir Meta si dhe kërkon nga mazhoranca të pranojë kërkesën e saj për qeveri teknike.

 

Zhvillimet minutë pas minute nga mosbindja civile e opozitës 

Ora 19.20 Hapet për qarkullimin e automjeteve rrethrrotullimi i Bradasheshit
Opozita ka mbyllur protestën te rrethrrotullimi i Bradasheshit. Në këto momente ka rinisur qarkullimi i automjeteve i ndërprerë prej orës 17.00. 

Bradashesh
Bradashesh

Ora 19.15 Përplasje mes protestuesve dhe policisë. Efektivët fitojnë terren te ish-sheshi “Shqiponja”
Ka pasur përplasje mes protestuesve dhe policisë te Sheshi Shqiponja në Tiranë. Gazetari Osman Stafa raportoi për News 24 se ka pasur përplasje dhe shtyrje mes të dyja palëve. Policia është vënë përballë protestuesve, që të pengojnë marshimin e tyre. Në protestë është Flamur Noka, Albana Vokshi, Tedi Blushi etj. Duke qenë se policia ka fituar terren ndaj protestuesve, këta të fundit kanë shtyrë efektivët. Raportohet se përplasje ka edhe në Brandashesh.

Ora 19.04 Asllan Dogjani-policëve: Në orën 20.00 do largohemi vetë, mos ndërhyni me forcë
Deputeti i PD, Asllan Dogjani ka kërkuar nga forcat e rendit të mos ndërhyjnë për të liruar rrugën me forcë. Duke iu drejtuar policëve, Dogjani tha se protestuesit e opozitës do të largohen në orën 20.00 siç edhe kanë njoftuar. 

Ora 19.00 Opozita dy orë mosbindje civile dhe bllokime rrugësh nga veriu në jug
Prej dy orësh vijojnë të jenë të bllokuara akset kryesore rrugore në vend. Opozita po zhvillon mosbindjen civile të paralajmëruar disa ditë më parë nga ora 17.00 deri në 20.00. Policia po kërkon në këto momente të lirohen rrugët në 6 kryeqëzimet ku po zhvillohet mosbindja civile.

Ora 18.51 Flamur Noka: Policia të mos ndërhyjë, ndryshe destinacioni ynë do të jetë Surreli
Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka i ka kërkuar policisë të ish-sheshi Shqiponja që të mos ndërhyjë për të liruar rrugën. Opozita vijon prej 2 orësh mosbindjen civile duke bllokuar 6 akse kryesore rrugore nga veriu në jug. Noka tha se në rast ndërhyrje nga Policia, protestuesit do të shkojnë drejt Surrelit, fshati ku banon kryeministri Edi Rama.

Ora 18.40 Lisandër Hoxha nga ish-Sheshi Shqiponja: Siç bllokohen rrugët sot, do bllokohet qeveria nesër… 
I deleguari i PD në Degën 4 në Tiranë, Lisandër Hoxha nga Sheshi Shqiponja në mosbindjen civile tha se siç bllokohen rrugët sot, do bllokohet qeveria nesër, nëse nuk ka qeveri teknike. Hoxha kishte edhe një thirrje për ministrin e Brendshëm Ervin Hoxha, duke thënë se ai nuk duhet të sillet si ministri i fundit i diktaturës. “Siç bllokohen rrugët sot, do bllokohet qeveria nesër nëse nuk plotësohet kërkesa për qeveri teknike. Kam një thirrje për ministrin e Brendshëm. Mos të sillet si ministri i fundit i diktaturës. Nuk kemi dalë të bllokojmë qytetarët, por të bllokojmë qeverinë”, tha Lisandër Hoxha.

Ora 18.30 Policia nis të lëvizë te Mbikalimi i Kamzës, kërkohet lirimi i autostradës Tiranë-Durrës
Gazetari Osman Stafa raporton se FNSH është vënë në lëvizje pranë Mbikalimit të Kamzës. Mësohet se uniformat blu kërkojnë lirimin autostradës Tiranë-Durrës e cila vijon të jetë e paralizuar prej orës 17.00.

Ora 18.20 Policia kërkon lirimin e rrugës te rrethrrotullimi i Bradasheshit
Rrethrrotullimi i Shkozetit është bllokuar nga protestuesit e opozitës prej orës 17.00. Teksa ka kaluar mbi 1 orë nga bllokimi i rrugës, policia ka kërkuar nga organizatorët e protestës të lirojnë rrugën. Protesutesit kanë refuzuar thirrjet e policisë dhe vijojë të mbajnë të bllokuar autostradën në drejtim të Tiranës por edhe Durrësit, Kavajës e Rrogozhinës.

Ora 18.10 Policia në Shkozet thirrje protestuesve: Lironi rrugën
Policia e Durrësit ka bërë thirrje për lirimin e autostradës në drejtim të Tiranës. Protestuesit kanë injoruar thirrjet e uniformave blu.

Ora 18.03 Ivi Kaso: Edhe Rama bllokon rrugët për çdo aheng të tij
Drejtuesi politik i PD për qarkun e Korçës në zgjedhjet e ardhshme, Ivi Kaso, në mosbindjen civile të Partisë Demokratike, iu përgjigj gazetarëve në lidhje me faktin që bllokimi i rrugëve është vepër penale. Kaso tha se policia duhet t’i kujtojë këtë gjë kryeministrit, që bllokon rrugët për çdo lloj ahengu që zhvillohet në vend.

Ora 18.00 Spaho nga Rrethrrotullimi i Bradasheshit: Zgjedhjet s’mund të jenë farsë elektorale, ja pse kërkojmë qeveri teknike
Deputeti i PD Edmond Spaho nga Rrethrrotullimi i Bradasheshit tha se demokracia në Shqipëri po eliminohet. Ai tha se zgjedhjet nuk mund të jenë farsë elektorale. Sipas tij, kjo është arsyeja se përse PD kërkon qeveri teknike.

Ora 17.55 Digjen gomat edhe në Milot

 

Ora 17.50 Luçiano Boçi: Në vijim do ndërmerren akte që do të zgjasin me ditë… 
Protesta e sotme do të zgjasë 3 orë, por nënkryetari i PD-së, Luçiano Boçi, i cili ndodhet në Milot, një nga pikat ku po protestohet, tha se do të ketë akte të tjera në ditët në vijim, që mund të zgjasin edhe me ditë të tëra. “Kjo është mosbindje civile, e cila ka aktet e veta. Është një akt proteste në kuadër të mosbindjes civile. Kërkojmë qeveri teknike, për ti dhënë fund inkuizicionit politik të opozitës, për ti dhënë liri liderit të opozitës, për të sigururuar zgjedhje të lira dhe të ndershme. Do të ketë akte të tjera në vazhdimësi, që mund të jenë më të gjata se 3 orë, mund të jenë me ditë të tëra, për ti dhënë këtij vendi, shqiptarëve, zgjedhje të lira dhe të ndershme. Policia të zbatojë Kushtetutën, direktivat që vijnë nga Parlamenti Europian, dhe protesta e qytetarëve mund të bëhet në formën që ata zgjedhin. Ne kemi zbatuar ligjin duke njoftuar Policinë e Shtetit, e cila në anën tjetër duhet të respektojë ligjin”, tha Boçi.

Ora 17.43 Banderola për Salianjin: Denoncuesi në burg, mafia në pushtet

Whatsapp Image 2024 10 29 At 18.08.37
Whatsapp Image 2024 10 29 At 18.08.37

Ora 17.43 Deputetja e PD Hoti nga rruga e Milotit: Kryeministri diskriminon veriun, maxhoranca e ka kthyer Parlamentin në zyrë noteriale për…
Deputetja e PD-së Elda Hoti, nga autostrada e Milotit, ku po mbahet mosbindja civile e Partisë Demokratike, tha se kryeministri Edi Rama diskriminon veriun e Shqipërisë. Hoti theksoi se maxhoranca e ka kthyer parlamentin në zyrë noteriale për aferat e saj korruptive. Sipas Hotit, kjo qeveri ka vjedhur të tashmen dhe të ardhmen e rinisë shqiptare.

Ora 17.40 Mosbindja civile, Paloka: Bllokimi i rrugëve, ky ishte qëllimi sot…
Deputeti demokrat, Edi Paloka, i cili ndodhet në rrethrrotullimin e Shkozetit, një nga 6 pikat ku po protestohet, tha për News24 se protesta do të vijojë ashtu sikundër është njoftuar. Ai tha se qëllimi i protestës së sotme është bllokimi i akseve rrugore dhe nuk do të ketë veprime të tjera.

Ora 17.35 Pamjet në këto momente te Mbikalimi i Kamzës dhe ish-Sheshi Shqiponja

Ora 17.34 Sula nga Rrethrrotullimi i Rrogozhinës: Qeveria ka lënë në mjerim qytetarët, çmimet në nivele alarmante
Deputeti i PD, Dashnor Sula, që ndodhet në Rrethrrotullimin e Rrogozhinës, tha se kjo qeveri ka lënë qytetarët e pensionistët në mjerim. Sula tha se gjithashtu edhe vota e lirë është e domosdoshme për një demokraci funksionale.

Ora 17.30 Paralizohet qarkullimi te rrethrrotullimi i Levanit
Mosbindja civile e opozitës në Levan vijon pa incidente, prej orës 17.00 kur u bllokua qarkullimi i automjeteve. Gazetari Enrik Mehmeti raportoi për News24 se rruga që të çon në drejtim të Fierit dhe Tepelenës, Beratit e Gjirokastrës është e bllokuar. Aksi është bllokuar në të dyja anët.

Ora 17.29 Mosbindja civile, i moshuari me karrocë invalidi i bashkohet protestës 

 

Ora 17.29 Rrethrrotullimi i Shkozetit, protestuesit i vënë flakën gomave
Në rrethrrotullimin e Shkozetit, një nga 6 pikat ku po protestohet, mbështetës të opozitës, i kanë vënë zjarrin disa gomave. Gazetarja e News24, Klodjana Haxhiaj raportoi se një grup protestuesish kanë vendosur gomat në asfalt dhe për pasojë u kanë vënë flakën.

 

Ora 19.25 Hipur mbi kalë, mbështetësi i opozitës në mosbindje civile 

Mbështetës të opozitës kanë bllokuar akset rrugore në 6 pika nevralgjike nga Miloti në Levan. Protesta ka nisur rreth orës 17:00 dhe pritet të zgjasë deri në orën 20:00, sipas njoftimeve zyrtare. Ndërkohë që deri më tani nuk janë shënuar incidente apo përplasje, një qytetar në Milot ka zgjedhur të protestojë hipur një kalë. Video e mëposhtme e siguruar nga gazetari i News24 Renaldo Salianji tregon momentet kur ky qytetar, i veshur me kostum popullor dhe hipur mbi kalë i është bashkuar protestës në Milot.

 

Ora 17.20 Noka nga Sheshi Shqiponja: Jemi në mosbindje civile, vijojmë me akte të tjera
Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka ka folur nga ish-sheshi Shqiponja për mosbindjen civile që po zhvillon opozita. Noka tha se Partia Demokratike do ta vazhdojë betejën e saj. Sipas Nokës, PD është në mosbindje civile, duke shtuar se do të vazhdohet me akte të tjera.

Ora 17.18 Bllokohet lëvizja e automjeteve te rrethrrotullimi i Rrogozhinës
Në këtë aks rrugor bëhet lëvizja e automjeteve në drejtim të jugut, Durrësit, Tiranës dhe Elbasanit. Prej orës 17.00 protestuesit e opozitës kanë bllokuar rrugën duke paralizuar qarkullimin. Gazetari Igli Çelmeta tha se deri në këto momente nuk janë shënuar incidente.

Ora 17.16 Flamur Noka “parkon” automjetin në mes të rrugës
Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka mbërriti te ish-sheshi Shqiponja, aty ku protestuesit e opozitës bllokuan rrugën. Noka fiku automjetin e tij në mes të rrugës duke iu bashkuar mosbindjes civile.

Ora 17.15 Paralizohet qarkullimi te rrethrrotullimi i Bradasheshit
Rrethrrotullimi i Bradasheshit është bllokuar nga protestuesit e opozitës. Në këtë momente, raporton gazetari i News24, Fatmir Popja nuk lejohet qarkullimi i asnjë automjeti në drejtim Tiranës apo dhe Elbasanit. Sikurse nuk ka lëvizje as në drejtim të Peqinit, Rrogozhinës apo Belshit. 

Ora 17.12 Protestuesit ulen këmbëkryq në rrugë, bllokohet aksi Thumanë-Milot
Është bllokuar edhe rrethrrotullimi i Milotit në të dy korsitë e rrugës. Disa qytetarë janë ulur këmbëkryq në asfalt duke bllokuar aksin. Gazetari Renaldo Salianji raportoi se në këtë rrethrrotullim janë caktuar deputetët; Flamur Hoxha, Isuf Çela, Emilja Koliqi, Ramadan Likaj, Greta Bardeli, Ludovik Hasanaj, Lindita Metaliaj, Elda Hoti dhe Kastriot Piroli.

Ora 17.10 Protestuesit i hapin rrugën 2 autoambulancave te Mbikalimi i Kamzës
Edhe pse rruga ishte bllokuar, protestuesit e opozitës kanë lejuar qarkullimin e dy autoambulancave te Mbikalimi i Kamzës. 

 

Ora 17.05 Policia devijon trafikun te Mbikalimi i Kamzës
Pas bllokimit të aksit kryesor Tiranë-Durrës nga protestuesit e opozitës, policia ka devijuar qarkullimin e makinave. Gazetari Osman Stafa raportoi se drejtuesve të automjeteve iu është kërkuar nga policia të ndjekin itinerarin Tiranë-Kashar nga rruga e vjetër, paralelisht me autostradën Tiranë-Durrës, për të shmangur protestuesit dhe bllokimin aty për tre orë me radhë.

Ora 17.00 Nis mosbindja civile, rrugët që u bllokuan

Mbikalimi i Kamzës

Rrethrrotullimi Shkozet

Rrethrrotullimi Bradashesh

Rrethrrotullimi Rrogozhinë

Rrethrrotullimi Levan

Rrethrrotullimi Milot 

 

Ora 16.40 Ndarja e deputetëve te rrugët që do bllokohen
Te Sheshi Shqiponja, do të jenë të pranishme degët e Tiranës dhe qarkut Dibër që do të bllokojnë hyrje-daljet në këtë rrugë dhe lëvizjen e automjeteve. Deputetët që do të jenë në këtë pikë janë Flamur Noka, Albana Vokshi, Xhelal Mziu, Petrit Doda, Asllan Dogjani, Helidon Bushati, Kreshnik Çollaku, Dhurata Çupi dhe aleatët të cilët do të jenë bashkë me qytetarët.

Pika e dytë do të jetë rrethrrotullimi Milot, ku do të vendosen deputetët e qarkut Kukës, Shkodër dhe Lezhë, përkatësisht deputetët Flamur Hoxha, Isuf Çela, Emilja Koliqi, Ramadan Lika, Greda Bardeli, Ludovik Hasanaj, Lindita Metaliaj, Elda Hoti, Kastriot Piroli.

Tek rrethrrotullimi Shkozet, do të jenë degët e qarkut Durrës, Fushë-Kruja, Kruja, Shijaku.

rrethrrotullimin e Bradasheshit do të jenë degët e qarkut Korçë, Elbasan me deputetët Lefter Gështenja, Qani Xhafa, Edmond Spaho, Sorina Koti, Tomor Alizoti.

rrethrrotullimin e Rrogozhinës, degët Kavajë, Lushnjë, Rrogozhinë dhe Divjakë me Ilda Dhori, Dashnor Sula, Bledjon Nallbati;

rrethrrotullimin Levan, degët e Fierit, Gjirokastrës, Vlorë, Berat, Luan Baçi, Kasem Mahmutaj, Tritan Shehu, Bujar Leskaj.

Deputetët e tjerë Gazment Bardhi, Agron Gjekmarkaj, Oerd Bylykbashi, Jorida Tabaku, Ina Zhupa, Zheni Gjergji dhe Saimir Korreshi do t’i bashkohen tubimit te ish-sheshi “Shqiponja” në orën 18:00, pas përfundimit të takimit të MSA-së në ambientet e Kryesisë së Kuvendit.

Lajmi në përditësim…

(BalkanWeb)

VIDEO- Mosbindja civile, tensione në protestën e opozitës në Tiranë

Pas rreth dy orë nga momenti i nisjes së protestës së opozitës në 6 pika nevralgjike, një prej të cilave është te ish-sheshi Shqiponja, kanë nisur edhe tensionet e para.

Kjo për faktin se forcat e policisë janë pozicionuar për të shpërndarë protestuesit e mbledhur në këtë pikë.

Deputetët e PD-së, Albana Vokshi dhe Asllan Dogjani, dhe më parë Flamur Noka, i kanë drejtuar një thirrje policisë që të mos provokojnë.
Një kordon policor i FNSH, me skafandra dhe mburoja, janë pozicionuar, ndoshta në një tentativë për të ndërhyrë dhe për të shpërndarë protestuesit.

“Shtyhuni andej, nëse ju provokon dikush jam unë këtu. Ikni, merrem unë me protestuesit, nëse dikush ju proteston. Mbani pozicionin tuaj, deri në orën 20:00 do jemi ne këtu. Shtyjuni, mos na provokoni”, iu drejtua Dogjani, disa punonjësve të policisë, të vendosur në kordon.bw

VIDEO – Rrethrrotullimi i Milotit- Policia me skafandra e shkopinj gome, qytetari me plis në kokë i sfidon me…

Ndryshe nga sa po shohim në të gjitha akset rrugore kryesore të vendit, ku ka nisur tashmë mosbindja civile me bllokimun e rrugëve, një qytetar ka qëndruar krenar përballë Policisë, duke protestuar në një formë ndryshe.

Kjo e fundit e pajisur deri në ‘dhëmbë’ me skafandra e shkopinj gome, qytetari ka gjetur një mënyrë tejet suprizuese për t’i ‘sfiduar’.

I veshur me veshje kombëtare dhe plis në kokë, hipur mbi kalë, qytetari në rrethrrotullimin e Milotit ka gjetur ketë formë për të protestuar.

Me sa duket, kali i ka ‘trembur’ policët, që siç duket edhe nga pamjet, po përpiqen të mbrohen duke u grumbulluar së bashku, gati për sulm… sn


Send this to a friend