“Nëse Zaevi nuk ka vesh për kërkesat tona, që deri tani nuk kishte, le të mendojë të gjejë ende vota për ndryshime kushtetuese”, tha Kasami pas mbledhjes së djeshme partiake.
Grupi parlamentar i Besës dhe Aleancës për Shqiptarët kërkoi që në amendamentet e marrëveshjes së Prespës të fshihet fjala “maqedonas” në grafën për shtetësinë dhe të shkruajë vetëm “qytetarë të Maqedonisë Veriore”.
Vendimin se a do t’i përkrahin deputetët e tyre ndryshimet kushtetuese do ta marrë kryesia qendrore e Besës.
Besa ka dy deputetë në Kuvend, po aq sa edhe Aleanca për Shqiptarët.
Për t’u pranuar ndryshimet kushtetuese duhen votat e dy të tretave, që do të thotë se nga 120 anëtarët e Kuvendit “për” duhet të votojnë 80 deputetë.
Komentet