Jeta shkruan romane
Mahmut Skenderi është nga Veleshta. Jeta e kishte ndrydhur udhëve bashkë me vetminë, ndonëse qysh i ri i kishte vdekur nëna dhe kishte mbetur jetim. Ai rritej nën kujdesin e babait dhe,shpeshherë si fëmijë ai mbetej diku udhëve të fshatit nën ëndrrat e gjumit të fëmijërisë së vuajtur.
Jetimit të Veleshtës i rritej shtati dhe për shkak të varfërisë,ai një ditë me një valixhe merrë udhën e mërgimit.Shkon në Itali dhe tevona në Amerikën e largët,ku edhe sot pas dyzetë vjetësh,jeton në Çikago.
Mahmut Skenderi,shpeshherë na rrëfen se si kur e gërryente në shpirt malli për Veleshtën,ai merrte një letër nga Amerika dhe e niste për në atdheun e dashur…
Shkruante letrën me plot mall dhe kujtimet e tij për të afërmit,për motrën dhe shokët,që ishin rritur bashkë nën valet e liqenit dhe të Drinit plak…!
– E nisja letrën nga Amerika për në Veleshtë,-thotë përmes dhimbjes dhe të kujtimeve,mërgimtari i ri me flokët e zeza në ballë Mahmuti i Velshtës.
Dhe,letra ime ishte e mbushur me tregimet e jetës,këtu në Amerikën e largët dhe duke kërkuar që posa të arrijë në Velshtën time,mundësisht,të afërmit e mi të ma këthejnë përgjigjën sa më ,,shpejtë,,që është e mundur,rrëfen tashti nën hijen e rrudhave në ballë dhe të flokëve të bardha si dëbora mbi malet e Dibrës,Mahmuti i Veleshtës.
– Shkonte letra nga Amerika në Veleshtë,-thotë mërgimtari,-por nuk e dija se kur do të vjen përgjigjja që e prisja me padurim…
Mërgimtari priste përditë,mos vallë do të kthejë udhën postjeri amerikan në shtëpinë e tij në Çikago… Priste ndonjë letër nga Veleshta…!Letra vonohej gjatë,shumë gjatë,atëherë kur vinte me vete dërgonte mesazhin e vonesës,ashtu siç vonohej jeta në mërgim…!
– Pas shtatë muajve e merrja letrën nga Veleshta,-rrëfën mërgimtari i Veleshtës,-dhe kur me binte në dorë,sigurisht atje mund të kenë ndodhur shtatë palë ngjarje me njerëzit e mi,-e thotë në fund të frëfimeve të Mahmut Skenderit për letrat nga Amerika …!
Letrat shkonin me vonesë nga Amerika në atdhe dhe me vonesë ktheheshin përgjigjja në Amerikën e largët…!
Letrat me vete me sillnin aromën e valëve të liqenit dhe këngën e zogjëve në Veleshtës…-kështu mbyllë rrëfimet e tij mërgimtari veleshtar në Çikago!
Skënder KARAÇICA
Komentet