Në foto: Lindita e Shkencës duke akumuluar mllef nga të qarat e kolegut
Shef Edi më ka acaruar keq nervat Erjon Braçe.
Më shkruante një mesazh të gjatë e më thotë të të vijë turp moj Lindita që nuk i kontrolloni ato kopshte, por i katandisni që t’i rahin fëmijët e gjorë.
Më kishin ardhur dhe ato mavitë dhe ju ktheva një herë i thashë:
Kaq shpejt e harrove që jot ëmë të ndiqte me pec nëpër shtëpi dhe ti si skuth vije fshiheshe poshtë krevatit?
Aman o Shef Edi se janë zgërdhirë në dru madje edhe po i zgërdhijnë çiliminjtë në dru dhe mezi presin raste të tilla që të tregojnë mëshirën në Facebook. Normale, talenti për rrahjet shprehet më kollaj tek fëmijët.
Se po më thoshte edhe një shoqja ime që rri në ShBA:
“Kjo është e tmerrshme moj Linditejshën, veri veri terribëll, në Amerikë fëmijët nuk i rrahin nëpër kopshte, por vetëm në shtëpi”.
E ta shohësh sa modernë jemi bërë, nuk pranojmë të na i rrahë bota fëmijët se ata janë prona jonë dhe duam t’i zgërdhijmë vet në dru.
Statuset e masturbimit në fejsbuk përngjanin njësoj sikur dikush të kishtë ngrënë 3 tasa me fasule dhe një kile presh dhe pas preshit t’i fuste një orbit për shpëlarje.
Shqiptarët janë zgërdhirë në dru por që një status në fejsbuk për shpëlarje do e bëjnë gjihësesi, që i shpëlaftë barku tre ditë rresht ishalla, o Zot o Perëni o Krisht, o Allah o Buda o BabaMond, o ç’të të them re Shef.
Sa për licencimin e këtyre kopshteve, ua po unë nuk di si t’i zbuloj dhe e di që do më çani kokën, nejse të thashë që jam me ato mavitë dhe jam si xhind.
Ça të bëj unë dhe inspektorët e mi për të zbuluar kopshtet ? Të dal pallat më pallat e të shpërndaj revista të Kullës së Rojës?
Do thuash ti dhe të tjerë, pse nuk e kisha zbuluar që kopshti nuk ishte i licencuar? Thuaje o njeri thuaje se me këtë pyetje më keni çarë testikujt gjithë ditën sot.
Nuk më desh testikuli i mëngjër ndaj se dija, mos do që të di edhe numrin e saktë të lacave që kanë mbaruar gjimnazin me Erion Veliajn?
Nejse, të thashë që më kishin ardhur ato mavitë? Jo më duket.
Dëgjo, më kanë ardhur ato dhe jam e acaruar por ajo ulërima e atij kalamanit më vjen në daulle të veshit si makth nga dhoma e parafundit e ferrit dhe hera-herës më shfaqet sikur po qante Erjon Braçe, një mendje nga një dëshirë e thellë e çuditshme më thoshte ta kap e ta vërvis nga penxherja Erjonin.
Qoftë pa zarar.
Me respekt. Landajta e Shkencës.
*E-mail i mbërritur në redaksi nga adresa: [email protected]
(HashtagAlbania)
Komentet