Në foto lobisti i njohur Luan Bukolla me Kongresmenin Dana Rohrabacher
Lobisti i njohur Luan Bukolla, pranë Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane me kryetar ish-Kongresmenin Joe DioGuardi sjell letrën që Kongresmeni Amerikan do t’i dërgojë Serbisë duke protestuar për ndalimin e Ramush Haradinajt në Francë.
Ai shkruan në rrjetin social se ka qenë bashkë me Joe DioGuardin dhe zonjën e tij Shirley Cloys DioGuardi në një takim të organizuar nga LQSHA me Kongresmenin Republikan Dana Rohrabacher, i cili është Kryetari i Nënkomitetit mbi Evropën, Euroazinë dhe Kërcënimet e Reja në Kongresin Amerikan. Anëtarët e Këshillit të Lidhjes Qytetare Shqiptaro Amerikane në New York e organizuan këtë takim për të ndarë bashkë me Kongresmenin Republikan shqetësimin në lidhje me veprimet e fundit agresive nga Serbia ndaj Kosovës.
Shkak për arrestimin në Francë i ish-Kryeministrit Ramush Haradinaj, ishte një urdhër arresti, trembëdhjetë-vjeçar, i iniciuar nga Qeveria Serbe.
Kongresmeni Rohrabacher ka rënë dakord për t’i dërguar një leter të fortë në Beograd Presidentit Tomislav Nikoliq.
Letra që Kongresmeni Rohrabacher do t’i dërgojë Nikoliqit është në dy variante shqip dhe anglisht që ne po ua sjellim lexuesit të nderuar.





Komentet