Edi dhe Vini në njërën prej atyre fotove sekësi që lënë pa fjalë Joni Peçin
Elvis, Visi, Vini, Uini, Edi Rama jam .
Dëgjomë mua, nëse nuk je dënuar ndonjëherë edhe qielli me tokën të bashkohen nuk quhesh i dënuar. Është pak e çuditëshme që asnjë nuk të beson që ti nuk e di që të kanë arrestuar në Itali.
Nuk e kuptoj domethënë çfarë ka për të mosbesuar nëse të fusin në burg dhe mos ta mbash mend. Është absurde të mos besosh kaq gjë.
Unë të kuptoj shumë mirë sepse më ka rastisur shpesh herë të vë kafen për të zier dhe ta harroj, ndërsa jam ftilluar vetëm kur e kam parë që është djegur. Pra që ti ke dosje anë e mbanë Evropës dhe që nuk të kujtohet gjë, është mëse normale i dashur.
Ja të sjell unë një shembull të ngjashëm.
Gjatë këtyre ditëve më kap një çupë në rrugë e më thotë: Uaaaaa xhaxhi Edivini..
I qesha, uaaaaaaa xhaxhi Edi më tha prapë, u afrua e më foli. Çkemi, andej këtej, filloi të më flistë sikur të kishte vite që më njihte por që unë nuk e mbaja mend.
Që të mos turpërohesha bëra sikur e dija kush ishte, e pyeta për ata të shtëpisë por dola çik huq më të motrën se e kishte transgjinor dhe si përfundim nuk e mora vesh kush ishte.
Kur punon sidomos aq shumë sa ty, normale që do harrosh disa gjëra të parëndësishme, aq shumë sa punon ti normale që hutohesh.
Pse doja unë ta harroja atë çupën që më tha xhaxhi Edivini? Normale që jo, të të thërrasë tjetra xhaxhi e ti ta harrosh? Nuk bëhet llaf.
Tani po shikoj foton që kemi dalë të dy dhe me thënë të drejtën po më vjen shumë keq që u largove. Nga fotoja po konstatoj që më shumë shkoj me ty se sa me Lindën.
Tani duhet të mendohemi mirë.
Dua të zëvendësohesh nga dikush që di ta organizojë festën e birrës në Kavajë njësoj si ty, se për këtë detaj më iluminoi Lali Eri kur kishte parë shqetësimin e komentuesve tek statusi yt në fejsbuk.
E meqë ra fjala ne t’i kemi dhënë fondet për të punësuar një njeri që të fshijë komentet negative në fejsbuk, bëj kujdes se ca komente e kishin lagur Lali Erin.
Ne kemi dy punonjës komentesh në çdo dikaster dhe kështu që duhet ta kishe punësuar një të tillë.
Visi, Vini, Elvis…. të ka Edi shpirt…. të ka Edi xhan… ohhhhhh sa shumë të du pz pz pz
*E-mail i mbërritur në redaksi nga adresa: [email protected]
(HashtagAlbania)
Komentet