Në foto: Drejtoresha e Farmaceutikës znj.Shpresa Bello, me flokët shumë bukur
Si kaluat ju njëherë? Si jeni? Çkeni bërë?
Dua t’iu sqaroj për sa i përket vendimit që mora që të bëja që kompanitë farmaceutike të tërhiqeshin. Dëgjo të të thotë Shpresa një gjë.
Nuk është Shpresa nga ato që ja do të keqen njeriu dhe nuk bën gjëra pa patur një arsye të fortë për ta bërë.
Kam pasur shumë arsye që ju kam kërkuar kompanive që të tërhiqen. Dhe këto nuk kanë qenë arsye për të mos u marrë në konsideratë, por përkundrazi kanë qenë serioze.
Aq serioze sa unë doja ta çoja çështjen në polici, t’i denoncoja por se kam të tillë zemër.
Nuk e ka Shpresa zemrën e keqe.
Ishte kompania e parë dhe lamë takim me e-mail për të diskutuar. Vjen në zyrë kur ç’të shoh ishte grua. Aty u bëra për të vrarë veten dhe ju drejtova gjithë delikatesë sepse nuk është nga ato Shpresa, e mban veten. I thashë: Më falni ju si kompani nuk keni një burrë që mund të flas dhe të merrem vesh?
Zonja ishte tyryfyçkë fare. Dhe normale unë nuk mund të lidh kontratë më një kompani që më sjell për takim një femër të veshur me taka, sepse kjo nuk është fare serioze.
U mundova ta kaloja qetësisht këtë traumë që më shkatuatn takat e saj 4 centimshe. Shpresoja shumë që diçka të zgjidhej dhe të gjenim kompaninë e duhur e cila do kishte shefen pa taka.
Atëherë isha shumë e bindur që njëra prej tyre do ishte e hajrit. Flasim me e-mail me kompaninë e dytë dhe e lëmë që të flasim në telefon për takim pasi isha shumë e zënë me punë.
Shkoj tek parukjerja dhe aty vjen një zonjë e cila vjen e kërkon rradhë për të krehur flokët. I them që radhën e kam unë. Më thotë se e ka porositur radhën me telefon kështu që ma zë vendin. U bëra xhind dhe ja bëra benë vetëm në mos më binte në dorë.
Por dhe me parukieren pata një si qejfmbetje me thënë të drejtën.
Por parukierja më mori mënjanë dhe më tha që ja kishte lënë radhën zonjës se kishte një sëmundje të keqe dhe donte t’i bënte qejfin.
Aty se mbajta dot veten dhe i thashë parukieres:
“Ua po ti më thuaj që qenka puna kështu. Se këtyre po ua vonoj unë ilaçet, po këta nuk kanë pse mërziten dhe të më zënë vendin në parukeri mua. Nëse duan ilaçe ua zgjidh unë me një telefon vetëm mos të më bëjnë numra kur krihem unë”.
Aty direkt nxora telefonin dhe dhashë urdhër që kontrata të lidhej me kompaninë e dytë pa humbur kohë, sepse nuk dua absolutisht që të më përsëritet episodi i pakëndshëm i pritjes tek parukierja.
A ju tha Shpresa që e kam zemrën e mirë?
*E-mail i mbërritur në redaksi nga adresa: [email protected]
(HashtagAlbania)
Komentet