Romë, 9 – 5 – 1954
I dashuni mik Mustafa Kruja,[1]
Kam marrë letrën tuej qi më ka ba qejfin tepër për shprehjen e simpatisë kundrejt
lëvizjes sonë të sapo lindun.
- Jemi plotësisht të vetëdijshëm për pamundësinë dhe papërshtatmëninë e nji
shprehje të hapun nga ana e Mbretit për punën tonë, por do të dëshirojshim interesimin e tij, nëse mundet të japë edhe tërthoraz nji shenj në favorin tonë do t’ishte për ne nji ndihmë e madhe.
- A nuk besoni ju se do t’ishte e leverdisëshme qi kryetari i lëvizjes të tërhiqej me
qëllim qi lëvizja në dobi të mbretnisë të mbahej e fortë ? A keni ndigjue ju se Selim Damani n’Itali e Qemal Mesarea në Greqí flasin se kanë një farë mandati nga ana e Mbretit ? Ne, të lëvizjes sonë të re, në çdo anë të botës ku ka dashamirë të mbretnisë, kemi shumë besim tek ju.
- Kam bâ sondazhe për sa i përket ftesës Salih Myftisë, për me i dhanë detyrën e
kryetarit të lëvizjes. Nuk e di nëse juve e njihni mirë Gaqo Gogon ; âsht bâ kryenâltë e i duket vetja i madh ; çfarë fatkeqësie, do të kisha shumë për të folun mbi këtë Gogo.
- Sa i përket udhtimeve nuk mundem me thânë asgjâ tashti.
- Nëse do të kemi organin tonë të shtypit a mund të llogarisim ndihmesën tuej të
çmueshme ? Do t’u ishim shumë mirënjohës.
Nëse më përgjigjeni për pikën 4 ju lutem të mos zeni në gojë Gaqon tonë.
Asllani dhe un ju përshëndesim me nji përzemërsí të thellë e ju urojmë çdo të mirë.
I jueji
Miftar Spahija (firma)
Tash dëshiroj të na ndihmoni për kërkesat qi mâ poshtë vijojnë :
- Kërkojmë qi të na lehtësoni me anën e ndonji nisme kundrejt ndjenjave të Ustait
ndaj inisiativës t’onë dhe cilat janë këto indicjet qi formojnë bindjen e juej mbi sa do të na njoftoni qoftë pro qoftë kundra. Po ashtu dëshirojmë që të na shënoni edhe komentin tuej personal.
- A gjykoni ju se âsht momenti oportun qi Z.Kupi të shpërngulet prej skenës politike
dhe tue u mënjanue, të merret nën kujdesin e Ustait dhe të qëndrojë në pritje të shërbimit, për të cilin âsht i cilsuem ?
- Damani pretendon se ka nji mandattë lëshuem prej Ustait, i cili e autorizon të
flasë n’emër të tij. A do të jetë e mundun qi të na sqaroni se deri ku korespondon kjo gjâ me të vërtetën. Dëftoj se Z. Damani âsht nji nga përgjegjsat kryesorë të pjesës mâ të madhe të fatkeqësive e përçamjeve të tendencës s’onë.
- Kështu si flet Z. Damani n’Itali, po ashtu flet edhe Z. Qemal Mesarea në Greqí. Ky
person nuk gëzon simpati midis emigracionit shqiptar dhe habitemi se si e lejon vehten të flasë me aq autoritet pranë shqiptarvet t’emigruem.
- A mund të mbështetemi në kontributin e juej të çmueshëm me anën e shkrimeve
të herë pas herëshme politike, letrare dhe edukative. Dëshirojmë t’a kemi këtë sigurim nga ana e juej, pse evenimentet mund të precipitojnë me ndonji publicitet në nji organ t’onin, prandaj dëshirojmë qi të llogarisim mbi ju.
- Në lidhje me pikën 2 të letrës suej kuptojmë se nuk mund të tregohet ndonji gjest
i hapun i Ustait, por do t’urojshim të paktën, sikur të gjindej mundësija me anën e së cilës të kallzohesh knaqsija e Tij ndaj inisiativës së marrun.
- Përsa i përket pikës 3, mbështetem në bonnes officet e juaja pranë shokëve të
Kanadasë, të cilët, simbas njoftimeve qi kemi, kanë nji stimë të veçantë për ju.
- Për pikën 4 fushata e jonë përgatitore âsht bâ me kohë ashtu siç e kallzoni edhe ju,
por që kur Z. Mesarea ka penetrue për me turbullue opinionet e atjeshme, jemi mjaft të shqetësuem.
- Në lidhje me pikën 5 janë parashikue disa udhtime ndër Vende që i përmendni edhe
ju dhe shpresojmë se do t’i a arrijmë qëllimit ndoshta edhe mâ tej. Udhtimet e parashikueme do të bâhen në mbështetjen e nji programi pune edhe të nevojave të ngutëshme qi i paraqiten fazës fillestare të ndërmarrjes s’onë.
- Për pikën 6 na, mbas dy trakteve të lshueme kemi fillue me u ndërlidhë me anë të
korrespondencës private me anë të miqve qi i besojmë se janë miq. Edhe në këtë do të kemi kontributin e juej.
- Na ka kënaqë së tepërmi nderimi i Salih Myftisë. E dijmë fare mirë gjêndjen në
të cilën ndodhet, dijmë edhe se personi i tij kontribuon mjaft, me keqardhje nuk mundet hë për hë qi t’i sigurohen mjetet, dhe kjo âsht arsyeja qi s’mund të marrim përgjegjsinë e shpërnguljes së tij. Ndonji premtim s’mund të bâjmë, por shpresa për t’ardhmen kemi. Ka disa sot qi kanë marrë aderimin në rradhët tona edhe të djalit të tij, Fuat Myftija. Megjithë që nuk u arrit në nji përfundim çâshtja e tij në kët kohë, ne do të përpiqemi e do të bâjmë çmos t’a riçelim çâshtjen e tij për nji sistemim.
I dashuni mik, këto janë dezideratat qi ju paraqitëm dhe të cilat kërkohen nga stadi momental i ndërmarrjes s’onë, për të cilat llogarisim mbi ndihmën e juej për t’na lehtësue barrën edhe përgjegjësinë e rândë qi i kemi vȗe vehtes.
[1] Kjo letër është shkruar në gjuhën italiane. Përkthimi nga un (E.M.)
Komentet