Ndoshta nuk do të të shkruaja as tani këto radhë,
por këndezat kanë kënduar natën tri herë
dhe më është dashur të thërras:
-O Perëndi, o Perëndi, vallë cilin kam hequr qafe?
Jam më i moshuar nga ti, moj nënë,
dhe ashtu sikundër më njeh:
pak i kërrusur
dhe i përkulur mbi pyetjet e botës.
As sot e kësaj dite nuk e mora vesh
për se më nxorre në dritë.
Vetëm që të bredh mes sendeve
dhe t’iu jap të drejtë duke iu thënë
se kush është më i bukur dhe kush më i vërtetë?
Dora më ndalon: është shumë pak.
Zëri shuhet: është shumë pak.
Për se më ke nxjerrë në dritë, o Nënë,
vallë, për se?
Trupi im bie në këmbët e tua
i rëndë si një shpend i ngordhur.
(Përktheu Dionis Bubani)
Komentet