E dashur Elide,
Sapo u kujtua 30 gushti i vitit 1949 , kur Sevasti Qiriazi, mori me vete gjithe jeten e saj. Por na la perveç vepres jetesore edhe nje liber ku permbledh kujtimet, qe kohet e fundit u botua nen kujdesin e shoqates biblike dhe Dana Stucky, e cila mbylli jeten me kete botim. Te dyjave qofte ne nje takim te vetem, na lidhi jeta e Sevasti Qiriazit, njehere e pergjithmone. Dhe sot autobiografia e saj ‘’Jeta ime’’, disa elemente te se ciles i ka edhe filmi ‘’Mesonjetorja’ me regji te Muharrem Fejzos.
Kur perfundova skenarin e filmit ‘Mesonjetorja ‘’kushtuar shkolles se pare te vajzave, te ngritur prej Sevasi Qiriazit, me ka dale ne enderr, vizioni trondites i saj, qe sikur dilte prej varrit. Sepse une kisha jetuar me jeten dhe emocionet e saj dhe, nese kisha pergjegjesi krijuese, ajo ishte vetem para saj. Nuk dija me hollesi te gjithe vuajtjen deri sa dha frymen e fundit, atehere kur duhet t’i kishin dhene kuroren e lavdise. Do te ishte mjaft sikur te flitej vetem per martirizimin e djalit te saj mjek qe u vetevra i burgosur dhe i akuzuar deri ne ekstrem dhe tjetri po i burgosur, si ndodhte rendom me te gjithe ata qe kishin lidhur jeten dhe fatet e tyre pertej Atlantikut qe ne shkeputjen perfundimtare nga bota perendimore te vitit 1945. Pasi vete regjimi e dinte se aktiviteti i saj per dije dhe perparim kishte permasa te te gjithe botes.
Ishte hera e pare qe une isha zhytyr ne arkivin e shtetit, ku gjeta kujtimet dhe nje ditar te vogel te Parashqevi Qiriazit, qe meriton nje film me vete, me pjesemarrjne e saj ne Konferencen e Paqes ne Parisin e viteve 1918-1920, si anetare e delegacionit te shoqerise “Vatra”. Por nga ai ditar ,ndryshe nga metodologjia totalitare nga e cila kemi vuajtur, mesova se sa rendesi ka jeta personale , ku shpirti ndertohet jashte sloganeve, ne marredhenie shume komplekse. Dhe ajo zbulonte edhe Sevastine, kete kryeneçe dhe kembengulese te pafrikesuar.

Kjo ishte shume impresionuese.
Ne Korçe, kisha filluar qe ne mature te shkruaj nje drame per shkollen e vajzave, qe do te vihej ne skene per nje konkurs mes shkollave te mesme. Madje erdhi te punonte me grupin e nxenesve edhe aktori Jani Riza. Kur shkruaja ate variant, kisha takuar nje prej nxeneseve te saj te para qe vete u be mesuese e shkolle shqipe te vajzave ne Pogradec. Dhe me ka mbetur i paharuar ashtu me shume se 90 vjeçare e ulur ne kendin e shtepise, si u thoshin ne Korçe nimeve duke kenduar kengen e shkolles se vajzave, si para mesueseve te saj te para dikur. “Shqiperi atdhe i dashur nuk te leme ty te vuash.” Dhe kjo tingellonte si perjetesia vete.
Por kur nje i afert i familjes, Valentini, qe te gjithe i therrisnin Vali, qe punonte ne repartin make up, ne Kinostudio, e tani duhet te jete ne emigracion, me çoi te familjaret e heshtur te Sevastise, zemra na ngriu bashkarisht. Nga heshtja e tyre e ngrire, kuptova se realizimi i filmit edhe mund te rrezikohej.
Por e shpetoi atmosfera e 100 vjetorit te Lidhjes se Prizrenit, qe mua me beri ta propozoj si teme.
Asnje gazetare nuk eshte kujtuar te pyese per shtysat qe mund te çojne nje krijuese per te misheruar artistikisht nje figure, te cilen nepermjet fatit te femijeve e kishin egzekutuar qe ne gjallje. Por ‘intrigat’ krijuese jane ndonjehere me te çuditeshme, deri ne sedren si shqiptare.
Duke ditur shume mire historite e shkollave shipe te Rilindjes, kisha mbetur e çuditur se si ne nje film te atehershem maqedonas, nuk permendej fare nje shqiptar, qe ne jeten reale ishte bashkeshort i nje prej heroinave te filmit, e lidhur me aktivitetet e shoqatave biblike.
Madje e lidhur aq ngushte me jeten shqipare, sa pas vdekjes se te shoqit, u be nje donatore e gjithe pasurise se saj, veçanerisht per spitalin e pare te Tiranes. Por emri shqiptar ishte i ndaluar te permendej. Kjo ishte nje nxitje tjeter qe une te vendosja te flisja per shkollen e pare shqipe, ku Sevastia u lante vajzave edhe koken, si nguteshin te me tregonin ato ish nxenese te saj qe po shuheshin njera pas tjetres.
Kur Dana Stucky gjeti dhe botoi kujtimet e Sevastise qe ajo i kishte lene ne shoqet e saj amerikane, me pyeti disa here se ku i kisha gjetur une faktet e pergjithesuara sigurisht, si tregon edhe vete Sevastia. Dhe çuditerisht ato kujtime ruheshin ne Korçe, po aq sa ne kujtimet e Sevastise, per Kajo Babienin, ose familjet qe kisha i ekskomunikonte meqe mbronin shkronjat shqip.

E them kete e dashur Elide, se vete korçaret e kishin ngritur ne zemer monumentin e Sevasti Qiriazit.
Kur shkruaja skenarin, nuk i kisha shume te qarta kerkesat e cenzures, pasi me mbronte akti i saj i madh. Por ne nje shtjellim te lire te dramaturgjise filmike, si ndodh edhe per romane shume te njohur kur skenaristi i meshon idese qe ka zgjedhur te trasmetoje, une duhet t’i gjeja nje emer heroines sime. Nje nga mundimet me te medha ishte deri sa lindi emri Dafina…
Por ngjarja me e madhe ishte gjate xhirimeve te filmit, kur gjithe Korça mezi priste te shihte Sevastine. E paharueshme ishte dita kur une e çova Roza Anagnostin, te shtepia ku sot eshte muzeu Gjon Mili, ku banonte Aleksandra Ilos, nje prej nxeneseve te Sevastise, prej te ciles Roza Anagnosti studioi gjithe formimin, qendrimin, finesen dhe kulturen e trasheguar prej mesueses se madhe. Nje burim tjeter per mua ishin edhe mbresat e Skender Luarasit.
Filmi u prit shume mire, madje ne ate mase sa u permiresuan edhe çeshtjet e mia biografike, te ndodhura sapo kisha lindur me babain tim, ne po te njejta vite kur u godit edhe Sevastia, e cila u nda nga jeta ne vitin 1949… Madje per here te pare, une dhe Roza, edhe ajo me dyshime te renda biografike, pas suksesit te filmit, morem nje ftese per te qene ne tribunen e 1 Majit, sa per dekor anesor. Por une edhe pse e ’’rivendikova me ne fund ne saje te Sevastise,‘’ nuk arrita te shkoj, pasi ne pasaporte kisha mbiemrin e bashkeshortit, ndryshe nga emri ne krijimtari.
Megjithate emri i i Sevastise, qe une dhe Muharrem Fejzo e kishim vene si perkushtim ne sekuencat e para, te shkruar me shkrim dore per t’i qendruar besnike atmosfere se pare te shkronjave shqipe, u hoq njehere e pergjithmone prej filmit nga komisioni i dyte, qe vinte direkt nga Komiteti Qendror, pas atij nga Ministria. E them kete si deshmi konkrete, nen mesimet e Sevastise dhe kujtimeve te saj.
Per mua si autore, kjo vetem tregonte dhembet e regjimit. Por perseri si autore per mua kishte rendesi te madhe mesazhi qe kisha marre persiper, qe nuk mund te ishte thjesht dokumentaresk. Sepse synimi im ishin raportet e individit me makinen e opresionit, qe kishte ndjere nje vajze si Sevastia, te e cila mund te them pa frike se e identifikoja edhe veten time njefaresoj. Pasi nuk ka veper qe krijuesi te mos shprehe veten, qendrimet personale dhe takimet mendore e emocionale qe e çojne drejt nje personazhi te caktuar. Dhe kjo gjithmone, qe ne zgjedhjen e temes.
I them gjithe keto se filmi pergjitheson. Dhe kush eshte i afte per rilexime, e kupton fare mire domethenien e finales se filmit… Skena mbyllese eshte e Kajos (Babieni) qe, para se te largohet nga detyra e kafazit, mbrojtesit te shkolles, pershendetet me nxeneset. Keto i kerkojne qe, kur te kthehet, t’u sjelle lirine. Dhe fjala liri tingellon ne nje kor te pafajshem vajzash te vogla, nen nje nentekst te fuqishem.
Kete mesazh, per te cilen kritika as ka kohe te ndalet ndonjehere, as e mendon, as e kupton te pakten mes rrethanave te shfaqjes se filmit, e kishin lexuar nxenesit inteligjente te gjimnazit ‘’Perto Nini Luarasi’’, pasi plot emocion, po kete sekuence filmike e kishin zgjedhur per ilustrim ne nje takim te rrethit letrar. Dhe ata qe nuk dine te lexojne mesazhe, as mund te dine perse vete jeta e Sevasi Qiriazit eshte nje monument.
Shume miqve u kam thene se ne skenar ka qene dhe skena e takimit te Sevastise me Koto Hoxhin, takim qe ajo e pershkruan me hollesi ne librin e saj autobiografik ‘’Jeta ime’’. Disa, qe duket se nuk kane qene koshiente me pare per madheshtine e ketij akti, sa e mesojne, por dembele per te lexuar librin ’Jeta ime’, fillojne te pyesin perse nuk eshte ne film, ne vend qe te pyesin vetem perse nuk dine pothuajse asgje nga aktet me domethenese te jetes se Sevastise. Dhe pa kuptuar asnjehere se dramaturgjia filmike ka ligje te tjera kompozicionale ne vartesi te asaj qe ka zgjedhur per te thene.
Ata qe kane mundesi te lexojne kujtimet e Sevastise, e kane edhe me te gjalle kete skene. Dhe kur! Ne fund te shekullit XIX ne hapsanen ku ka marre guxim te hyje, me ndihmen e nje shqiptari. Dhe ku nje mesues i martirizuar qe nuk njihet, i jep bekimin e tij.
Naim Frasheri i jep bekimin e tij jo vetem asaj por gjithe vajzave dhe grave shqiptare. Dhe faji i pare i kesaj gruaje, prej te ciles veçohet disi Parashqevi Qiriazi, ishte se reziston, punon dhe kurorezon edhe 25 vjetorin e festimeve te pavaresise! Faji tjeter ndoshta ishte se dinte anglisht ose se ishte motra e Gjerasim Qiriazit, te shoqerise biblike, qe ka punuar aq shume per perhapjen e librit shqip. Sipas regjimit totalitar duhet te kete qene gabim edhe martesa e saj me Kristo Dakon, te cilin ajo e njeh ne Bukuresht, ku i lutet t’i perpiloje tekstet e lendeve shkencore. Nuk po zgjatem te pershkrimet e saj per Institutin e ngritur ne Kamez, as edhe per momentin qe mbreti Zog vendos te ndaloje shkollat private, fakte qe japin shume te dhena per historine e arsimit shqiptar. Nga kujtimet e Sevastise kupton gjithashtu lidhjet dhe organizimin e mendjeve shqiptare, ne nje solidaritet te forte mbrojtjeje dhe mbeshtetjeje.
Ato qe tregon Sevastia e tejkalojne çdo perfytyrim, si ndalesat neper hane, kur shkonte per Elbasan, ku bashkepunonte per ngritjen e Normales dhe ku duhej te ballafaqohej me mjerimin dhe vjedhesit e ndryshem. Sikur vetem te perfytyrohet udhetimi i saj me karroce ne çdo stine nga Manastiri ku kishte familjen aterorore deri ne Korçe, ku kishte shkollen e hapur qe ne vitin 1891, mund te gjendet nje galeri e pafund ngjarjesh dhe ankthesh, sidomos per rrezikun e mbylljes se shkolles. Duke pasur nje arsimim perendimor, pasi ka studiuar ne Robertt Kolegj te Stambollit, pershkrimet e Sevastise jane plot konkretesi dhe realizem te madh, sa te duket sikur historia çlirohet nga çdo llol patetizmi. Mes te tjerash, ne kujtimet e saj Sevastia permend nje fakt te hidhur, kur i bije te flere ne Oher ne nje familje, te ciles shoqeria biblike e Londres i kishte dhene gjithe shumen marramendese per lirimin e Gjerasim Qiriazit, te cilen duhet t’ia jepte Shahin Matrakut, qe ne te vertete nuk merr gjithe shumen e kerkuar, por prape se prape e liron Gjerasimin. Por restoja e konsiderueshme e pareve, kishte mbetur ne duart e hanxhiut, qe nuk kishte treguar sigurimin e shumes te plote, me qe ishte kujdesur me teper te konribuonte per bisnesin e tij se sa jeten e vellait te Sevastise.
E mbaj gjithenje ne duar kete liber autobiografik, e bindur se nje personalitet te tille si Sevastia ne fund te shekullit te XIX nuk e kishte as Europa. Ndoshta nje çudi e tille guximi eshte shfaqur ne filmat Western. Por nje vuajte te tille nene dhe bashkeshorteje ne perfundim te luftes se dyte boterore as bota nuk e ka pasur, po se po. Dhe nje perkushtim te tille per atdheun e vet rralle mund ta kete gjithe historia.
E dashur Elide,
Perse nuk mund te imagjinoje ende kombi yne, qe po mesohet te shijoje kukulla dhe kukulla te sotme, nje monument per Sevasti Qiriazin? Perse nuk eshte i pregatitur ende, qe edhe nje vajze e kanosur per prostitucion, te kete te pakten ne nje permendore perendeshen e vet mbrojtese, dhe te dije nga i buron liria.
E di qe do te ngrihen dhjetra te tjere dhe do te na rendisin dhjetra emra te tjere para saj, pa i vene rendesi se ç’do te thote te jesh nje Sevasti Qiriazi, e bekuar prej Naimit, deshmitare e betejave per pavaresi, luftes se pare boterore, luftes se dyte boterore dhe persekutimit me absurd. Pa ditur madje se çfare shekulli do te kishim gatuar ne se bashku deri sot, po te mos e kishim nje prej hyjneshave me realiste dhe reale te ketij vendi.
Falenderoj Zhulieta Cina Grabocken, qe me kujtesen e saj homazh per jeten e Sevasti Qiriazit, dhe librin qe ajo na ka lene si dokument, me ben te te drejtohem edhe ty, si gjithe krijueseve shqiptare, per t’u bere nismetare per vendosjen e nje monumenti. Sepse nuk mund te ndodhe te ngrihet nje shkolle e nje gjuhe te ndalur ne mes te opresionin te dyfishte a te trefishte per vajza dhe te mos ngrihet nje monument per nismetaren e lirive tona.
Komentet