E dashur Diaspora, motra e vëllezër shqiptarë,
Me zemër plot mirënjohje dhe respekt, ju përshëndesim dhe ju falënderojmë për pjesëmarrjen tuaj në protestën kundër Kryeministrit Edi Rama dhe politikave të tij që kanë ndihmuar në zbrazjen e Shqipërisë. Sot, zëri juaj ishte shpresa e një Shqipërie ndryshe, një zë që ringjalli dëshirën për një të ardhme më të mirë për vendin tonë të dashur.
Nuk janë politikanët e korruptuar e ardhmja; e ardhmja është Shqipëria, me faqe të re, faqe shprese e të drejtësisë. Zëri juaj sot ndezi zjarrin e vërtetë në zemrat e shqiptarëve, kudo që ata ndodhen. Zëri i protestës, i thirrjes për llogaridhënie dhe drejtësi, është ajo që Shqipëria ka nevojë për të parë një ndryshim të vërtetë.
Le të jetë ky protestim një thirrje e fortë për çdo politikan të korruptuar, për të gjithë ata që boshatisën Shqipërinë dhe mbushën xhepat e tyre në dëm të popullit. Ju treguat se nuk jeni vetëm zë larg Atdheut, por një zë i bashkuar për të mirën e tij.
Dega Vatra Manhattan Branch falenderon në vecanti kolosët vatranë, Idriz Lamaj, Sergio Bytycçi, Agim Rexhaj, Nazo Veliu, Cezar Ndreu, Muhamet Omari, Viktor Vorfi, Mark Mernacaj, Sadri Kertoci, Ludovik Teta


Faleminderit që qëndroni pranë Shqipërisë, pranë atyre që vazhdojnë të mbajnë shpresën për një të nesërme më të ndritur. Kontributi i vatranve dhe diasporës sot është më shumë se një protestë – është një betim i ndershëm dhe i fortë për të ardhmen e Shqipërisë. “SOT FITOI DIASPORA, jo politka e korruptuar Staliniste e Tiranës”.
Me respekt dhe mirënjohje të thellë,
Agustin Mirakaj
VATRA Manhattan Branch