MOS U HABISNI! NUK JEMI NE Yulinn KINE JO JEMI NE LEZHE, NJE QYTET KAQ AFER ME KRYEQYTETIN
Ja dhe kryetari i Bashkise atje ka gjetur nje zgjidhje per qente e pastrehe. Askush se di cfare ndodh realisht me keta te gjore por nga aktiviste ne zone raportohet qe qente kapen dhe grumbullohen ne keto kafaze te tmerrshem duke u mbajtur ne kushte te mjerueshme per tu cuar me tej ne nje fshat ku sdihet me pas se si perfundojne. Flitet qe gjoja i vaksinojne dhe te semuret do te eleminohen.
Nderkohe qe Bashkia para disa muajsh ka dale me nje prononcim qe do filloje fushaten e sterilizimit dhe vaksinimit te qenve te pastrehe.
Zoti Fran Frrokaj, Kryetar i Bashkise Lezhe,
Duke i lene menjane vuajtjet per keta fatkeq desherojme tju kujtojme qe grumbullimi i tille i qenusheve te rruges nuk ka asnje kuptim dhe perben shperdorim te detyres dhe fondeve qe ne fund te fundit jane leket e taksapaguesve shqiptareqe duhet te perdoren vetem per qellime te ligjit; i cili percakton identifikimin vaksinimin dhe sterilizimin e kafsheve te rruges nga autoritetet vendore por jo zhdukjen dhe eleminimin e tyre.
Duke i mbajtur mbyllur ne keto kafaze ju jo vetem qe nuk zgjidhni aspak problemin e kafsheve te rruges por ndikoni ne perhapje te epidemive.Ju kujtojme te gjithe punonjesvee marrin pjese ne kete aksion qe jane ne kundershtim me ligjin dhe mbajne pergjegjesi para tij.
Zoti Kryetar i Bashkise Lezhe
Bazuar ne ligjin per informimin publik ju kerkojme te beni publik dhe te beni transparence lidhur me procedurat per miratimin e hapjes se kesaj qendre grumbullim, numrin e qenve qe mbani dhe keni grumbulluar gjate gjithe kesaj kohe ne kete qender, ashtu sic kerkon kreu VI pika 3 e VKM nr 230 date 20.3.2013 “PËR PËRCAKTIMIN E FUNKSIONEVE, DETYRAVE SPECIFIKE DHE STANDARDEVE TË SHËRBIMIT VETERINAR TË QEVERISJES VENDORE”.
Ju kujtojme se vrasja apo eliminimi i kafsheve eshte nje veprim qe bie ne kundershtim me ligjin dhe zhdukja e tyre ne kete menyre nuk do te zgjidhe aspak problemin e qenve ne qytetin tuaj.
Ne jemi te angazhuar per ta ndjekur kete ceshtje ne vijimesi me organizata te huaja, trupin diplomatik dhe investitore te huaj.
Lutemi shkruani dhe reagoni dhe ju ne kete adrese te facebook te Kryetarit te Bashkise.
https://m.facebook.com/Fran-Frrokaj-Faqja-Zyrtare-160284554…
dhe ne adresen email:
ffrrokaj@yahoo.com i Kryetarit te Bashkise Lezhe.


Komentet