Unë nuk të vij te varri, Ibrahim
As për ditëlindje as për ditëvdekje – hiq,
Nuk dua ta zbeh të bukurin kujtim
Kur tarracave, Prishtinës, rrinim si miq.
Te varri yt vijnë sa për pozë
Politikanë poltronë të kohës së re,
Intrigantë të shkathtë me kravata rozë
Që veten e shohin si yje mbi re.
Vijnë edhe ata që të shanë me afsh
Injorantë kokëbosh, kameleonë pa fytyrë,
Vijnë ata që me djallin hanë bashkë –
Veç në pushtet të vijnë me çdo mënyrë.
Unë nuk të vij te varri, Ibrahim
Si thonë gazetat, të bëj homazh,
Ma kanë zënë udhën figurat shqim
Që urrejtjen për ty e kishin tatuazh.
Kur i shoh para kamerave te varri yt
Me qëndrim gatitu kokoroshë të krekosur,
Them me vete, sa kanë respekt, këta konvertitë –
Si Bogdanin turqit të kishin zhvarrosur.
Shum me vend zotri topi se lun si thojn ,
Kjo i bjen sikur te jeshe ne nje tubim dhe te hedhish nje bombe dhe vret me faj dhe pa faj. Nuk eshte e drejte te quesh te gjith njerzit hipokrita. Nese shefe vetem zi, eshte mire te kontrollosh syt e tu mos te jane nxi.
Shprehja më e madhe për shokun, mikun, poetin, studiuesin, shkrimtarin, politikanin dhe arkitektin e Pavarësisë së Kosovës! Kjo është shprehje e dashurisë së vërtetë dhe e dhembjes së shpirtit kur i mungon ai, me të cilin ka ndenjur me të në Prishtinë, duke biseduar për hallet, mjerimin, robërinë dhe dëshirën e planet për çlirimin një ditë të këtij populli dhe nënqielli nga pueshtuesit serbë. I lumtë, poetit, Faruk Tashollit!
Faruku e deshi Kryetarin Ibrahim Rugova me zemër e me shpirt dhe i mungon më shumë se të tjerëve me zemër e nuk e heq nga mendja në asnjërën ditë të vitit, jo si këta që vizitojnë dhe e “përkujtojnë” një herë në vit!