LETËR E HAPUR
Sh. S. Zonjës Leyla Moses-Ones
Deputy Ambasador, United States of Amerika in Albania
Rruga e Elbasanit, Nr.103, Tirana, Albania
e-mail: [email protected]
E nderuar Zonja Zv.Ambasadore e SHBA-së në Tiranë,
Po iu drejtohem juve, si përfaqësuesja me e larte e një shteti mik dhe aleat i natyrshëm i shqiptareve, te cilët, për ekzistencën e tyre, i janë mirënjohës duke e ruajtur te gjalle ne memorien e kombit, emrin e një amerikani te madh, ish Presidentit Woodrow Wilson, i cili, plot 100 vjet me pare ne Konferencën e Paqes, në Paris, vuri veton dhe e shpëtoi Shqipërinë qe ne kemi sot..
Nuk e di se pse kjo ngjarje e largët mu kujtua ne ketë fillim viti, 100 vjet me vone, edhe pse rrethanat historike, janë te ndryshme, por se Shqipëria ndodhet përsëri ne udhëkryq. Dhe kjo ka arsyet dhe shpjegimet e veta historike: ne fundin e Luftës se Dyte Botërore, vendi ynë (padrejtësisht dhe për fat te keq) përfundoi ne Bllokun e Lindjes dhe, për gati gjysmë shekulli, eci ne rrugën e gabuar, edhe pse shqiptaret janë një popull me mentalitet dhe orientim perëndimor. Mirëpo ky gjysmëshekulli komunizëm, la gjurme te këqija, jo vetëm ne ndërgjegjen sociale, por(me e rëndësishmja) edhe ne atë politike. Dhe e keqja vazhdoi edhe kur Shqipëria hyri ne rrugën e demokracisë e te shtetit ligjor, sepse vendi vazhdoi te qeverisej nga e njëjta klase politike, por tashme “e integruar” ne dy forcat kryesore politike, postkomunistë, Partia Demokratike dhe Partia Socialiste, apo derivatet e tyre më pak influente, te cilat nuk kane bere gjë tjetër, veçse kane alternuar pushtetin dhe opozitën tek njëra-tjetra ne këto tri dekada. Dhe, dukë përjashtuar deri-diku, vetëm qeverisjen e parë, atë te viteve ’92-97, për arsyen e thjeshte, se ishte mjaft idealiste, ne transformimin e vendit, te gjitha qeverisjet e tjera kane një emërues te përbashkët: vjedhjen galopante, ne te gjitha format e ne te gjitha nivelet e qeverisjes. Dhe ketë Zonja Zv,Ambasadore, nuk e them unë por e thonë faktet dhe raportet tuaja te Departamenti Amerikan te Shtetit dhe ato te Bashkimit Europian, e thonë mediat dhe rrjetet sociale, e thotë një popull i tere.. Po kush është denuar? Askush. E si mund te dënohet dikush prej tyre, kur pushteti dhe institucionet janë totalisht ne duart e këtyre dy forcave politike? Kur organi i akuzës emërohet dhe kontrollohet prej tyre? Kur gjyqtaret janë instrumente qe zbatojnë urdhërat e shefave te vet dhe dënojnë vetëm ata qe s’kanë mundësi te paguajnë faturat e dritave? Ne shqiptaret kemi një fjale te urte: korbi nuk ia nxjerr sytë korbit. E pra, Shqipëria vazhdon te qeveriset nga “korbat“. Këtë, besoj, edhe ju, nuk keni si te mos e dini. Por e keqja, zonje, qëndron ne faktin, se Shqipëria, për ju, fillon dhe mbaron nga shefi i qeverisjes tek ai i opozitës dhe anasjelltas. Por te dy këta shefa te mëdhenj e fuqiplote, nuk përfaqësojnë te gjithë shqiptaret, zonje, sepse ne votime shkojnë vetëm 40 deri 45 përqind e popullit dhe arsyeja është thjeshte: populli ka humbur besimin tek kjo klase politike. A iu keni bere ndonjëherë pyetje këtyre shefave te pozite-opozitës se pse shqiptaret kërkojnë te largohen nga Shqipëria? Nuk besoj te mos e dini se vetëm ne Ambasadën e Shtetit, qe ju përfaqësoni ka tre-katër qind mije kërkesa për green card, pa llogaritur qindra mijërat e tjerë drejt vendeve te Bashkimit Europian. Po iu a përsëris unë përgjigjen, zonje: populli ka humbur besimin tek kjo klase politike, qe di vetëm te “qeverise” paratë e vjedhura, duke qene te sigurte se askush nuk mund ti dënojë..
Ju dëgjova juve para disa ditësh, ne një konference për shtyp, ne lidhje me reformën ne drejtësi, kur iu drejtuat shqiptareve(atyre shqiptareve) qe mendojnë se reforma ne drejtësi nuk po ecën, ose po ecën mjaft ngadalë, me fjalët: “gabojnë rende dhe se reforma po ecën dhe do te japë frutat e veta“. Ky ishte pak a shume thelbi i fjalës tuaj, apo jo? E ne lidhje me ketë, unë po iu them juve, se nuk është kjo zgjidhja e duhur, ajo qe po presin shqiptaret, për te rifituar besimin e humbur te klasa e vet politike.
Ju besoj po e shikoni qe mijëra shqiptare janë ne protesta, por ata nuk janë populli, zonje, ata janë vetëm militantet e një krahu politik, qe ndodhet ne opozite, te gatshëm te konfrontohen me militantet e krahut tjetër, sepse këtë kërkojnë shefat e tyre: DESTABILITET. Dhe a dini se pse e kërkojnë destabilitetin? Sepse janë te korruptuar, kane vjedhur, kane frike nga drejtësia dhe kërkojnë një “zgjidhje“, por gjithnjë brenda tyre, d.m.th. brenda racës se “korbave“, me termat qeveri teknike, apo qeveri tranzitore.. A ka absurditet me te madh?
A mund te zgjidhin krizën dy forcat politike, qe e kane humbur besimin e popullit, e qe, ky i fundit, i akuzon për korrupsion? KURRESESI JO. Çdo zgjidhje politike, qe do te dale nga tavolinat e bisedimeve, midis këtyre dy forcave nuk do ta zgjidhe krizën, veç do ta thelloje atë, do ta zgjasë agoninë dhe do te beje qe shqiptaret te abandonojne vendin e tyre. Ne këto kushte ju, me te drejte, mund te pyesni: po atëherë kush mund ta nxjerre vendin nga kriza: N.q.s. ekziston vullneti juaj, d.m.th. i shtetit qe ju përfaqësoni, për te cilin ju e dini fort mire se shqiptaret i kane sytë dhe mendjen drejt tij, gjithmonë ka një zgjidhje, për ti kthyer besimin popullit:
Një e treta e popullit shqiptar jeton jashtë, ne Europë dhe SHBA, si shtetas te integruar ne shoqërinë euro-atlantike, dhe është pjesa me demokratike dhe me e emancipuar e popullit shqiptar dhe unë nuk besoj qe ju te mos e dini këtë fakt. Kjo pjese e shqiptareve do ta tërheqë pjesën tjetër, atë qe ndodhet brenda kufijve politike te shtetit shqiptar, drejt familjes se madhe, demokratikë te qytetërimit europian, e cila, ne bashkëpunim me pjesën “idealiste“, kryesisht te qeverisjes se pare postkomuniste, do ta nxjerre vendin nga kriza..
Dhe unë qe po iu shkruaj juve ketë letër, Zonja Zv.Ammbasadore e SHBA.se, jam njeri nga ata qindra e mijëra shqiptare emigrante, tashme te integruar ne këtë familje te madhe, te qytetëruar e demokratike europiane, por, njëkohësisht, me përgjegjësinë e liderit te një lëvizjeje politike, qe ka lindur ne Itali(e vetmja nder emigrantet shqiptare), e gatshme te marre ne dore përgjegjësinë historike për ti rikthyer besimin popullit e për ta futur Shqipërinë ne rrugën drejt zhvillimit.
Duke besuar tek ju, dhe gazeta “New York Times”, te cilës do t’ia dërgoj ketë letër, pasi te mirëpres përgjigjen tuaj, se do te na ndihmoni ne shqiptareve, te gjejmë një Wilson te ri, i cili te vendose “veton” për ta shpëtuar Shqipërinë nga hemorragjia e frikshme .
I juaji,
Ismet Mehmeti,
Lega Democratica Albanese (LDSH)
Ravenna, il 30.03.2019
___________________
OPEN LETTER
H.E. Mrs. Leyla Moses-Ones
Deputy Ambasador, United States of Amerika in Albania
Rruga e Elbasanit, Nr.103, Tirana, Albania
e-mail: [email protected]
Honorable Mrs. Leyla Moses-Ones
Dep. Amb., United States of Amerika in Albania
I am addressing this letter to you, as the highest representative of a country which has been a friend and ally of albanians, which, for their existence, are grateful through keeping alive in our nations memory, the name of a great american, ex President Woodrow Wilson, who, a hundred years ago in the Peace Conference in Paris used his veto and saved the Albania that we have today.
I do not know why this distant event came to my mind in the beginning of this year, a hundred years later, although the historical circumstances are not the same, but because Albania is again in the crossroad. This has its historical reasons and explanations: at the end of the Second World War our country (unjustly and unfortunately) ended in the Eastern Block and for almost half of the century went in the wrong direction even though albanians are a nation with western mentality and orientation. However this half-century of communism, left its bad footprints not only in social consciousness but also (most importantly) in politics. It continued even when Albania entered the path of democracy and the rule of law, because the country continued to be governed by the same political class, but now “integrated” in the two main post-communist political forces, Democratic Party and Socialist Party, or their derivative with less influence which have done nothing but alternate the political power between each other during this three decades. Taking apart to some extent only the first governance, the one between the years `92-97, for the simple reason because it was highly idealist in the transformation of the country, all the other governments have the same purpose: thievery, in all forms and levels of governance. This, Mrs. Deputy Ambassador, is not said by me but by the facts and the reports of the U.S. Department of State and of the European Union, it has been said by the media and social media, it has been said by the whole nation… but who has been condemned for this? No one. How can anyone of them be condemned, when the power and the institutions are controlled by the political parties? When the prosecution is appointed and controlled by them? When the judges are instruments that follow orders by their chiefs and condemn only those that cannot pay their electricity bills? In Albania there is a saying: “crow does not eat crow”. Albania continues to be governed by the “crows”. I believe that you are well aware of it. The worst is the fact that Albania for you starts and ends from the head of the government to the head of the opposition and reciprocally. But these two supreme leaders do not represent all albanians, because only 40 to 45 percent of the population votes and the reason for that is simple: people have lost their faith in this political class. Have you ever asked the question to this leaders why albanians wish to leave Albania? I do not believe you are not aware that only in the Embassy of the country that you represent, there are three to four hundred thousand green card applications without taking into consideration thousands towards European Union. I am repeating the answer: people have lost their faith in this political class that only knows how to “govern” the stolen money, being certain that nobody will ever condemn them.
I heard you, a few days before in a press conference, regarding justice reform, when you addressed to albanians (those albanians) that think the justice reform its not going on the right direction, or is going on slowly, with the words: “they are wrong and the reform is proceeding well and will give its results”. This was the main idea of your speech right? Regarding that, I am telling you that this is not the right solution, the one albanians are waiting for to regain the lost faith in their political class.
You can see that thousands of albanians are protesting, but those do not represent the people, those are only some militants of a political force that is in minority, ready to be confronted with the militants of the other political force, because this is what their leaders want: DESTABILIZATION. Do you know why they need destabilization? Because they are corrupted, they have stolen, they are afraid from justice and are trying to find a “solution”, but always between themselves, which means among “crows” under the terms of a technical governance or a transit governance. Isn’t it absurd?
Can these two political forces find a solution to the crises when they have lost the faith of the people which accuse them for being corrupted? It is impossible. Every political solution that will come out from the negotiations between these two political parties will not solve the crisis, will only deepen it, will increase the agony and will force the albanians to abandon their country. Under these circumstances you may rightly ask: how can this crises end: if there is the will from your part, from the country that you represent, to whom the albanians rely their hopes, there will be a solution, to regain people’s faith.
One third of albanians live outside the country, in Europe or U.S.A, as consolidated citizens of the euro-atlantic society, that are the most democratic and emancipated part of albanian people and i do not believe that you are not aware of this fact. This part of albanians will attract the other part of albanians that live in the political borders of Albania towards the big democratic family of european civilization, which in collaboration with the “idealist” part, mainly from the first post-communist governance will put the country out of the crisis.
I, that i am writing this letter to you Mrs. Deputy Ambassador, I am part of the thousands of albanian emigrants that are now part of this big, civilized and democratic European family, but, in the same time with the responsibility of the leader of a political movement which is born in Italy (the only one among albanian emigrants) ready to take the historical responsibility to regain the faith of people and bring Albania into the development path.
Having faith on you and on the “New York Times” newspaper to which i will send this letter, after receiving your answer to help us albanians to find our new Wilson, who will impose his “veto” to save Albania from this scary hemorrhage.
Sincerely Yours
Ismet Mehmeti,
Lega Democratica Albanese (LDSH)
Ravenna, il 30.03.2019
Komentet