Ekzistenca e kombit shqiptar varet drejtpërdrejt nga ekzistenca e kombit amerikan
I nderuar Zoti President Biden,
Nëse ka një udhëheqës në SHBA që di gjithçka për konfliktin në Ballkanin Perëndimor, ai jeni ju, zoti President. Ju e dini më së miri se si
pushtetarët serbë, në koordinim me Kishën Serbe dhe Akademinë e Shkencave, e mbulojnë agresivitetin dhe kriminalitetin e tyre me
viktimizime, gënjeshtra, mashtrime dhe manipulime të të gjitha llojeve duke bërë në të njëjtën kohë plane të hapura për shfarosjen e
shqiptarëve.
Serbia nuk ka ndryshuar që nga koha e kriminelit Millosheviq, ajo qeveriset nga politikanë të frymëzuar dhe të përgatitur prej tij, me të
njëjtat pikëpamje dhe tendenca për dominim në Evropën Juglindore. E pllakosur në botën e miteve dhe urrejtjes për kombet e tjera, e ndikuar
dhe e drejtuar nga Rusia e Putinit, Serbia është i vetmi vend pas Rusisë që përbën kërcënim për paqen dhe sigurinë në Evropë.
Ajo vazhdon kërcënimet e saj për luftë, i bën presion pakicës serbe që të bojkotojë zgjedhjet e lira demokratike dhe dërgon kriminelë në
Kosovë që rrahin ushtarët e NATO-s, gazetarët dhe civilët, ngacmon dhe frikëson serbët që e pranojnë shtetin e Kosovës, tallet me ndërmjetësit,
përshkallëzon dhe de-përshkallëzon sipas dëshirës, merr pjesë formalisht në bisedime, vendos parakushte, nuk nënshkruan dhe e shkel
marrëveshjen e ndërmjetësuar nga BE.
Qeveria pro-amerikane dhe pro-evropiane e Kosovës, më demokratikja në rajon, pranon marrëveshjen e BE-së që përfshin asociacionin dhe 38 marrëveshje të tjera të mëparshme, zbaton demokracinë, ligjin dhe rendin, burgos kriminelët, zvogëlon numrin epolicisë speciale dhe pranon zgjedhje të reja në katër komunat veriore.
Çuditërisht, për të gjitha këto veprime, diplomatët perëndimor e lavdërojnë Serbinë si “konstruktive” duke fajësuar dhe dënuar Kosovën!
Ky është kulmi i padrejtësisë dhe nënçmimit të Kosovës.
Evropa, e shtyrë nga dëshira e kotë për të larguar Serbinë fashiste nga Rusia fashiste, me lidhje ekonomike, politike dhe tradicionale me
Rusinë, e rënduar nga frika e forcimit të kombit shqiptar ndër më të vjetrit në Evropë dhe nga paragjykimet fetare, po merr hapur anën serbe. Ajo është zhytur keq në politikën e dështuar shekullore të ledhatimit të agresorit serb dhe nënshtrimit të popullit shqiptar.
Ndërmjetësuesit evropianë, z. Borrell dhe z. Lajcak, të cilët vijnë nga vende që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, janë të preokupuar se si ta
akomodojnë më mirë Serbinë. Duke parë se puna e tyre ka dështuar, ata mundohen të fajësojnë Kosovën për gjithçka.
Përfaqësuesi ynë në dialog, zoti Escobar, i është bashkuar politikës së padrejtë dhe të gabuar evropiane. Pohimi i tij se Asociacioni serb është
në funksion të inkorporimit të pakicës serbe në shtetin e Kosovës, thjesht nuk qëndron. Kërcënimet e tij kundër qeverisë së zgjedhur në mënyrë
demokratike të Kosovës ngjajnë me ato të emisarit të dështuar të ish- presidentit Trump, Richard Grenell.
Në Beograd, ambasadori ynë me përvojë z. Hill kërkon falje për bombardimin e Serbisë dhe ndalimin e gjenocidit serb ndaj shqiptarëve, i
cili është në kundërshtim me vlerat demokratike dhe interesat amerikane. Ai duket shumë i shqetësuar për të drejtat e pakicës serbe në Kosovë, të cilat në realitet nuk shkelen nga Kosova por nga Serbia. Ai nuk është aspak i mërzitur për të drejtat e shqiptarëve në Luginën e Preshevës dhe
në Sanxhak.
Qëllimi i Serbisë është i qartë. Mashtrimi i diplomatëve perëndimorë dhe zvarritja e dialogut me shpresën se Putini do të fitojë luftën kundër
Ukrainës, ndërsa Trump do të fitojë zgjedhjet amerikane. Votuesit serbo- amerikanë janë të vendosur të votojnë për Trumpin, për të cilin votuan herën e fundit dhe humbën. Votuesit shqiptaro-amerikanë, edhe pse të zhgënjyer nga Departamenti i Shtetit, janë të hapur për të votuar për ju, pavarësisht nga përkatësia partiake. Kjo do të ndikojë ndjeshëm në rezultatet e votimit, veçanërisht në shtetet “swing” të Amerikës.
Letra e katër kryetarëve të Komisioneve për Marrëdhëniet me Jashtë, duke përfshirë senatorin Bob Menendez dhe 56 deputetë nga
shtete të ndryshme demokratike, duhet të jetë paralajmërimi i fundit për diplomatët që të ndryshojnë qasjen e tyre të padrejtë dhe krejtësisht të
gabuar ndaj Kosovës.
Amerika ka investuar shumë në shpëtimin e popullit të Kosovës nga gjenocidi serb, krijimin dhe ndërtimin e një shteti demokratik
properëndimor. Është koha e fundit që ky investim të përmbyllet me sukses në mënyrë të përherëshme. Veprën historike të Presidentit Klinton,
të vazhduar nga Presidenti Bush mund ta përfundoni me sukses vetëm ju, sepse për këtë keni dhënë kontribut të jashtëzakonshëm.
Përpjekjet e të gjitha qeverive serbe për shfarosjen e shqiptarëve datojnë që nga dyndja e tyre nga malet e Karpateve në tokat Ilire në
shekullin e shtatë. Por ato fillojnë të marrin formën e gjenocidit rreth vitit 1887 dhe vazhdojnë deri në vitin 1999.
Janë mbi 30 programe dhe pamflete me shkrim për zhdukjen e shqiptarëve, ndër të cilët spikat më famëkeqi, memorandumi i politikanit
serb Vasa Çubriloviq “Dëbimi i shqiptarëve”. Ndër të tjera ai shkruan se “ekzistenca e kombit serb varet nga mosekzistenca e kombit shqiptar”.
Meqenëse e gjithë fuqia serbe qëndron në mbështetjen ruse, është eqartë se ekzistenca e kombit shqiptar varet drejtpërdrejt nga ekzistenca e
kombit amerikan.
Prandaj, zoti President, ju lutemi ndihmoni që të ndalet agresioni serb dhe padrejtësia ndërkombëtare ndaj Kosovës. Kjo mund të bëhet
vetëm duke marrë udhëheqjen e dialogut, duke emëruar një përfaqësues personal të Shtëpisë së Bardhë, me një qasje reale dhe të drejtë ndaj
problemit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Serbisë raciste, ashtu si Rusisë raciste, duhet t’i ndalohet turri i saj hegjemonist në Evropë. Kjo mund të realizohet vetëm me izolim dhe
presion të vërtetë diplomatik dhe ekonomik mbi të, presion mbi pesë vendet e mbetura evropiane që të njohin pavarësinë e Kosovës dhe
hapjen e rrugës për integrim në NATO dhe Bashkimin Evropian.
Derisa kjo të bëhet e mundur, është e domosdoshme të gjendet një mënyrë për të krijuar një aleancë apo traktat ndërkombëtar të mbrojtjes
ndërmjet SHBA-së dhe Republikës së Kosovës, ngjashëm me marrëveshjen e mbrojtjes franko-greke të vitit 2021, që do të garantonte
sigurinë dhe integritetin territorial të Republikës së Kosovës. Kjo do të kishte ndikim të drejtpërdrejtë në frenimin e agresionit serb dhe do të
ndihmonte mbarëvajtjen e dialogut.
Kjo është e vetmja mënyrë për të garantuar paqen dhe sigurinë në Ballkan dhe për të siguruar ekzistencën e një populli të lashtë që, ndër të
tjera, i dha botës dy figura të mëdha, Gjergj Kastriotin- Skënderbeun, simbolin e rezistencës, të luftës për liri dhe mbrojtjen e Evropës, dhe
Shënjten Nënë Tereza, simboli i mirësisë, bujarisë dhe kujdesit për të varfërit dhe njerëzit me nevoja të veçanta.
Amerika nuk gjen asnjë popull mik në botë më të afërt, më të dashur, më të sinqertë dhe më besnik se populli shqiptar.
Sinqerisht,
MRSc. Agim Aliçkaj