Federata Pan Shqiptare Vatra, është e kapur peng nga patronazhistët e Edi Rames. Ju e dini.. por, përmes lëvizjes tuaj, në vend që të mbështesni integritetin e VATRËS dhe të patriotëve që e kanë ndërtuar, ju keni zgjedhur të qëndroni krah përkrah me individë të vetëshpallur si “lidership” i VATRËS, që në të vërtetë nuk janë gjë tjetër veçse shërbëtorë të politikës së pistë të Tiranës të partisë punës.
Në gazetën “Dielli” dhe përmes platformave të tjera, këta persona kanë përdorur një gjuhë të papranueshme dhe denigruese ndaj vatranëve patriotë, duke i etiketuar si:
• Armiq
• Gjakprishur
• Tradhtarë të kombit
• Kriminelë
• Sharlatanë
• Maskarenj
• Banditë
• Vagabondë
(4 vatran janë në gjyq nga ata që ju takuat sot)
Është për të ardhur keq që një figurë që dikur ishte një zë i fuqishëm opozitar dhe mbrojtëse e vlerave demokratike sot i jep legjitimitet këtij degradimi.
Këta individë, të cilët keni në krah sot, nuk po i shërbejnë VATRËS, por po i shërbejnë një politike që synon të shkatërrojë çdo institucion shqiptar që guxon të jetë i pavarur dhe patriotik në diasporë. Me gjuhën e tyre përçmuese dhe përpjekjet e tyre për të përçarë, ata po veprojnë në të njëjtën linjë me ata që infektuan edhe opozitën shqiptare, përfshirë Partinë Demokratike.
Në vend që të përkrahni VATRËN si një institucion të pavarur dhe të fortë, ju po mbështesni një grup individësh të jashtëligjshëm që kanë bërë çdo përpjekje për të kapur VATRËN dhe për të dobësuar frymën e saj të patriotizmit. Çdo veprim i juaji për t’i dhënë legjitimitet këtyre njerëzve është një tradhti e hapur ndaj atyre që për vite me radhë kanë luftuar për mbrojtjen e vlerave kombëtare dhe për të ruajtur VATRËN nga ndikimet e huaja.
VATRA duhet të qëndrojë e bashkuar dhe e pavarur nga çdo përpjekje për t’u shërbyer interesave të ngushta politike të Tiranës. VATRA nuk i takon atyre që kërkojnë përçarje dhe pushtet personal, por i përket çdo shqiptari që beson në liri, integritet dhe në vlerat e kombit tonë. Çdo përpjekje për të shkatërruar unitetin e VATRËS është një tradhti ndaj të kaluarës dhe një dëm ndaj të ardhmes së shqiptarëve në diasporë.
Në këtë moment historik, VATRA duhet të mbrojë integritetin dhe pavarësinë e saj dhe të përfaqësojë vlerat e vërteta kombëtare, për të cilat ju dikur keni pretenduar se luftonit.
Për t’i shërbyer të mirës së VATRËS dhe kombit, ju bëjë thirrje të distancoheni nga individët që kërkojnë të përçajnë VATRËN (nga individë që kërcenojnë vatranë me gjyqe e burgë sikur të ishin perkurorët e diktatures komundiste) dhe të ruani respektin për një organizatë që, pavarësisht sfidave, ka qëndruar gjithmonë si simbol i bashkimit dhe i patriotizmit shqiptar.
STOP NJOHJES SË ILEGJITIMËVE
Me keqardhje,
Agustin Mirakaj