Ti zoti Kryeministër,për të cilin kamë respekt je nga Dugagjini,por edhe une qe po të shkruaj jame nga Dugagjini.Ti e din fortë mirë së në Dugagjin ka pemë me bollek.ti e din së atje ka edhe male te mahnitsh
me që të lanë pa frymë.Por ti e din,ashtu siç e di edhe unë,por edhe shume të tjërë së nga të gjith këto pemë e male bjenë dushku,bile edhe një fashtë atje nga ana e jote e ka emrin e bukur Dushkajë.Ti e din,poashtu,z.Kryemnistër,siq e di edhe unë e shume të tjerë së ne popull është një thanje bukoloze,e mrekullueshme për dushkun ku thuhët:”kur lëvritë dushku aty ka diçka”.
Zoti Kryeministër në dushkun e Nenad Rikallos që sa ditë diçka po shushuritë,bile kjo është shqetësuese,por edhe mediat,portalet dhe tv kane ndëgjuar për këtë”shushuritje të dushkut” të Nenad Rikallos.z.Kryeministër ktët shushuritje ne dushkun e Rikallos,po kallxojnë hapatas se ministri i Yt më terë familjën ishte i mobilizuar gjatë gjithë luftës në Kosovë.Nuk e di së a ka vrar njërëz a po jo,por e di,ashtu siç po raportohet,së ai ka maltretu,keqetrajtu shqiptarët.Këtë po e thonë për çdo ditë e më shumë shqiptare te keqtrajtuar,të maltretuar nga ministri yt.
Zoti Kryeministër numri i popullatës shqiptare te keqtrajtuar nga Ministri Yt po rritër për ditë.Këta jane qytetarët tanë,jane qytetarët e Republikës së Kosovës,ata nuk rrejnë dhe së besojë thellë në shpirtin tim së nuk rrejnë.Qytetarët tane kur e pane ate në tv,ne mdeia e portale e njohtën si farën e kuq dhe reaguan,bile shumë ashpër për të bëmat e Nenad Rikallos.Për keqtrajtimet e Rikallos për ditë po rritët numri i qytetarëve te maltretuar nga ai.
Reagimi Yt z.Kryeministër për këtë çështje ishte i menjhëhërshëm,i shpejtë,por shume parakohe,i ngutshëm,jo bindës,por edhe me shije shumë të këqe,bile ne daq më e dijtë edhe shumë deshprues,kur deklar
ruat së ministri yt Nednad Rikallo është i pafajshëm,a e deklarove këtë nga tuta,nga mosinformimi i mirë,apo të detyruan te deklarosh një gje te tillë.PO ku i more,or z.Kryeministër këto”informata”brenda pak oreshë,kur organet tjera shteterore deklaruan së nuk kishin njohuri për rastin ne fjalë,nuk dinin gja as prokuror,as gjygjesorëe e as askush.
Zoti Kryeministër u ngute shumë për këtë deklaratë të pamatur te shfajsoje të bamët e ministrit Tend.Më këtë deklaratë të pamatëshme e dogje vehtën,bil keq,shumë keq,ashtu siç e bërë edhe më deklaratat e më parshme me gazetarët.Pra,Ju z.Kryeministër është dështë që të prisni derisa organët kompetëntë ta hetojn rastin.Nga ana tjetër sikur dy po te duket së këta qytetarët shqiptar po hanë barë dhe se nuk po e tregojn te vërtëten,së ata po rrejnë së janë keqtrajtuar nga ministri Yt Rikallo,së ata s’po e thonë të vërtëtën,së janë të manipuluar nga dikush,etj.Nëse nuk ke besim të qytetarët tu atehere vaj halli për Ty ti u ndute me deklarat ne favor te Rikallos pa u ndegju fare edhe zeri i qytetarëve nga ana e prokuroris për shqetësimët e tyre.
E,poa a ke menduar ndonjëhërë zoti Kryeministër së pse Lista Serbe e dergoi bash Nednad Rikallon për ministër të bujqësisë,e jo ndonjë tjetër,
jo pse nuk kishte Lista Sërbe njërëz tjerë,por ajo e dërgoi pikërisht Nenad Rikallon,sipas mendimit time vetëm për provokim të opinionit të gjërë.Unë kamë besim të plotë në vehtën time së Lista serbe e dinte shumë mirë së kushë është Nenad Rikallo,e dinte për të kaluarën e tij skandaloze,për keqtrajtimet e tij ndaj shqiptarëve,por ao deshti që qe si sihariq te ia përplasë këtë emer z.Kryeminister për provokim,për të pa reagimin e Kryeministrit,për të pa së çfrë do të ndërmarrish,për te pa se a je ndonjë arrë e afortë si kryeministër apo arrë e lukur siç thuhet në popull.
Dhe krejtë në fund z.Kryeministër,siç po shihët,rasti rikallo tu ka ofru të deta,ka marr dhenë,është ba publik,çfarë thellë besoj së qytetarët e tu dhe të mijt nuk rrejnë,sepse nuk kane kurrfarë zori për ta ba një gja të këtill.Numri i atyre që po tregojnë për te bamët e ministrit Tand po rritët për çdo ditë dhe rasti si rast po merrë përmasa gjithenje e më të mëdha.
Pra,z.Kryeministër derisa organet kompetente ne bashkepunim me qytetaret të merrë një qendrim,ti duhesh të vepros rreptë dhe shpejtë,ashtu siç e ke në stilin tandë të “Rambos” dhe pa një pa dy ta suspendosh minstrin tandë tanimë të korruptuar Nenad Rikallo deri ne perfundimin e rastit.Kjo është sa për ta ruajtë fytyrën tande.Të lutëm mos merr mësim nga paraarëdhësi yt Isa Mustafa i cili edhe ai e pati një afëre të ketillë me ministrin Jabllanoviq.Ne kët rast Mustafa nuk ishte vigjilant sa duhet ndërkoh që protestat dhe presioni qytetar bëhej gjithënjë e më i fuqishem,kur me ne fund pas disa muajsh ishte i detyruar ta shkarkojë ministrin Jabllanoviq.
Zoti Kryeministër opinioni i gjerë pretë nga ti te veprosh shpejtë dhe menjëherë dhe tashë ta suspendosh ministrin tani më të përfolur për të keq Nenad Rikallo,me kete e raun nderin dhe fytyrën tende por edhe presionin dhe stuhin qytetare nese nuk vepron drejtë.
Komentet