Deputeti i Partisë Demokratike Bujar Leskaj ka ripostuar një koment që ka bërë për kryeministrin Edi Rama në Vlorë me gazetarët gjatë fushatës në mars 2021, ku e quan nipin e Esad Pashë Toptanit.
‘Sa për kuriozitet po ju them një gjë: Janë dy rrugë në Beograd, që kanë emrat e dy tradhtarëve të kombit shqiptar, Esad Pashë Toptanit dhe Koçi Xoxes. Po përgatitet vendosja e emrit të tretë në Beograd. Rruga e tretë do ta ketë emrin: Edi Rama!’, shkruan Leskaj në Facebook.
Postimi i plotë:
Në Beograd rruga “EDI RAMA”
Lereni nipin e Esadit të vazhdojë!
Sa për kuriozitet po ju them një gjë: Janë dy rrugë në Beograd, që kanë emrat e dy tradhtarëve të kombit shqiptar, Esad Pashë Toptanit dhe Koçi Xoxes.
Dy figura që simbolizojnë dy kohëra të ndryshme, por që janë të lidhura me fillin e zi të antishqiptarizmit.
Po përgatitet vendosja e emrit të tretë në Beograd.
Rruga e tretë do ta ketë emrin: Edi Rama!
(Në një prononcim me gazetarët vlonjatë, mars 2021)