Analisti shqiptar Alfred Lela, në një intervistë për Almakos ka folur për sfidat e Shqipërisë në rrugën e vështirë të integrimit në Bashkimin Evropian dhe tendecat autoritariste të liderëve shqiptarë.
Analisti Lela ka komentuar nëse rekomandimi i BE-së për nisjen e bisedimeve për anëtarsim me Shqipërinë është meritë e qeverisë shqiptare ose është një notë kaluese me hater e Bruskelit për shkaqe gjeopolitike?
Me Lelën analizojmë pse Evropa ledhaton Serbinë, e cila tradicionalisht promovon intertesat ruse në Ballkan, në krahasim me shqiptarët, ndaj të cilëve tregohet e rezervuar vetëm se shumica e tyre janë myslimanë. Cilat janë fajet e shqiptarëve, të cilët i kanë dhënë shteg retorikës antishiptare të fqinjëve duke i etiketuar ato si fundamentalistë?
Lela sqaron se pse liderët shqiptar nuk janë proevropian dhe pse i krahason me diktatorin Enver Hoxha?
Ai zbërthen përplasjen epike mes pushtetit dhe opozitës shqiptare, të cilët në vend të bashkëpunimit kanë zgjedhur politikën e vjetër të përplasjes epike duke dëmtuar interesat e vendit?
Si e shpjegon Lela mungesën e një politike serioze të shtetit shqiptar ndaj shqiptarëve jashtë kufijve?
Për të kuptuar përgjigjet për të gjitha këto çështje me interes ndiqni në vijim intervistën me analistin shqiptar Alfred Lelën.
Komentet