Hyrje
Duke konsudëruar krimn mizor në kampin famëkeq të Tepelenës ku vdiqën 300 fëmijë, pa gjurmë varri e pa emër, veç numërit të tyre, në vendosëm të iu japim një identitet se kane ekzistuar e kanë vdekur në atë kamp. t’i përcaktuar figurativi me vizatime ose skica hamendore, pra imagjionare, simbolikisht të paraqiur për njohjën e tyre, që të mbeten të përkujtuar ne kohë, për të mos u harruar kurrë. Këto skica të shpejta skematike, e fiksojnë këtë ngjarje makabre të vdekjës e masakrës së tyre, të flijuar si viktima të pafajeshme holoklaust e thëror idhullit gjakatar e mizor të komunizmit, i pa ndodhur në asnjë vend tjetër komunist të Europës Lindore e Ballkanit. Ky përkujtim shkon paralelisht me mbjelljën e 300 qiparisave në kampin e Tepelenës në kujtim të tyre. nga Autoriteti i Dosjëve të Sigurimit, punë për t’u lavdëruar. Këtyre qiparisave iu baskangjitën fort mirë 300 portret e vizatuar si identifikim konkret simbolik . Në këto rrethana ne nuk mund të rrinim pa kujtuar, 300 nënat e mbetur pa fëmijë që vdiqën në prehrin e tyre, nëna të shkreta, kërcuna, që mbetën pa fëmijë gjithë jetën. Prandaj ne vendosëm të paraqesim në vizatime ose skica skematike, 30 nëna me foshnje në simbol të 300 nënave që humbën fëmijët në kampin e mallkuar të Tepelenës. Themi që kjo ishte një punë e domosdoshme nga ana jonë, si të mbijetuae i atij kampi, e dëshmitar eskluziv i atyre krimëve, ku mizoritë dhe masakrat e fëmijëve mbetët njolla mën e zezë dhe akuza më rëndë e rënqedhëse ndaj krimëve të Komunizmit.