Lek Mirakaj: “Ministri diaspores z.Majko beri nje vizite ne USA, po ai nuk pati kohe te takohesh me Vatren. E pra Vatra eshte njera nga organizatat apo shoqatat, quajeni si te doni , qe me perjashtim te masonve, mund te jete ma e vjetra ne bote. E perseriste se Vatra nuk eshte relike,Vatra eshte dosdoshmeri. Para se ta mbyll ,deshiroj t’i drejtoj nje pyetje kandidatëve. Çfarë qendrimi do te mbanI ndaj te ashtuquajturit KKD, komiteti kordinimit te diaspores,nje farse e kryeministrit Rama per te kontrollu dhe perçare diasporen .”
Voal.ch po sjell fjalën që ka mbajtur në Kuvendin e Vatrës z.Lek Mirakaj, një nga figurat më përfaqësuese të komunitetit shqiptaro-amerikan në SHBA. Kalvari i këtij njeriu ka nisur prej kur ishte vetëm 2 vjeç dhe ka mbaruar vetëm më 1991, deri atëherë ka jetuar me Familjen e tij në Gulagët e krijuar nga diktatura:
“Pershendetjen qe z.Murtezani do t’i drejtonte kuvendit , une nuk e kam. Z.Murtezani nje patriot i devotshem nuk ndodhet sot ketu. Ai se bashku me delegatet e deges se Queens-it paten nje aksident gje qe nuk i dha mundesine e pjesemarrjes.
Me qene se mu dha mundesija mua, po perfitoj nga rasti ,te pershendes te gjithë delegatet, kryetarin z.Mishto, z.Rexhaj si kryetar i komisionit te organizimi te kuvendit dhe z.Lumaj si kryetar i punimeve te kuvendit.
Dom Ndoj ne pershendetjen e tij e quajti, kuvend i jashtezakonshem. Po zoterinj, ky eshte kuvend i jashtezakonshem. Asnjehere ne historine e saj Vatra nuk ka zhvilluar punimet kur nje grup Vatranesh godet çdo veprimtari te Vatres. Akuzojne se keshilli nuk eshte mbledhur rregullisht, e vertete, po edhe sot nese do kishim disa njerez duke gjuajtur deren me gur, ne nuk do mund te mblidheshim.
E verteta eshte se pavaresisht anes formale,çdo vendim i kryesise eshte marr me mirekuptimin e anetarve te keshillit. Besoj se shpreh mendimin e anetarve te deges se Queen-sit, qe te falenderoj kryesine dhe veçanerisht z.Mishto per punen e shkelqyer qe kane bere gjate ketij mandati.
Zonja e zoterinj,
Vatra nuk eshte nje relike,Vatra eshte nje domosdoshmeri, ashtu siç ishte ne krijimin e saj.
Vatra u kriju per te ndihmuar ne zgjidhjen e problemit kombetar,problem qe edhe sot e kesaj dite nuk eshte i zgjidhur.
Mos te harrojme se problemi Kosoves, shqiptarve te Malit te Zi, shqiptarve te Maqedonise, problemi i popullsise Çame jane probleme qe nuk jane zgjidhur .
Nese sot e kemi shtetin shqiptar, mos te harrojme se problemet jane te shumta.U tha se jemi apolitike, ne nuk mund te jemi apoltike, në çdo moment ne bejme poltike, çeshtja eshte , kjo politike kujt i sherben, ne nuk mund te bejme si struci, te fusim koken ne rane dhe te mos shohim realitetin qe na rrethon.
Eshte e vertete se ne nuk jemi as te majte as te djathte, ketu ka shumë delegatet qe votojne demokratet, pra ne jemi anti komunistë, se komunizmi i ka sjellje popullit shumë te keqija.
Flitet se ne duhet t’i trajtojme njesoj partite politike te Shqiperise.
Po ne nuk mund te heshtim kur shohim se atdheu po kthehet ose eshte kthyer ne nje autocraci.
Ne kemi sot nje shtet ku nje individ eshte gjithçka, eshte gjykate kushtetuese, eshte qeveri, eshte parlament eshte i plotfuqishem.
Ne nuk mund te mos veme ne dukje faktin se si e trajton qeverija shqiptare Vatren.
Ministri diaspores z.Majko beri nje vizite ne USA, po ai nuk pati kohe te takohesh me Vatren. E pra Vatra eshte njera nga organizatat apo shoqatat, quajeni si te doni , qe me perjashtim te masonve, mund te jete ma e vjetra ne bote.
E perseriste se Vatra nuk eshte relike,Vatra eshte dosdoshmeri.
Para se ta mbyll ,deshiroj t’i drejtoj nje pyetje kandidatve.
Çfarë qendrimi do te mbanI ndaj te ashtuquajturit KKD, komiteti kordinimit te diaspores,nje farse e kryeministrit Rama per te kontrollu dhe perçare diasporen .”
E vertetë, Lekë Mirakaj, nuk je dhe nuk mund të jeshë komunist. Po si spjegohet që disa nga vatranët që ishin prezent në një mbledhe të Vatrës në vitin 2018, thonë se Mishto ka thënë se “ Lek Murakaj është mentori im” dhe ti e ke quajtur legjitim, ndërkohë që vatranë të tjerë i kërkonin të dorëhiqej për shkeljet e rënda dhe për përçarjen që kishte shkaktuar në Vatër me metoda komuniste.
Është vështirë të besohet, po ti ç’thua, është e vërtetë?
Si spjegohet dhe një fakt tjetër. Vitin e kaluar ti i bëje urime miqësore për ditëlindje, jo Dritan Mishtos, por të jatit Kristaq Mishto. Për “legjitim” dhe “mentor” nuk e di sepse nuk kam qënë në atë mbledhje, por urimin Kristaq Mishtos e kam parë vetë në FaceBook-ut. Më ndimo që të kuptoj, faleminderit.