LONDËR – Klubi futbollistik anglez Leicester City mbrëmë vonë ka konfirmuar se pronari Vichai Srivaddhanaprabha ka humbur jetën në një aksident me helikopter, i cili ndodhi të shtunën.
Të shtunën, pas ndeshjes së vlefshme për Premierligën angleze mes Leicester City dhe West Ham, helikopteri i miliarderit tajlandez u rrëzua jo shumë larg nga stadiumi King Power.
“Me dhimbje të thellë dhe me ndjenja pikëllimi konfirmojmë se kreu ynë, Vichai Srivaddhanaprabha, ishte në mesin e pesë njerëzve që humbën jetën tragjikisht në rrëzimin e helikopterit të shtunën”, thuhet në kumtesën e bordit të klubit nga Leicester City.
Vichai Srivaddhanaprabha ishte i njohur për faktin se në secilën ndeshje të klubit udhëtonte me helikopter.
“Bota ka humbur një njeri të shkëlqyer. Ishte një person bujar i cili është jetën ia kishte dedikuar familjes dhe njerëzve të cilët i donte”, thuhet në deklaratë.
Biznesmeni me origjinë nga Tajlanda, bleu klubin dhjetë vjet më parë për 50 milionë dollarë, ndërsa dy vjet më parë, në befasinë e opinionit mbarëbotëror të futbollit fitoi titullin e kampionit të Anglisë. aa
Komentet