Falë dëshimive të historianëve të lashtësisë: Tit Livit, Strabonit, Plinit, Apianit, Herodotit, Skilaksit, Bizantinit etj., kufijtë e Greqisë zgjaten në Veri, gjer në Ambraqi. Me ndarjen e kufijve të territorit shqiptar, nacionalistët grekë dolën me “megaliidenë” që kufijtë e saj shtriheshin gjer te lumi Vjosë, duke dashur kështu ta paraqesin këtë territor si të banuar qysh në lashtësi nga fiset greke. Edhe memorandumi grek i mbajtur në Konferencën e Parisit, (1918), i cili ngrinte problemin e territoreve të mbetura greke jashtë Greqisë, vinte si kusht kriterin fetar( çdo i krishter ortodoks duhet të ishte doemos grek).
Le t’i hedhim sytë qysh në lashtësi. Mbretëria e Epirit i ka rrënjët te një popullsi që nuk e ka folur kurrë gjuhën greke.
-Në vitin 292 para Krishtit, në këtë territor u krijua Lidhja Epirote, me kryeqytet Finiqin.
-Në vitin 272 para Krishtit, u vra mbreti i Epirit, Pirroja, në qyetin Argos të Peloponezit.
-Në vitin 232 Teuta ilire sulmoi dhe e pushtoi nga deti Finiqin, kryeqendrën e Epirit.
-Emri i ilirëve përmendet për herë të fundit në vitin 904. Pas këtij viti i gjithë territori i Jugut u përfshi nën sundimin bullgar të mbretit Simeon.
-Në vitin 1199 perandori i Bizantit, Aleksi III, i njohu Venedikut privilegje në Himarë dhe në Kurvelesh.
Në vitin1204, me rënien e Kostandinopojës, Perandoria Bizantine u nda në katër pjesë, njëra prej të cilave u quajt Despotati i Epirit.
Në vitet 1355-1417 kemi Despotatin e Vlorës, me qendër në Kaninë.
Në mesjetë kombësia shqiptare u nda në dy despotate: në atë të Epirit të ri, që shtrihej nga Shkodra gjer në Vjosë, dhe në atë të Epirit të vjetër, që niste nga lumi Vjosa dhe mbaronte në Artë.
Legjenda për një “Vorioepir grek” e ka zanafillën 160 më parë, kur dëshira e tyre ka qenë të quanin Vorioepir grek, kufijtë e Despotatit të vjetër i gjithë territori i Epirit ku flitej shqip qysh në lashtësi, ndonëse u pushtua shpesh dhe u bë pre e plaçkitjeve, e djegieve dhe e shkatërrimeve të ushtrive të huaja, asnjëherë nuk u prek në thelbin e vet. Popullsia shqiptare ruajti të paprekur gjuhën, zakonet, traditat, kulturën dhe mënyrën e jetesës, duke vazhduar të jetojë në fqinjësi të mirë me popullsinë greke. *
Aperir -os, sipas Spiro Kondës, quhet një vend sipër detit dhe është toponim paragrek. Një mendim dyshues rreth kësaj toponimie ka dhe studiuesi grek G.Agnostopulli. Edhe toponimin “apeirais” ai e quan fjalë paragreke. Epir ka lidhje me fjalën e vjetër shqipe, “epër”, e përdorur gjerësisht në Veri edhe në kohët tona.
Komentet