Futbollisti Gerrard i cili luan për ekipin Los Angeles Galaxy në SHBA-ve tha se në fund të sezonit do të pensionohet dhe mund të punojë në stafin teknik të Liverpoolit
Futbollisti 35 vjeçar Steven Gerrard për mediat angleze tha se planifikon disa gjëra në lidhje me të ardhmen e tij. “Nuk jam 100 përqind i sigurt por si futbollist ky do të jetë viti i fundit për mua”, ka thënë legjenda e Liverpoolit.
Gerrad theksoi se shpesh bisedon me trajnerin e Liverpoolit, Jurgen Kloop. “Klubi është i interesuar që të kthehem. Jam tifoz i Liverpoolit dhe kam marrëdhënie të mira me Fedaratën e Futbollit të Anglisë. Nëse kthehem në shtëpinë time do të punoj me ekipet profesionale. Duke kaluar kohë në klub do të fitoj përvojë dhe duke e ndjekur stafin teknik do ta mësoj këtë punë”, është shprehur ai.
Gerrard gjithashtu zbuloi se qëllimi kryesor i tij pasi të përfundojë sezoni në SHBA është të bëhet trajner. aa
Komentet