VOAL

VOAL

LEDRI VULA BËN PËR VETE EDHE RITA ORËN

June 20, 2015

Komentet

Këndi i humorit: Pjerini e pyet mësuesen: çfarë do të thotë: I DON’T KNOW?

Pjerini e pyet mësuesen: çfarë do të thotë: I DON’T KNOW?

Mësuesja i përgjigjet: Nuk e di…

Dhe Pjerini: Në rregull, atëherë do të pyes dikë tjetër!!!

Këndi i humorit: Drejtori i një supermerkati pa shitësen dhe një klient të cilët po grindeshin dhe bërtiti

Drejtori i një supermerkati pa shitësen dhe një klient të cilët po grindeshin dhe bërtiti:
– Klienti ka gjithmonë të drejtë!!!!
Pas pak, ai e pyeti shitësen:
– Pse po grindeshit?
Dhe ajo u përgjigj:

-Më tha: jeni të gjithë hajdutë!!!

Këndi i humorit: Një ditë Adami shkoi te Zoti dhe i tha

Një ditë Adami shkoi te Zoti dhe i tha:
– Zot pse e bere kaq te bukur Even?
Dhe Zoti:
– Në mënyrë që ti ta duash atë!
Pastaj Adami e pyeti përsëri Zotin:
– Pse e bëre Evën kaq budallaqe?
Dhe Zoti:
– Në mënyrë qe ajo te te donte ty!!!…

Këndi i humorit: Dy bashkëshortë janë duke shetitur dhe në një moment ata shohin pusin e dëshirave

Dy bashkëshortë janë duke shetitur dhe në një moment ata shohin pusin e dëshirave.

Dhe vendosin të hedhin monedhat.

Në një moment gruaja bie në pus.

Dhe burri thotë: “Tëmën, pusi i dëshirave funksionoka vërtet!!!

Këndi i humorit: Burri në shtrat me grip

Burri në shtrat me grip:

E dashur, po të vdisja unë, ti do të ndjeje ndonjë dhimbje?

Gruaja i përgjigjet:

– Natyrisht, ti e di, i dashur, që unë qaj për hiçgjë!!!

Këndi i humorit: Një burrë shkon me një vajzë të bukur në një dyqan Bulgari

Një burrë shkon me një vajzë të bukur në një dyqan Bulgari. Së bashku ata zgjedhin një diamant 50.000 euro.

Kur burri dëshiron të paguajë, ai nxjerr librezën e çeqeve dhe plotëson një për vlerën e blerjes.

Nëpunësi e shikon me një shprehje të shqetësuar. Burri e ndjen gjendjen e tij shpirtërore dhe i thotë:

– E di që nuk jam klient i rregullt dhe imagjinoj se po pyesni veten nëse çeku im është i mbuluar…

Nëpunësi përgjigjet:
– Nuk do ia lejoja kurrë vetes, por e shihni… për këto shifra zakonisht…

Klienti pa e lënë të përfundojë:
– Mos u shqetëso! Pra, le ta bëjmë këtë, sot është e premte, është ora 17:00 dhe bankat tani janë të mbyllura. Mbani çekun dhe gjithashtu xhevahirin. Të hënën, kur hapen bankat, pasi keni arkëtuar çekun, ia dorëzoni menjëherë diamantin së dashurës sime.

Nëpunësi qetësohet. Të hënën e ardhshme ai shkon në bankë, ku, megjithatë, i thonë se çeku nuk është i mbuluar.

Nëpunësi thërret menjëherë klientin i cili përgjigjet:
– Mund ta grisësh lehtësisht çekun dhe ta mbash diamantin, unë e kam palluar tashmë!

Këndi i humorit: Gjatë një emisioni, aktorja njofton publikun me emocion

Gjatë një emisioni, aktorja njofton publikun me emocion:

– Tani do të të bëj disa imitime.

– Shumë mirë – miraton një spektator. – A mund të imitosh një pulë?

– Po sigurisht – përgjigjet aktorja.

– Mirë atëherë, më bëj një vezë!!!

Këndi i humorit: – Çfarë i dhuron të dashurës për ditëlindje?

– Çfarë i dhuron të dashurës për ditëlindje?
– Po ju e dini… femrave u pëlqejnë vetëm makinat apo bizhuteritë…
– Dhe çfarë do t’i japësh asaj?
– Perla.
– E pse?
– Sepse nuk janë shpikur ende makina false!!!

Këndi i humorit: Është natë. Kapiteni i anijes është në gjumë

Është natë.
Kapiteni i anijes është në gjumë dhe marinari në shtyllën kryesore bërtet “tokë, tokë, tokë! kapiteeeen tooooookë!!!!”

Kapiteni zgjohet dhe i thote “O idiot, nuk jemi nisur ende!!!”

Këndi i humorit: Një polic kthehet në shtëpi më herët se sa pritej dhe gjen gruan në shtrat me mikun e tij më të mirë

Një polic kthehet në shtëpi më herët se sa pritej dhe gjen gruan në shtrat me mikun e tij më të mirë.
I dëshpëruar, polici nxjerr armën. Dy dashnorët të tmerruar kërkojnë falje dhe i luten të mos qëllojë.

Por polici, duke mos dashur të dëgjojë arsyen, merr armën dhe ia drejton vetes në kokë.

Dy dashnorët shikojnë njëri-tjetrin të relaksuar dhe fillojnë të qeshin me zë të lartë.

 

Dhe polici:

“Qeshni ju, qeshni, por pastaj vjen radha juaj!!!…”

Këndi i humorit: Mësuesja e pyet e habitur Pjerinin

Mësuesja e pyet e habitur Pjerinin:

– Pse mbrëmë e puthe vajzën time në errësirë?

Pjerini i përgjigjet:

– Mësuese, tani që e shikova në dritë të njëjtën pyetje po ia bëj vetes sime!!!!


Send this to a friend