Basketbollisti i Los Angeles Lakers, LeBron James, ka vendosur emrin e tij në listën e koshashënuesve më të mirë të të gjitha kohërave në NBA.
Në ndeshjen e zhvilluar mbrëmë kundër Portland Trail Blazers, të cilën Lakers e fituan me rezultatin 126-117, 33 vjeçari James shënoi 44 pikë, 10 kërcime dhe 9 asistime, duke e çuar numrin e koshave të shënuar në kuotën prej 31.425 pikësh.
Me këtë, ai ka zëvendësuar ish-basketbollistin Wilt Chamberlain në pozitën e pestë të koshashënuesve më të mirë në NBA.
Kareem Abdul-Jabbar mban vendin e parë me 38.387 pikë të shënuara, pas të cilit radhitet Karl Malone me 36.928 pikë.
Kobe Bryant mban pozitën e tretë me 33.643 pikë, ndërsa Michael Jordan radhitet i katërti me 32.292 pikë.
Koshashënuesit më të mirë të të gjitha kohërave në NBA
Kareem Abdul-Jabbar 38,387 pikë
Karl Malone 36,928
Kobe Bryant 33,643
Michael Jordan 32,292
LeBron James 31,425
Mbrëmë në orar ishin 11 ndeshje të sezonit 2018/19
Orlando Magic-Philadelphia 76ers: 111-106
Washington Wizards-Cleveland Cavaliers: 119-95
Boston Celtics-Chicago Bulls: 111-82
Brooklyn Nets-Miami Heat: 107-120
Toronto Raptors-Detroit Pistons: 104-106
Milwaukee Bucks-Memphis Grizzlies: 113-116
Minnesota Timberwolves-New Orleans Pelicans: 107-100
Oklahoma City Thunder-New York Knicks: 128-103
Dallas Mavericks-Utah Jazz: 118-68
Phoenix Suns-San Antonio Spurs: 116-96
Los Angeles Lakers-Portland Trail Blazers: 126-117
Komentet