“LAPD është duke hetuar sulmin vandal në shtëpinë e basketbollistit të NBA-së, James”, konfirmohet nga policia
NEW YORK – Disa vandalë kanë shkruar grafite ofenduese raciste në portën e shtëpisë dhe pronës private të basketbollistit dhe superyllit të NBA-së LeBron James në Los Anxhelos, në shtetin federal amerikan të Kalifornisë.
Departamenti policor i Los Angelos-it (LAPD) njoftoi se mesazhi racist menjëherë pastaj është mbuluar me spërkatës dhe se policia ka kryer hetim mbi rastin.
“LAPD është duke hetuar sulmin vandal në shtëpinë e basketbollistit të NBA-së, James”, konfirmohet nga policia.
Klubi i Jamesit, Cleveland Cavaliers nuk është prononcuar mbi rastin, ndërsa ende nuk është i njohur motivi i sulmit racist në shtëpinë e fituesit të trefishtë të kampionit të Ligës amerikane NBA.
“Familja ime është në të sigurtë, në fund të ditës kjo është tani më e rëndësishmja. Megjithatë, ky sulm tregon se racizmi do të jetë gjithmonë i pranishëm në botë dhe Amerikë”, deklaroi James në konferencën për mediat.
Duke theksuar se të gjithë afroamerikanët përballen me urrejtjen raciste, James tha se njerëzit gjithmonë u qeshin në fytyrë njerëzve me ngjyrë të errët të lëkurës.
“Pa marra para sysh sa para keni, sa jeni të njohur dhe njerëzit ju admirojnë, është vështirë të jesh njeri me ngjyrë në Amerikë. Si shoqëri duhet të kalojmë akoma rrugë të gjatë derisa ne afroamerikanët të mos ndjehemi si anëtarë të barabartë të bashkësisë”, porositi James.
Supozohet se James gjatë sulmit vandal ka qenë në Oakland në përgatitjet e Clevlandit për ndeshjen e parë të finales së NBA-së kundër Golden State Warriors.
Komentet