I paharrueshëm dhe proverbial mbetet sidomos sekreti i Merilin Monrosë, e cila e detyruar të thotë të vërtetën se me çfarë rrobash shkonte në shtrat, ajo hapi zemrën: “Vetëm me dy pika të Chanel N.5”, duke e bërë kështu të pavdekshëm emrin e stilistes dhe të parfumeve të saj në historinë e traditave.
——–
Lindur në Saumur, Francë, më 1883, Gabrielë Shanel (Gabrielle Chanel), thirrur “Koko” (“Coco”), pati një fëmijëri shumë poshtëruese dhe të trishtë, kaluar në pjesën më të madhe në jetimore, për t’u bërë pastaj një nga krijueset më të mëdha të modës së lartë të Shekullit XX. Me stilin e afirmuar prej saj ajo ka përaqësuar modelin e ri femëror të Shekullit XX, përndryshe një tip të gruas së kushtuar ndaj punës, një jete të gjallë, sportive, pa etiketa e pa autoironi, duke e pajisur këtë model me mënyrën më të përshtashme të veshjes.
E ka filluar karrierën duke stilizuar kapele, më parë në Paris, më 1908 e pastaj në Deauville. Në këtë qytet, më 1914, ajo hap dyqanet e para, vijuar më 1916 me sallonin e modës së lartë në Biarritz. Suksesi i bujshëm vjen në vitet 1920, kur arrin të hapë zyrat e saj qendrore në Rue de Cambon n.31 në Paris e kur, prej aty, pak nga pak, shndërrohet në simbol të breznisë së atëhershme. Gjithsesi, po t’iu përmbahemi thënieve të kritikëve dhe të pronarëve të ndërmarrjeve të modës së lartë, kulmi i krijimtarisë së saj shënohet në vitet 1930, kur, pasi kishte zbuluar “tailleur-ët” të saj të famshëm e revolucionarë, ndërtuar nga xhaketa mashkullore dhe fundi ose me pantallonat të cilat deri në atë kohë visheshin vetëm nga burrat, imponon një stil të thjeshtë e të përkorë, me tingëllim elegant dhe tejet orogjinal.
Në thelb, mund të thuhet se Shanel (Chanel) zëvendësoi veshjen pak praktike të “belle èpoque” me një modë të gjerë dhe komode. Më 1916, për shembull, Shanel (Chanel) zgjeron përdorimin e xhersej (jersey), një material triko shumë fleksibël, që përdorej vetëm si veshje poshtë xhaketës në një tip të ri veshjeje të larmisë së madhe, përfshirë veshjet e thjeshta në gri dhe në blu të thellë. Ky novacion që i një suksesi kaq të madh saqë „Coco” folloi të lëvrojë fantazitë e saj të famshme për xhersej të endur.
Punët e bëra me dorë dhe pastaj të futura në seri në prodhimin industrial, në fakt, mbetet, një nga risitë më sensacionale të Shanel (Chanel) . Ndërkaq bizhuteritë prej perlash, varëset ose rruazat e praruar të qafës, ngjashmëria e gurëve falso me ata të vërtetë, kristalet me dukje diamantesh janë pjesë e pandashme e veshjeve Shanel (Chanel) dhe shenja dalluese të shijes së saj.
Ekspertët më të famshëm të modës së lartë sot, theksojnë: “Shumë shpesh është folur për Tejër (Tailleur), kstumin e saj të famshëm, duke e konsideruar atë një zbulim. Në realitet, Shanel (Chanel) prodhonte një veshje të tipit tradicional që shpesh e merrte pikënisjen nga veshjet mashkullore dhe që nuk dilte jashtë mode me ndërrimin e stinëve. Ngjyrat më të parapëlqyera të Shanel (Chanel) ishin ajo blu e thellë, gri dhe bezhë. Rëndësia që iu jepek detajeve, pra imtësive dhe përdorimi i gjerësishëm i bizhuterisë, me kombinimin revolucionar të gurëve të çmuar e jo, aglomerimet, pra grumbullimet e kristaleve dhe perlave janë shumë domethënëse për stilin e Shanel (Chanel) .
Shpërthimi i Luftës së Dytë Botërore sjell për Shanel (Chanel) një periudhë të qëndrimit vendnumëro. “Coco” detyrohet të mbyllë zyrat e saj qendrore në Rue de Cambon, duke lënë hapur vetëm dyqanin për shitjen e parfumeve. Në vitin 1954, kur rikthehet në botën e modës së lartë, Shanel (Chanel) ishte 71 vjeçe.
Pikërisht në këtë moshë, pra 71 vjeç, Shanel (Chanel) e paraqiti sërish “tailleur di Chanel”, që konsistonte nga pjesë të llojllojshme: një xhaketë e stilit xhamper, me tegelin e zinxhirëve të tij karakteristë të qepur nga brenda, një fund i thjeshtë dhe i rehatshëm, me një këmishë të vogël me endje të kombinuar me atë të tipit të trikos. Në paraqitjen e re, fundet ishin të prera më shkurt dhe “tailleur” e tipit xhamper ishin të punuar me mjeshtëri të lartë. Shanel (Chanel) është e pashoq në industrinë e saj revolucionare të modës në kontributin e madh që ka dhënë në rrugën e gjatë drejt emancipimit të grave.
Për sa i pëket parfumeve, stilistja punoi nga viti 1921 deri në vitin 1970 në bashkëpunim të ngushtë me të ashtuquajturit kompozitorë të aromave nga më të rafinuarat, si Ernest Beaux e Henri Robert. I tejfamshmi Chanel N°5 krijohej më 1921 nga Ernest Beaux, e sipas thënieve të “Coco” duhej të mishëronte konceptin e një feminiteti pa kohë dhe pa moshë, të pashoq, tundues dhe joshës. N°5 nuk ishte novacion vetëm për strukturën e aromës, por edhe për risinë e emrit në bazë të veçanësisë së shishes që përmbante parfumet. Shanel (Chanel) i dukeshin qesharake emrat tepër tingëllues të prafumeve të asaj kohe, aq sa vendos t’i emërojë aromat e saj me një numër që i përgjigjej radhës që i kishte vendosur ato Ernest gjatë nuhatjes së tyre.
I paharrueshëm dhe proverbial mbetet sidomos sekreti i Merilin Monrosë, e cila e detyruar të thotë të vërtetën se me çfarë rrobash shkonte në shtrat, ajo hapi zemrën: “Vetëm me dy pika tëChanel N.5”, duke e bërë kështu të pavdekshëm emrin e stilistes dhe të parfumeve të saj në historinë e traditave.
Shishja me lëngun aromatik, absolutisht në avangardën e kohës, është bërë e famshme për përmbajtjen e lëngut dhe për grykën e shishes në formë smeraldi. Ky “profilo” ia dha një sukses të tillë saqë, më 1959, shishja, flakoni, është ekspozuar në Museo Al mitico N.5 të vazhduar nga shumë të tjerë, si N.22 më 1922, “Gardénia” 1925, “Bois des iles” 1926, “Cuir de Russie” 1927, “Sycomore”, “Une idée” 1930, “Jasmin” 1932 e “Pour Monsieur” 1955. Numri tjetër më i madh i Shanel (Chanel) është N°19, krijuar më 1970 nga Henri Robert, për të kujtuar lindjen e “Coco”, pikërisht 19 gushtin.
Me paf fjalë, vula stilistike e Shanel (Chanel) bazohet në përsëritshmërinë e jashtme të modeleve bazë. Ajo është prirë nga lajtmotivi: “Moda kalon, stili mbetet.” Me vdekjen e kësaj krijueseje të madhe të modës, më 10 janar 1971, vepra e saj u vazhdua nga ndihmësit e saj si Gaston Berthelot e Ramon Esparza, e nga bashkëpunëtoret e tyre, Yvonne Dudel e Jean Cazaubon, në përpjekje për t’ia lartësuar emrin dhe për ta mbajtur prestigjin e saj./Elida Buçpapaj
Komentet