Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France
Nga Aurenc Bebja*, Francë – 6 Dhjetor 2018
“Le Figaro” ka botuar, të hënën e 14 janarit 1929, në faqen n°3, një shkrim në lidhje me gjendjen shëndetësore të mbretit Zog, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :
Gjendja shëndetësore e mbretit të Shqipërisë
Tiranë, 13 janar.
Mbreti Zog, i cili për njëfarë kohe ka vuajtur nga një sëmundje e lehtë në stomak, është ekzaminuar nga dy mjekë vjenezë, specialistë të sëmundjeve të brendshme, Zotërinjtë Richard Bauerxet dhe Holzknecht.
Këta të dy kanë deklaruar se kjo sëmundje e stomakut vinte si pasojë e punës së konsiderueshme të realizuar nga sovrani dhe mungesës së ushtrimit (fizik) prej tij.
Komentet