Departamenti i Ekspertëve për Reagime ndaj Sondazheve brenda LDKsë, ka reaguar edhe ndaj një sondazhi online të mbajtur në emisionin “Rrokum Roll” të Fidan Jupollit, në televizionin kosovaristo-gegnor të Migjen Kelmendit – Rrokum TV.
Gjatë këtij sondazhi online me telefonata direkte në natën e kaluar, nëse zgjedhjet do të mbaheshin sot, fituese do të dilte Lëvizja Vetëvendosje!, e përcjellë nga PDK në vendin e dytë, më pas nga blloku AAK-Nisma, si dhe në vendin e katërt LDK-ja. Madje në një moment, VV’së i figuronin 98 vota, PDK’së 29 sosh, bllokut AAK-Nisma 16, kurse LDK’së vetëm 7.
Por, LDK ka një përgjigje edhe për dështimin spektakular të rradhës në sondazhe.
Sipas një komunikate të lëshuar nga partia e Isa Mustafës dhe Bajram Gecajt, sondazhi ishte i porositur nga VV’ja, e cila e dinte që votuesit e LDK’së të shtyer në moshë, i zë gjumi herët, prandaj edhe sondazji u mbajt pas orës 20:00.
“Lëvizja Anarkiste Vetefundosje! e cila eshte e mbushur me militantë të rinj ka shfrytëzuar faktin që votuesit tanë flenë para orës 20:00, duke qenë shumica të moshuar, dhe ka organizuar rrugaqët e saj të telefonojnë, që gjithë natën rrinë pa fjetur. Por, LDK do të dëshmojë që di të zgjohet atëherë kur e lyp puna dhe gjaku i pleqve tanë do të vlojë për fitoren tonë të fuqishme në krye me titanët Isa Mustafën, Bajram Gecajn e Ismet Beqirin”, thuhet veç tjerash në kumtesën e LDK’së.
/PamPress/
Komentet