Lidhja Demokratike e Kosovës, tha sot në Prishtinë se është e bashkuar rreth qëndrimeve dhe refuzimit, siç thuhet, të plotë për çfarëdo bashkëpunimi me koalicionin e udhëhequr nga Ramush Haradinaj.
Kjo u bë e ditur pas mbledhjes së kësaj partie me kryetarët e degëve të saj në Kosovë, ku është diskutuar edhe për qëndrimet e kësaj partie kundër përfshirjes në një qeveri me Partinë Demokratike të Kosovës që është në koalicion me zotin Haradinaj.
Lidhja Demokratike e Kosovës dhe lëvizja Vetëvendosje kanë refuzuar ftesën e zotit Haradinaj për bisedime për krijimin e qeverisë duke theksuar se po presin që koalicioni i tij të dështojë në përpjekjet për ngritjen e qeverisë, meqë nuk i ka votat e mjaftueshme. Kjo ka bërë që zoti Haradinaj të kërkojë vota individualisht tek deputetë të caktuar të koalicionit të Lidhjes Demokratike me Aleancën Kosova e Re.
Tashmë janë mbushur dyzet ditë që nga mbajtja e zgjedhjeve të përgjithshme që nuk siguruan një fitues që do të ishte në gjendje të krijojë institucionet e reja.
LDK dhe cdo subjekt tjeter politik qe konsideron se mbron interesat e shoqerise kosovare duhet te REFUZOJE cdo koalicion pjese e te cilit eshte PDK-ja e Thac-Vesel-Grabovc-Halitit.
Nese duhet te shpetoje Kosova keta te fundit duhet te dalin ne opozite dhe te ju hapen letrat njehere e mire cfare veprimtarie kane kryer nga koha e luften deri me sot.
Haradinaj po i ban nje sherbim shume te keq shqiptareve duke u perdorur kaq keq e vrazhde nga klani PRONTO dhe duke u mund te krijoje qeveri me PDK brenda saj.
Mos Ramush per hater te vorreve a atyre qe akoma nuk kane vorre mos ja ban kete Kosoves.
Terhiqu se nuk asht vone. Per hater te gjakut te Jasharajve, te Haradinajve e gjithe atyre qe kane dhane jeten e gjakun per Kosove te lire e sovrane e jo qe i jepet Serbise vit pas viti mos e bej kete marre TERHIQU e dil prej kthetrave te krimineleve. Nuk ka me kohe per korrigjime nese kjo nuk ndodhur sot.
Asht ma è ndershme te jesh ne burg sesa kryeminister me marre.
Terhiqu nga koalicioni i krimit dhe shpetoja ftyren vetes e AAKse.
Nese Kosova nuk ju hiqet nga kthetrat sot nuk do kete ma Kosove neser.