Arrestimi në Tiranë në muajin Janar 2021 i Julian Gjoshit, kunatit të Altin Hajrit, i shpallur në kërkim për vrasjen e Jan Prengës në ambientet e kompleksit ‘Golden’ në Shijak, ka mobilizuar Hajrin që të kërkojë ndihmë tek zyrtari i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja.
Mes Çyrbes dhe Altin Hajrit, ka një mori bisedash në aplikacionin ‘Sky’, ku Hajri kërkon që Çyrbja ta ndihmojë me qëllim lirimin e kunatit, pasi siç i shkruan ai në ‘Sky’, ‘…e mytën kalamajt, daja…’.
Në mesazhet e dërguara del dhe ndihma që ka dhënë një personazh i quajtur ‘Ols’, i cili dyshohet se është funksionar i Drejtësisë, mik i Jurgis Çyrbes, por pa dalë se kush është konkretisht.
Julian Gjoshi, ishte arrestuar në mbrëmjen e 18 Janarit 2021 për akuzën e ‘Mbajtjes pa lejë të armëve dhe municioneve’, si dhe ‘Drejtim mjetit në gjendje të dehur’. Bashkë me të ishte në makinë dhe një person tjetër, i quajtur Edvin Barçi i thirrur me nofkën ‘Boli’.
Më poshtë është fotoja e pistoletës ‘Bereta’ që policia e sekuestroi në makinën e Julian Gjoshit mbrëmjen e 18 janarit në Tiranë. Julian Gjoshi qëndroi vetëm 11 muaj në paraburgim dhe më pas doli në 23 dhjetor 2021, vetëm 7 ditë para Vitit të Ri.
Por teksa Gjoshi, mbahej i arrestuar në ambientet e Policisë së Tiranës dhe pritej të dilte para gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë, kunati i tij bisedon në aplikacionin ‘Sky’ duke e njoftuar për arrestimin e kunatit.
Altin Hajri i shkruan në ‘Sky’ Jurgis Çyrbes si më poshtë vijon:
‘…kan kap kunotin tim me pistoletë… Mos bëjmë naj gjë. Është kunati me gjith atë ‘bolin’ që rrin aty ke unë. Paktën ta maj një dali nji, shif naj ‘arrest shpia’. Sa lek dun veç ta qisim. Me fol direkt, se dun kap tani. Se mos bëjnë provën. Japim 10 mijë euro veç të na e prishi atë mrrokllën (Pistoletën)…’.
Më tej Altin Hajri, vijon t’i shkruajë Jurgis Çyrbes duke i thënë:
‘…se arma qeka veç për gishtat…se po se marove ti s’kam kujt me i thën, me veç prish gjëlponën. Kërkoje vëlla, sa lek të dojn veç du t’ja maroj se më mytën kalamajt daja…. Jepi 20 mijë euro sa dojn ai, veç ta mbarojë…. Më 21 del në gjyq. Faleminderit dhe prej teje, të fala bëj Mikut tat Olsit…’.
Personazhi ‘Ols’, duket se ka luajtur një rol të veçantë për lehtësimin e pozitës juridike dhe masës së sigurisë për të arrestuarin Julian Gjoshi. Kjo pasi në 21 janar 2021, ashtu siç shkruan Hajri në ‘Sky’, Julian Gjoshi ka dalë para gjykatës për tu njohur me masën e sigurisë.
Gazetari Elton Qyno, shkruan se gjykata e Tiranës ka marrë në 21 janar 2021, ku gjyqtari A.B me kërkesë të prokurorit të Tiranës, H. M, ka caktuar për Julian Gjoshin ‘arrest me burg’ me afat 21 ditë.
Prokurori H. M, megjithëse ishte koshient se arma ishte luftarake dhe pa leje, ndryshoi qëndrim gjatë zhvillimit të seancës gjyqësore për Julian Gjoshin, ku nga qëndrimi fillestar ‘arrest në burg’ pa afat që kërkoi para gjyqtarit A.M, ndryshoi në një qëndrim të dytë në ‘arrest në burg’ me afat 21 ditë.
Ky ndryshim qëndrimesh, për caktimin e masës së sigurisë ndaj të arrestuarit Julian Gjoshi, u argumentua nga prokurori me arsyen deri në daljen e rezultatit të aktit të ekspertimit balistik të pistoletës së sekuestruar nga policia.
Nisur nga kjo situatë gjyqtari i Tiranës A.M, ka pranuar kërkesën e prokurorit të çështjes, duke caktuar masën e sigurisë ‘arrest në burg’ me afat 21 ditë, për kunatin e Altin Hajrit, Julian Gjoshi.
Në komunikimet në vijim në aplikacionin ‘Sky’, Altin Hajri i shkruan Jurgis Çyrbes që të falënderojë personat që e ndihmuan për mbylljen e problemit të kunatit të tij, Julian Gjoshi, moment gjatë të cilit i ka kërkuar që ta ndihmonte lidhur me problemin që kishte me organet ligj zbatuese.
Altin Hajri i shkruan Jurgis Çyrbes sikur të ishte një rrobaqepës jo si një person në kërkim nga policia, ku pasi e falënderon për ndihmën e madhe që i ka dhënë për kunatin e arrestuar, kërkon nga Çyrbja masat trupore për një person, mikun e tij të quajtur ‘Ols’, i cili sipas bisedës ka dhënë një ndihmë të çmuar në zgjidhjen e këtij rasti të arrestimit të kunatit me armë pa lejë.
‘…Ok shum mirë ke bë, meri masat me stil t’ja mar, ja dy Kustume…’-i shkruan Jurgis Çyrbes, personi në kërkim Altin Hajri.
Ndër të tjera personi në kërkim Hajri i shkruan, Jurgis Çyrbjas, si më poshtë vijon:
‘…ma kanë dhonë fjalën, veç po presin një letër porosi dhe jam ‘ok’ vëlla. Ka mundësi ai se është burri mirë ky tani, që është Ministër vlla. E ka shum shok me than shife vet aman, se më prishin shumë punë, se po i rregulloj ishalla këtë muaj që vjen. Dhe Ols, e ka bo punën e vet vëlla, thuaj faleminderit shum thuj…. Mos harro se e ka bo punën e vet se i kishte thonë avokatit, është porosia shefit. Për Ols vëlla, plus ka qën ke avokati vet 2 herë, e ka bo punën e vetë. A kupton ça po të them. Për atë mikun tat që pate shku ti po të them takoje, thuj falemindërit dhe më bjerë masat t’i boj nja dy kustume që t’ja çosh. Po për zotin është porosia shefit, kishte thënë avokati i kishte thon dum avokat po për zotin e mall e ka bë të vetën. Më tha avokati, e ka bo si burrat ai tha se ai nuk përzihet tha, se avokati e ka robin e vet ai, rrofsh vëlla. Shif aman të bojnë ca ndryshime këtu ke lagja dhe ja dy vene tjera që ti marim 100 për 100. Ok shum mirë ke bë, meri masat me stil t’ja mar, ja dy Kustume…’.
Por në datën 2 shkurt 2021, përmes aktit balistik Nr. 1159 të kryer nga Instituti i Policisë Shkencore, është konkluduar se arma pistoletë që ju kap të arrestuarit Julian Gjoshi, ishte në gjëndje teknike e rregullt dhe kryente qitje normale.
Dhjetë fishekët e sekuestruar hyjnë në kategorinë e plumbave standard luftarak të kalibrit 9 mm. Ndërkohë gëzhojat e regjistruara në sistemin ‘Arsenal’, ka rezultuar se nuk u identifikuan të qitura nga pistoleta e sekuestruar tip ‘Berata’ me numër serial Pj12535.
Nisur nga ky konkluzion shkencor, sërish prokurori i Tiranës H.M, në datën 9 shkurt 2021 ka kërkuar caktimin e masës së sigurisë ‘arrest në burg’ për të arrestuarin Julian Gjoshi, kunatin e Altin Hajrit.
Ndërkohë që një ditë më pas në datën 10 shkurt, gjyqtari i Tiranës A.M, ka pranuar kërkesën e prokurorit duke lënë në burg Julian Gjoshin. Ky vendim në 19 Prill 2021 është lënë në fuqi dhe nga Gjykata e Apelit Tiranë.
Nuk ka kaluar shumë kohë dhe në muajin qershor 2021 çështja hetimore kundër Julian Gjoshit është dërguar në gjykatë për akuzën e ‘Mbajtjes pa leje të armëve dhe municioneve’ dhe ‘Drejtimit të mjetit në gjendje të dehur’.
Dosja është marrë në shqyrtim nga gjyqtarja Shefkie Demiraj. Julian Gjoshi ka hyrë në këtë proces me gjykim të shkurtuar dhe prokurori i Tiranës H.M, në pretencën e tij ka kërkuar para deklarimin fajtor dhe dënimin përfundimtar të Julian Gjoshit me 4 vjet burgim për dy akuzat e mësipërme.
Në 23 dhjetor 2021, gjyqtarja Shefkie Demiraj, vendosi të pranojë pretencën e prokurorit, duke dënuar me 4 vjet burg Julian Gjoshin, kunatin e Altin Hajrit.
Por në ndryshim nga prokurori, gjyqtarja Demiraj vendosi të aplikojë nenin 59 të Kodit Penal, duke urdhëruar pezullimin e vuajtjes së dënimit me burg, duke e liruar nga qelia Julian Gjoshin dhe vënë atë në shërbim prove me kushtin që gjatë një periudhe 3 vjeçare ai të mos kryejë asnjë vepër penale.
Por rezulton e provuar se këtë kusht të vendosur nga gjykata e Tiranës, Julian Gjoshi, nuk e ka respektuar pasi në 25 prill 23 është përfshirë në një aksident rrugor duke goditur me mjetin e tij ‘Land Rover’, shtetasen Stejsi Çela. Kjo çështje tashmë është pushuar nga prokuroria e Tiranës. sn
Shteti duhet me ligj antikomunist me e ndalu ket komunizem po qysh thojn kta kshtu mendoje dikush kta duke e ledhatuar serbin sepse jan miq te serbis apo njerz te serbis keta qe e ledhatojn serbin ma mir kishte me qen me bler mallra nga austria italia nuk ekziston vetem shkavellia vendi ku duhet me bler po ata shkijet nuk kan arrit me prodhuar qysh duhet dhe per qata me helmime duke prodhu kjo nuk pranohet ne askund ne bot
Ndoshta e ka mirë ISA,sepse çdo gjå shkon sipas kaçikut veçmas Ati e do rrugën e shesht?
Mehmet Dyzi edhe pse ishte mjeshtër ku Nuk ishte rruga e shesht e kapte Atin Për freni ja ngadalsonte hapin?
-A po Sikurse thon Në popull:Kur shkon Për dedhëza merre kroshen e vogël?
Nji gja e ka TË mirë ,Hashimit ja ka thye QAFËN,hiku Spoti i Tij ,tani kënohet tjetër kangë?