Viteve të fundit jam munduar të gjejë arsyen dhe të formuloj konstatimin e mbetjës nën robëri të gjatë të shqiptarëve, të njërit prej popujve më të vjetër jo vetëm në gadishullin ballkanik por në mbarë Europën!
Po të mos ishte lufta e fundit, akoma njerëzit do të besonin në “fitoret” e mëdha gjatë historisë, për bëtejat e “lavdishme”, heroizmin e “paparë” të Boro e Ramizit, për bashkim vllazërimin, realizmin socialist,etj.
Historianët atdhetar, pënat e ndritura të kombit që provuan të shkruajnë historinë e vërtetë të popullit të tyre, u anatemuan, u ndjekën dhe përndjekën nga regjimet pushtuese dhe ato antipopullore shqiptare, duke i zavëndësuar ata me antivlera.
Ndarjet e shqiptarëve filluan që nga kohërat e lashta; në principata, fise (bajraqe), rajone (vilajete), religjione (ideologji fetare) e deri të ndarjet e fundit partiake dhe klanore.
Tëndenca e vazhdueshme e shqiptarëve për marrjën e “bajrakut”, ka bërë që shqiptarët të rrëshqasin shpesh nga interesi i përbashkët kombëtar në egon për pushtet dhe mirëqenje personale. Gjë e cila ka ndikuar në ngecjën (mbetjën mbrapa pas të tjerëve) dhe shpesh edhe në humbjën e rrugës fare.
Lufta e fundit për çlirimin e Kosovës edhe njëherë i vëri në pahë dobësitë tona kombëtare! Vrapimi pas marrjës së bajrakut të çlirimtarit, grabitja apo përfitimi nga vlerat e të tjerëve, injorimi apo eliminimi i figurave markante të luftës dhe paqës!
E gjithë kjo u bë përmes lojës së shtrigave, duke inskenuar “tradhtarin” imagjinar dhe “heroin” inekzistent !
Injorimi i betejave të lavdishme (Koshare, Logjë,…etj) të drejtuara nga oficierët e karrierës dhe zavendësimi i tyre më figura të improvizuara të betejave të huimbura, ka quar në tjetërsimin e vlerave të luftës çlirimtare!
Shpirtëligët e pushtuar nga egoja për pushtet dhe pasurim të paligjshëm rrënuan çdo gjë para vetës, çdo vlerë e pasuri kombëtare!
Ketë që thëmë e vërteton në mënyrën më të sinqertë realiteti i krijuar 16 vite pas çlirimit të Kosovës.
Pushtetarët milionera qëndrojnë përballë një popullate të pashpresë për ardhmëri, të lodhur nga varfëria dhe denigrimi social i vlerave.
Pasurimi i paligjëshëm i një kaste politike filloj përmes “patriotizmit” folklorik, që nga rënja heroike e komandantit legjendar Adem Jashari me familjen e tij në fillim marsin e viti 1998-të.
Ishin këngët patriotike, përmes të cilave “patriotët” ngacmuan ndjenjat e qindramijëra bashkatdhetarëve, të cilët dhanë gjithë çka patën për lirinë e Kosovës, sa të tjerë shkuan për të luftuar, lanë gjymtyrët e trupit, derdhën gjakun, dhanë më të shtrenjëtën-jetën e tyre.
Nga kjo gadishmëri e bashkatdhetarëve, përfituan disa nga “patriotët” e mbështjellur nën petkun e çlirimtarëve,…të cilët, jo vetëm që nuk dhanë asgjë nga vetja e tyre për lirinë e vendit, përfituan nga tragjedia e popullit të tyre për t’u pasuruar mbi djersën e mërgimtarëve dhe gjakun e dëshmorëve.
Lufta ishte shkaku, ndërsa këngët patriotike motivi për zbrazjën e xhepave të mërgimtarëve, që rezultoi më mbushjën e xhepave të komandantëve dhe emisarëve politik të luftës.
Pritjet e mëdha të qytetarëve të Kosovës nga pavarësia e17 shkurtit, u kthyen në një zhgënjim dhe thyerje të madhe shpirtërore.
Milionerët e pasluftës të maskuar nën petkun e “çlirimtarit”, janë shëndrruar në “figura” vrastare të lirisë dhe pavarësisë së popullit të tyre.
Mendjet e mprehta kombëtare sikur i vrejnë më herët ngjarjet që do rrjedhin më pas. Poeti ynë i madhë Ali Podrimja në vargjet e poezisë “Kosova është gjaku im që nuk falet”, kishte paralajmëruar për kohën e mbrapsht të faljës së gjakut të derdhur për liri (negociatat,demarkacioni,…)!
Janë figurat “patriotike” të krijuara nga patriotizmi folklorik i spoteve televizive të disa këngëtarëve, që (me) padashjën e tyre janë shëndrruar në tjetërsues të historisë së popullit të tyre.
Përderisa kënga “Erdhi dita e pavarësisë” u bë himn i të gjithë të pasuruarve nga aferat korruptive, autori i saj Ilir Shaqiri u shpërbly më postin e drejtorit në televizionin publik (politik) të RTK-së,…16 vjet pas lufte i erdhi radha edhe djalit të tij, Korabit të shpërblehet me prezencën e “Gardës” së FSK-së në ditën e martesë së tij !
Garda e nderit që refuzoi me përbuzje t’i bëjë nderime arkitetktit dhe themeluesit të shtetit të Kosovës, presidentit historik Ibrahim Rugova në janarin e 2006-s, tani për ta poshëtruar deri në fund shtetin e Kosovës, kjo “Gardë nderi” merr pjesë për ta nderuar një “yll” të estradës në ditën e martesës!
Kjo përveqse shprehje e primitivizmit, është formë flagrante e kapjes së institucioneve të shtetit…nivel i ulët i qeverisjes, mjerim për shtetin dhe degradim i skajshem i FSK-së.
Heshtja e ministrit dhe zv. ministrit të FSK-së nga ana e LDK-së ndaj skandalit të “Gardës” shtetërore e dëshmon më së miri mjerimin dhe paaftësinë e kësaj partie në qeverisjen e vendit.
E futur nën kthetrat e PDK-së, LDK-ja jo vetëm që është duke u treguar e pafuqishme, e pa vlerë dhe e panderë në qeverisjen e vendit, dita-ditës është duke u shëndrruar në patericë të PDK-së,…ku lideri dhe ministrat e saj sherbejnë në qeveri “sa për sy e faqe” siq thotë populli, shërbejnë si dekor në qeverisjen e Hashim Thaçit,…pasi vendimet e “kryeministrit” kukull dhe ministrave të LDK-së janë aq të pa vlerë dhe të padenjë, saqë shpesh u ngjajnë fluskave të sapunit!
Injorimi dhe mospërfshirja në listat e veteranëve të luftëtarëve dhe komandantëve të betejave më të lavdishme të luftës çlirimtare është mjerim dhe paaftësi e lidershipit të LDK-së në bashkqeverisjen e tanishme.
Organizimi i fundit i Akdemisë Përkujtimore në 17 vjetorin e rënjës së Ministrit të parë të Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, kolonel Ahmet Krasniqit dhe derdhja e “lotëve të krokodilit” nga ana e liderit të LDK-së, pa bërë asgjë në zbardhjen e autorëve të vrasjes dhe të mospërfshirjes së tij në listën e veteranëve të luftës çlirimtare, është më tepër se lojë e dyfisht, është dyftyrësi politike dhe abuzim i skajshëm me figurën madhore të kolonel Ahmet Krasniqit.
Komentet