Procesi zgjedhor dhe numërimi i votave, tashmë, ka mbaruar. Fushata ka qenë korrekte, por me shkelje ligjore në kohëzgjatje prej tre muajsh! Kjo anomali nuk duhej lejuar nga KQZ, sepse dëmet ishin të dukshme: ditë pune të humbura panevojshëm; shpenzime në lëvizje individuale e grupore, në shoqërim të kryepartiakëve në tubime të bujshme; reklama, banderola, fotografi të formateve enorme, të kushtueshme. E gjithë kjo ishte një maskaradë, përpjekje, gadi e dhunshme, për mbushamendje të vjeljes të votave.
Kosova me një zonë zgjedhore, nuk ka sjellur as cilësi dhe as përgjegjësi parlamentare. Një komunë e vogël, ka dhënë më shumë deputetë, se sa një komunë shumëfish më e madhe. Janë provuar se përveç zhurmës boshe e degradim, asnjë të mirë nuk i kanë sjellur Parlamentit. Zgjedhja e ricikluar e tyre, në mandatin vijues, është barrë për jetën parlamentare.
LPK, alias PAN dështuese në luftë dhe rrënuese në paqe
Partitë-banda të PAN-it, përkatësisht, PDK-AAK-NISMA, kanë dalë nga Lëvizja Popullore e Kosovës, (LPK). Edhe pse të mangët në arsimim, ishin të etshëm për pozita. Kaq shumë u degradua hierarkia ushtarake, sa që profesionistët ushtarakë hapnin llogore, nën komandën e ushtarit, të vetëshpallur “komandant”, madje edhe “gjeneral” profan. Struktura profane “ushtarake”, e emëruar nga agjenti i shumëfishtë, Hashim Thaçi, me bandën e tij, dëmtoi shumë luftën, të cilët nuk arritën të organizonin asnjë betejë ballore kundër pushtuesit, as shmangien e asnjë masakre. Përkundrazi, kanë urdhëruar ushtarët të zënë prita me kallash, në rrugë rajonale dhe një sulm me tanke i armikut, i vrau të gjithë. Megjithatë, askush nuk dha llogari, madje në festën e çlirimit, këta “komandantë” krekosën për komandimin “taktik e strategjik” të jashtëzakonshëm.
Krerët e partive të PAN-it, nxituan t`i punësonin militantët e tyre në TMK, Policinë e Kosovës, në Sistemin e Drejtësisë dhe pozita tjera vitale. Kjo përzgjedhje ishte fatale për institucionet e Kosovës. Është përcaktimi mallkues proverbial i Kolonel Tahir Zemaj, Hero i Kosovës: “Nuk ka krim vrastar politik, hajni zyrtare e krim ordinier, ku nuk janë pjesëmarrës anëtarë të TMK-së dhe të Policisë të Kosovës!” Fushata anatemuese, deri në poshtërsi, e komplet PAN-it, të prirë nga argati i shumëfishtë, i Shërbimeve Informative të shteteve armike të Kosovës, me këshilltar i tre zotërinjve, Baton Haxhiun: Hashim Thaçit, Edvin Ramës, Aleksandër Vuçiqit, kundër Albin Kurtit dhe Lëvizjes Vetëvendosje të tij, u është kthyer në Bumerang subjekteve politike, të diskriditura dhe krejt të pareformuara: PDK-AAK-NISMA.
Axhitimi “alla batonçe” ndoti fushatën dhe Bumerang për opozitën
Hafija i hershëm, Baton Haxhiu, u dërgua nga Tirana, së bashku me këklyshërinë e tij lehaqene, fytyra të urryera zëçjerrëse, me zhargon pezhorativ e rrugaçëror, tërësisht shpifës, u vetëdiskridituan, madje bënë efekt të kundërt. Sulmet brutale, “alla batonçe”, kundër Fatos Pecit, Donikë Gërvallës, Mimoza Kusari-Lila dhe të tjerëve, qenë aq të pabesueshme, saqë ua dyfishuan, madje trefishuan votat e elektoratit për ata. Duke lënë modestinë, me një anë, personalisht, në disa shkrime radhazi, i kam bërë thirrje PAN-it, madje jo vetëm atij, t`i lënë shpifjet, sepse do t`u bëhen Bumerang. Dhe, ashtu ndodhi.
Shifrat flasin se LVV fitoi shumë, por jo mjaftueshëm, sa për ta kompozuar Qeverinë e vetme. Koha ka dëshmuar që qeveritë e arnuara, me huazime brenda spektrit politik të Kosovës e deri në Beograd, p.sh. Qeverinë e Ramush Haradinaj e Avdullah Hotit, kanë qenë jetëshkurtëra. Kjo përvojë është e mjaftueshme, sa të mos provuar më.
Përpjekja e Opozitës së Bashkuar, për ta krijuar qeverinë, nëse partia e parë fituese, Vetëvendosje dështon, ka disa pengesa hiç të lehta për t`i tejkaluar. Sepse fituesja e parë, LVV, ka vota sa e gjithë kjo opozitë, ndoshta “e bashkuar”? Themi -ndoshta-, sepse LDK-ja e prirë me urtësi e mençuri nga Presidenti historik Ibrahim Rugova, realizoi mbijetesën ekonomike të Kosovës, përmes Fondit Shtetëror të Mërgatës; e bëri rezistencën aktive paqësore dhe përballoi luftën, në përmasën e bindjes të faktorit politik e ushtarak të botës demokratike, të udhëhequr nga Amerika, për të ndërhyrë forcërisht e ushtarakisht, duke dëbuar pushtuesit serbo-sllavë dhe çliruar Kosovën tonë.
Partia shtet-ndërtuese e Rugovës, LDK, larg PAN-it bojkotues
Andaj, një forcë politike shtetformuese, siç është LDK-ja, para pushtetit, ka përgjegjësinë për Atdheun-Kosovë. Dhe nuk guxon të bëjë fajësi, duke u bashkuar me opozitën PAN-iste, e cila përgjatë gjithë mandatit qeverisës 4 vjeçar të LVV, ishte me Beogradin zyrtar, kundër çdo nisme sovraniste në veriun e Kosovës. Si dhe mohuese e bërjes të ndryshimit të madh, në politikën e degraduar, deri në degjenerim të shtetit të Kosovës, me autorësi Lëvizja Vetëvendosje, e prirë nga Albin Kurti; subjekti Guxo, me nuset e gximshme, Vjosë Osmani, Donikë Gërvalla, kolegu i tyre, Faton Peci, me shokë; Alternativa, me bijën mençurake të Gjakovës, Mimozë Kusari-Lila, qëndrestare unike, përballë bandës PAN-iste, bashkë kontrabanduese me Listën Serbe dhe shumësinë të anal-banalistëve numerikë të medieve mercenare të Kosovës.
Premtuesit rrenacakë -hajvana-, por “ka ikur koha e hajvanatit”, për t`u mashtruar!
Plani B i opozitës PAN-iste është bojkoti i koalicionit me subjektin politik LVV, me arsyetimin se Albin Kurti ka fyer popullin, duke e quajtur -hajvan- dhe “hajvanat-!” Ky përgjithësim është dizinfomim dhe qëllimshëm shpifës. Realisht, me termin -hajvana – Albini u drejtohet trojkës mashtruese e rrenacake të popullit të Kosovës: Bedri Hamzës, Ramush Haradinaj, Fatmir Limaj, me eksponentët tjerë të inkriminuar, të njohur si abuzues e shpërdorues me buxhetin shtetëror, përgjatë ushtrimit të posteve pushtetare vite më parë, se, gjoja, “do t`i rrisim rrogat dhe pensionet në përmasën dyfyfish e trefish, pa treguar asnjë mbulesë financiare. Dhe, ky mashtrim përbën krim dhe rrugaçëri – njëherësh, sepse rrënon barazinë në fushatë! Ndërsa shprehja “ka ikur koha e -hajvanatit-, është kundërpërgjigje e asaj se me premtimet paushalle, idioteske, që krerët e opozitës bëjnë, e konsiderojnë popullin si -hajvanat-, pa qenë të tillë, nuk mund t`u besojnë prrallave premtuese e mashtruese të tyre. Dhe, ashtu ndodhi, opozita humbi, sepse “ka ikur koha e -hajvanatit-!
Përgjithësimi që provojnë ta bëjnë krerët opozitarë PAN-istë, ngjason me mashtrimin dhe shpifjen groteske, se “në Hagë po gjykohet UÇK-ja, po gjykohet Kosova dhe të akuzuarit po e mbrojnë, madje heroikisht, UÇK-në dhe Kosovën”!?!” Këto janë marrëzira idioteske, broçkulla, të cilat nuk i beson askush. Sepse, në asnjë rast nuk akuzohet, për 4 vjet radhazi, as UÇK-ja dhe as Kosova. Dhe, këtë e kanë bërë të qartë, me se një herë, prokurorët dhe gjyqtarët e Gjykatës Speciale të Kosovës, me seli në Hagë. Pra, akuzat janë tërësisht personale, me emër e mbiemër, madje duke i lakuar edhe shumë shokë të tyre si vrasës. Dhe, megjithatë, ende vazhdojnë të jenë të lirë!
Jo Albin Kurti, por, pikërisht, krerët -hajvana- të PAN-it, janë ata që e konsiderojnë popullin -hajvanat-, deri sa lëshojnë, në etër dhe në letër, gënjeshtra e mashtrime groteske, siç janë ngritja e shumëzuar e pagave dhe e pensioneve. Ata bëjnë këtë propagandë boshe e marroqe, sepse, me të bëmat e tyre kriminale, e dinë që nuk do ta arrijnë pushtetin. Megjithatë, kjo është e dënueshme moralisht, mendoj, edhe ligjërisht, e turpshme dhe me dozë të madhe rrugaçërie. Duket e pabesueshme, por edhe krejt e vërtetë, se edhe pas 30 vjetësh punë, mesatarja e pensioneve të tyre është 700 euro. Ndërkohë, krerët zuzarë PAN-istë premtojnë shifra marramendse, për buxhetin e varfër të Kosovës, 800, madje edhe 1.000 e më shumë euro!!
Opozita PAN-iste jo kredibile, zhvatëse dhe rrënuese e shtetit
Është e kuptueshme se LVV, për zhvillimin e negociatave për koalicionin e mundshëm të ardhshëm, “duhet të mas 7 herë dhe të prejë një herë”- siç shprehet populli, për vendime të vështira. Është thënë dhe përsëritur, se skenën politike të Kosovës e kanë kontaminuar, helmuar agjentët shqipfolës të Shërbimeve Informative të shteteve armike të Kosovës. Kjo e vërtetë është konfirmuar nga shefat e këtyre Shërbimeve. Njëri syresh është kreu i Shërbimit Sekret francez, DGSE, Pierre Siramy.
Duke dëgjuar këto marrëzira të opozitës dhe të lakejve të saj anal-banalistë, djali i zgjuar i Malësisë të Gjakovës, Kujtim Lushaj, zemër-plasur, i quan “llapaqena” e “Beogradski bandita”, të cilët përçojnë politikën serbo-madhe në Kosovë, duke u rrjeshtuar hapur përkrah Serbisë.
Opozita i bie teneqës së shpuar, se Albin Kurti dhe LVV e tij, “ka mashtruar dhe hipnotizuar popullin, elektoratin, për ta marrë votën e tyre!” Ta zëmë, u mashtruan populli dhe elektorati, më 14 shkurt 2021, por, pse duhet të mashtrohen edhe më 9 shkurt 2025, për ta bërë fituese bindëse, sërishmi, Lëvizjen Vetëvendosje?! Realisht, opozita u vetëmashtrua, sepse u sugjeroi shpifjen dizinformuese analistëve llapaqenër dhe tani po e beson edhe vetë opozita e çoroditur, humbëse e përsëritur. Këtë e demanton, sidomos, vota cilësore e masive e intelektualëve dhe e rinisë së shkolluar të Kosovës.
Këta votues janë në hall të madh me opozitën destruktive, korruptive, e cila me pazaret e saj të pista, ka tkurrur territorin e Kosovës dhe është e gatshme t`ia bëjë, sërishmi, gjëmën Kosovës. Deri aty ka arritur mosbesimi për opozitën dhe institucionet e saj, të kapura nga PAN-i, sa Qeveria aktuale nuk ka besim ta dërgojë një draft-statut për Asociacionin, sepse dyshon se Gjykata Kushtetuese vendosë kundër vullnetit të popullit dhe përcaktimeve qeveritare, duke favorizuar Serbinë.
Prandaj, janë bindur se kasta e opozitës PAN-iste, me abuzimin me pushtetin, për dy dekada radhazi, me tendera, kontrabandën me krerët e Listës Serbe, tregëtinë me drogë dhe të gjithë katalogun e poshtërsive tjera, ka depotizuar pasuri marramendëse, brenda dhe jashtë vendit, duke siguruar jetesën brezave të tërë familjare. Ndërkohë që kanë rrënuar shtetin e Kosovës. Edhe sot pyesin shtetarët gjermanë: “Ku janë 5 (pesë) miliardë dollarët, që i kemi dhënë për zhvillimin e Kosovës pas luftës?!” Dhe, mos të flasim për miliardat e dollarëve të dhuruara nga SHBA. Shitja dhe përshitja e egër të pasurive të brezave shqiptarë, nga shtetarë, pushtetarë dhe “komandantë” bastardë, zuzarë, do të mbetet, madje përjetësisht, njollë e zezë në historinë gjithëshqiptare.
Drejtuesit e LPK-së betohen për rekrutimin dhe katapultimin fiktiv në poste të Hashimit!
Kreu i Shërbimit Sekret DGSE, Pierre Siramy, ka hedhur në You Tube, këtë informacion: “Hashim Thaçi është agjent i yni, është agjent i Francës. Atë e rekrutoi agjenti ynë, Arnaud Danjear, në Zyrih dhe Gjenevë, i dërguar enkas, kinse, për ta ndjekur një kurs të gjuhës gjermane. Është dhëndërr i Beogradit, në familje flet serbisht. Agjenti duhet ta di se për atë ka një dosje dhe kjo është e mjaftueshme”,- thotë, në es tjerash, Siramy! Vërtet, Hashimi e dinte se ka më shumë se sa një dosje penale për atë.
Drejtuesit e LPK-së betohen se Hashim Thaçi nuk ishte pjesë e themelimit të UÇK-së; nuk ishte pjesë e luftës; askush, nga strukturat partiake dhe ushtarake, nuk e emëroi atë të parë të Drejtorisë Politike të UÇK-së; as kryesues të Delegacionit të Rambujesë, sepse nuk i takonte atij; as lexues të Deklaratës së Shpalljes të Pavarësisë, sepse nuk i takonte atij, si dhe pozita tjera! Tëra këto ia sugjeroi shefi i tij Arnaud, i cili i ishte “bërë pullë” Hashimit, në Konferencën e Rambujesë, nuk e linte ta firmoste Marrëveshjen, sepse donte dështimin e saj, me porosi të Beogradit zyrtar.
Për poste brenda partisë e kishte SHIK-un; për marrjen e pushtetit përgjakshëm, vrasjen e kundërshtarëve politikë, model e kishte filosllavin Enver Hoxha; ekzekutorë të vrasjeve i kishte bandat e bollshme. Të gjitha këto ia sugjeronte Hashimit shefi i tij Arnaud, i cili kishte për mision lidhjen, bërjen e Hashimit agjent të Serbisë. Dhe, këtë e realizoi, falë dosjes dhe dosjeve të “komandantëve”, të cilat i posedonte Serbia. Legalizimin e posteve vetëemëruese, i bënte përmes fletushkës të Mërgatës, “Zëri i Kosovës”, në krye të së cilës kishte vënë një shokun tim, bashkë student, në Universitetin e Tiranës.
Thaçi, Vuçiq, Rama, kërkuan ndarjen e Kosovës. Merkel: “Lëvizja e kufijve “shpat i rrëshqitshëm!”
Askush nuk e besonte se Hashim Thaçi do të katapultohej në postin e presidentit. Por, kreu i LDK-së, Isa Mustafa, të cilin Hashimi, me SHIK-un e tij, e kishte katapultuar në krye të partisë të Rugovës, ia ktheu borxhin!
Flirtet me serbët ia rregulloi agjenti freng, Arnaud. Për vrasjet dhe shpërnguljen e shqiptarëve, nga veriu i Kosovës, Hashimi me Kadrinë e Çekun me shokë, bënë sehir dhe aprovim, sepse ishte rrast i shantazhuar. “Na presin kompromise të dhimbshme” dhe “Leposaviçin e kemi dhuratë nga Rankoviqi dhe nuk është i yni”, – thoshte dhe përsëriste Hashimi! Obligimet që kishte marrë Hashimi, ishin tradhti. Harta e Kosovës në tavolinë dhe tre banditërit: Hashimi, Vuçiqi, Rama, me thika mbi hartë. Në mes tyre, Kancelarja Merkel, i kërkuan aprovimin e ndarjes së Kosovës! Përgjigja e prerë: “Lëvizja e kufinjve në Ballkan është “shpat rrëshqitshëm”. Pra, një rrëshqitje që të shpie në humnerë!
Një grup intelektualësh, personalitete amerikane, nga dy partitë e para, i bënë një letër reaguese Trump-1, kundër ndarjes të Kosovës. Shefi i Sigurisë, Bolton u shkarkua, me akuzën e Presidentit, se “donte me nda Kosovën, prapa shpinës time!” Reagon Bolton: “Thaçi, Vuçiqi, Rama, ma kërkuan ndarjen e Kosovës!”
Lobuesit shqiptaro-amerikan harruan Kosovën, tani lobojnë zhbërjen e Specialës!
Ecejaket e Hashimit dhe të Ramushit në Amerikë, i kishin hallet e tyre dhe jo të Kosovës. Lobuesit shqiptaro-amerikan, të zëshëm, dikur, për Kosovën, tani e kanë harruar ate dhe lobojnë, përkrah Vuçiqit, Grenellit, Ramës, për mbylljen e Gjykatës Speciale dhe lirimin e Hashimit me shokë, deri në zyrën e presidentit Klinton dhe mëtej! Kjo është sa shtetësuese, aq edhe faktike. Alarmin e ka dhënë kryetari i Ligës Shqiptaro-Amerikane, Jozef Dioguard, i cili deklaron se Lobi Shqiptar është dobësuar, gadi në shuarje, përkundër Lobit Serb, i cili është aktivizuar dhe forcuar dukshëm. Këtë e konfirmon edhe Drejtori Ekzekutiv i kësaj Lige, veprimtar i shquar dhe atdhetar i devotshëm, Agim Aliçkaj.
Opozita PAN-iste, pothuaj se, qysh në muajin e parë ka filluar kërkesën e rrëzimit të Qeverisë Kurti, duke kërkuar ndihmën e shteteve të QUINTIT dhe të ambasadorëve tjerë, e deri ke Vuçiqi. Edhe tani kërkojnë ta bëjnë qeverinë opozita e bashkuar. Këtë e preferon edhe Quint-i me ndërkomnbëtarët. LDK më e rezervuar, por klani Mustafa mjaft i aktivizuar, sepse koalicionin me PDK-në disa e kanë “për zemër!” Përsëri është aktivizuar kontraversi Baton Haxhiu, me nder, i futë hundët në çdo b..! Ai zgjidhje të pranueshme e quan koalicionin e opozitës së bashkuar, pa LVV. Nëse kjo dështon, të bëhet koalicioni LVV-PDK, me kryeministrin Hamza.
Ndërsa LDK-në e donë në opozitë, duke e shantazhuar e frikësuar se nëse e bënë me LVV, e shkrinë atë. Këtë mision Batoni dhe Buzhala ua ka ngarkuar edhe analistëve të bashkuar, për ta çmontuar LDK-në! Ata duan çmontimin, deri në shuarje të LDK-së, për t`i lënë hapësirë vetëm PDK-së, në përballje me LVV. Aksioni veç ka nismuar. Refuzimi i LDK-së, për koalicion me LVV, do të ishte hap i rrezikshëm, sepse ky është plan i koordinuar me Serbinë dhe të gjithë lukuninë armiqësore kundër Kosovës tonë.
Mesazh për kryetar Lumirin, Kryesinë dhe strukturat e LDK-së
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, punoi shumë për ringritjen e partisë. Por, reformat të lëna në gjysmë, për arsye të ruajtjes të unitetit në parti, nuk e bindën elektoratin se do ta bëjë shkëputjen nga PDK-ja. Deklaratat se “LDK nuk ka nuaca ndarëse me LVV, por fondamentare”,- e thënë nga kuadri Hoti, pra “7 bjeshkë në mes”, u lexua se aleanca me PDK-në vazhdon si opsion i mundshëm. Realisht, shumë më të majtë dhe me armiqësorë janë partitë-banda të PAN-it, se sa LVV, e cila ka anëtarësi të re dhe heterogjene, në mes tyre mijëra ish-anëtarë të djeshëm dhe simpatizantë të sotëm të LDK-së. Gazetarë dhe analistë të njohur nga Kosova, e sidomos nga shqiptarët botërorë dhe të huaj, kanë këshilluar LDK-në të qëndrojë larg PAN-it të kriminalizuar dhe më afër LVV. Vetëm trutharët, ose agjentët e PAN-it, nuk arrijnë ta kuptojnë se PAN-i edhe sot drejtohet nga banda vrastare e Hashim Thaçit, e cila ka përgjakur LDK-në dhe Kosovën, madje është gadi ta bëjë këtë edhe nesër!
Për keqardhje, LDK-ja e pas amshimit të kryezotit të saj, kryetarit Rugova, dita-ditës, e prishi kontratën me anëtarësinë, elektoratin. Shpërbërja e Aktivave, me ndërhyrjen e SHIK-ut, përmes Isa Mustafës, ishte goditja e parë e LDK-së rugoviane. Përjashtimi i debatit dhe zgjedhjet aklamative; anashkalimi i Kryesisë dhe strukturave tjera të partisë; centralizimi i kompetencave tek kryetari dhe rrethi vicioz i tij, zvetnuan filozofinë urtake në veprimtarinë e partisë të Presidentit Rugova.
Nëse nuk reflektohet, madje me ugjencë, në vazhdimin e reformave të thella brenda partiake, pavarësisht çmimit, LDK-së mund t`i mbetet vetëm emri, aq shumë i adhruar nga shqiptarët botërorë.
Kryetari Lumir Abdixhiku duhet të harrojë “Rrugën e Re”, sepse ajo përjashton rrugën klasike të Rugovës. Pra, -Rruga e Rugovës-, me elementet e saj organizativ të rugovizmit të mirëfilltë, duhet të jetë guidë, udhë-rrëfyese për anëtarësinë, elektoratin, madje edhe për popullin e Kosovës dhe shqiptarët e përbotshëm. Bashkëpunimi me strukturat e partisë dhe anëtarësinë, pamundëson çfarëdo destruktiviteti hileqar dhe karrierist, duke e mbrojtur kryetarin dhe strukturat partiake nga sulme dhe shpifje përçarëse brenda partiake. Debatet ballafaquese, amortizojnë qëllimet e liga të elementëve turbullues, për interesa personale apo grupore.
Koalicionin LVV-LDK e prishën Thaçi-Grenell-Rama, kurse Mustafa e aprovoi!”
LVV duhet të mendojë me kohë, për të shmangur zgjedhje të shpejta apo edhe ato për zgjedhjen e Presidentit/es Shtetarët dhe pushtetarët atdhetarë, kujdesen edhe për kursimin e qindarkave. Plangprishësit si eksponentët PAN-istë, nuk merakosen fare, sepse kanë depozituar milionat, madje edhe miliardat euro, për brezat e tyre familjarë. Realisht, aktualisht, nuk kemi një Vjosë të dytë, Prandaj, pse shqiptarët nuk kopjojnë diçka të mirë nga Evropa, bota demokratike, për ta ricikluar të mirën e provuar?!
Edhe analistët e paguar dhe njerëzisht të degraduar, “fusin spica”, se “LDK ka provuar, por nuk e duroi LVV” dhe prishi koalicionin, gjë që nuk është e vërtetë. Sepse koalicionin nuk e prishi as LDK-ja dhe as LVV, por prishi Hashim Thaçi me Grenellin e kompani. Edhe LDK-ja është e rrëmujshme, kur thotë se “e prishëm koalicionin, sepse Kurti i përjashtoi ministrat tonë, pa ndonjë arsye!” Por, e vërteta është se Hashim dallaverja donte ta shpallte -gjendjen e jashtëzakonshme-, kinse, për Pandemi!? Vërtet, Hashim presidenti donte t`ia mirrte kompetencat Qeverisë, repektivisht, kryeministrit Kurti, për ta realizuar, me aksion, ndarjen e Kosovës, sepse ai me shokë ishin të shantazhuar dhe padronët kërkonin zbatimin e kontratës konspirative me nguti.
Kurti rezistoi, e refuzoi Hashim dallaveren. Por ministrat nuk u koordinuan me shefin Albin dhe kokëtuan me intrigantin Hashim dhe e pësuan. Fundja, shefi i grupit parlamentar i LDK-së, Gashi, dhe ish-shefi i partisë, Mustafa, e pranuan se Grenell-i urdhëroi këtë krim, i cili i kushtoi shumë Kosovës. Fundja, Isa Mustafa ishte i katapultuar në krye të partisë, nga Hashimi, sepse nuk kishte qenë asnjëherë anëtar i LDK-së! Qysh kur u ba vasal i Hashimit, Isa, me klanin tij, për asnjë vendim me peshë, nuk ka konsultuar elektoratin, anëtarësinë, Këshillin e Përgjithshëm, Grupin e deputetëve, madhe as Kryesinë e partisë, përjashto besnikët e tij në klan!
LDK dhe LVV, duhet të bëjnë llogari anëtarësinë, elektoratin e tyre, vullnetin e saj. Edhe “zogjtë e malit” e dinë se PAN-i, në vend që të luftonte pushtuesin, i vriste bashkëkombasit, kundërshtarë politikë, për ta marrë pushtetin me dhunë e përgjakje. Edhe sot është palë me Serbinë dhe këtë e ka dëshmuar përgjatë gjithë këtij 4 vjeçari në opozitë.
Koalicioni LVV-LDK, i natyrshëm dhe i nevojshëm për Kosovën
Pse duhet të jenë në koalicion LVV-LDK dhe jo me partitë-banda të PAN-it? Sepse LVV-LDK nuk janë të kriminalizuara, përkundër subjekteve të PAN-it, që kanë përgjakur ushtarakë të FARK-ut të Ibrahim Rugovës; kuadro e veprimtarë të LDK-së; gazetarë dhe korrespondentë të luftës; por, edhe kuadro dhe veprimtarë të hershëm të LPK-së, për ta shmangur konkurrencën e pritshme në liri.
Atëherë, nëse PAN-istët kthehen në pushtet, qoftë edhe me koalicion, a nuk janë të provokuar, jo vetëm viktimat e qindra familjeve të viktimave të bandave të PAN-it, por edhe shumë mijëra familje, që ndërlidhën me këto familje të viktimave. Mos, vallë, nuk është i mjaftueshëm, qoftë edhe vetëm ky fakt tronditës, kur në tribuna e zyra i sheh këta kriminelë të kollarisur dhe të kapardisur?! Droja është se pushtetarët e sotëm, nuk e ndjejnë këtë provokim të sikletshëm, nuk e kanë provuar këtë gjëmë në familjet e tyre.
Kosova ndodhet para proceseve të mëdha e vendimtare për fatin e saj. Dhe, në këtë gjendje mjerane, e kanë sjellur të shantazhuarit me dosje të krimeve të bollshme, përkatësisht, Hashim Thaçi, me shokë dhe bandat e tyre. Prandaj, Kosova, më shumë se kurrë, ka nevojë për shtetarë dhe pushtetarë të përgjegjshëm, atdhetarë dhe, mbi të gjitha, të pashantazhuar dhe me integritet të plotë. Me kuadro të tillë të guximshëm, koalicioni LVV-LDK, do t`u jipte zgjidhjen e duhur
çështjeve të shtruara në tavolinën ndërkombëtare. Dhe, këtë do ta bënin shumëfish më mirë shtetarët dhe pushtetarët vendorë, se sa zyrtarët e lartë të Quintit, ambasadorët dhe ndërkombëtarët. Edhe kompozimin e Qeverisë do ta bënin në interes të Kosovës, popullit të saj dhe të shqiptarëve të përbotshëm.
Është provuar, madje katërcipësisht, se ndërkombëtarët, të prirë nga Quinti, gjithëherë kanë preferuar dhe vazhdojnë të sugjerojnë edhe tani, për një qeveri “mish-mash”, të dëgjueshme, për interesat e tyre dhe nuk kanë “qarë kokën” për zgjidhje të drejta dhe afatgjata. Sugjerimi i tyre, për ta sjellur, sërishmi, në pushtet opozitën PAN-iste, skajshëm të kriminalizuar, e cila sfidoi popullin e Kosovës dhe ndërkombëtarët, me listat e tyre të pista të kandidatëve për deputetë, të cilët, për një çerek-shekulli, sorollatën gjyqeve dhe burgjeve, me akuza supër-kriminale, duhet refiuzuar prerazi, duke arsyetuar me fakte të bollshme dhe të pakundërshtueshme.
Ndërsa sugjerimi i dytë, i Quintit dhe i ndërkombëtarëve, që të mos zvarritet panevojshëm krijimi i Qeverisë, duhet të dëgjohet dhe të koordinohet për hapat e mëtejmë. Por, duke përjashtuar, ngulmërisht, kompromiset e dhimbshme, të cilat, nën presionin enorme, pikërisht, të Qendrave të Vendosjes, respektivisht, Quintit, iu imponuan shtetit, popullit të sakatosur dhe, tmerrshëm, të përgjakur të Bosnjës dhe Hercegovinës, siç ishte Asociacioni i 14 komunave serbe, me aprovimin insistues dhe garancinë e emisarit amerikan Kristopher Hill, në Konferencën e Deitonit. “Jam penduar se bëra Asociacionin e 14 komunave serbe në Bosnje”,- e pranon Hill! Dhe, kujt i duhet, tashmë, kjo pendesë e tij?!
Por, paradoksalisht, sot, po ky Hill, duke qenë ambasador i Amerikës në Beograd, ngulmon ta bëjë këtë lloj Asociacioni në Kosovën tonë, edhe pse specialistët e kësaj çështjeje, vendorë e ndërkombëtarë, madje edhe bashkëkombas të ambasadorit Hill, e konsiderojnë si -kanceri i Kosovës-!” Përndryshe, nëse kjo imponohet dhunshëm, Kosova do të vazhdojë të përballet me kriminelët serbë, të tipit Dodik, në vite e dekada, deri në ndarjen e pashmangshme të Kosovës! “Oh. tempora, oh mores”, (thënë shqip -Oh kohë, o zakone-), thërriste latini i lashtë!
Poeti martir çek, Julius Fuçik, para skuadrës pushkatare hitleriane, thërriste: “Njerëz, ju kam dashur! Jini vigjilentë!”