Xhudistet kosovare kanë vazhduar me suksese të mëdha, ku kësaj radhe Laura Fazliu ka fituar medaljen e bronztë në Kampionatin Europian në kategorinë deri 63 kilogramë.
Medaljen e bronztë e arriti në mënyrë impresionuese, pasi xhudistja dardane mposhti me Ippon portugezen Barbara Timo.
Laura Fazliu u mund në gjysmëfinale nga sllovenja Andrea Leshki, teksa përmes repesazhit luftoi për të bronztën.
Në çerekfinale ajo mposhti legjendën franceze Clarise Agbegnenou në kohën shtesë.
Kjo ishte prej fitoreve më të mëdha të Laurës, pasi Agbegnenou është prej xhudisteve më të mira në histori.
Laura Fazliu në duelin e parë fitoi përballë ukrainases Yuliia Hrebenozhko me Ippon.