Ka ditë që një grua, me të vërtetë e dlirë, rreket të më bindë që ta lë këtë botë me dëshirë,
Se, para jetës së amshueme, kjo shkurtabiqe jetë është diçka e kotë.
Dhe unë e admiroj, se gjithçka që ma thotë, ma thotë për të mirë.
Qoftë edhe kur më thotë: “Zotëri, akoma pret, akoma je këtu dhe nuk e ke lënë këtë botë,”
Pa pikë mëshirë.
Sepse: “Nga pluhuri kemi lindur”, flet ajo buzëgas, e “do t’mbarojmë në pluhur”.
Zonjëz, këtë formulë e dinë përmendësh, krejt të rinj e pleq.
Vetëm
Unë besoj se do të qe më mirë, ndoshta, po të më falje një të puthur.
Kështu mëkatet, ndoshta edhe më lehtë mund t’i ndreq…
Pastaj, ne mund të kuvendonim për gjithë mirësitë që na presin në Parajsë,
Aty ku, në çdo gjemb, siç thonë Ëngjëjt, Yllësia çel. Po gjithësesi
Puthmë një herë, këtu në tokën e dashur. Pastaj pse jo, ne
Mund të shihemi edhe në Qiell. Pastaj me siguri …
Reinach, dhjetor 2001
–
Nga libri “Zvicra Shqipëria ime”, Prishtinë 2004
Komentet