Detoksifikimi është një proces që synon eliminimin e toksinave (helmeve) që hyjnë në trupin tonë nëpërmjet ushqimit jo të shëndetshëm.
Nëse vazhdimisht ndiheni të lodhur dhe pa energji atëherë patjetër keni nevojë për detoksifikim të trupit.
Detoksifimi me limon është mënyra më e shëndetshme dhe më efektive për të larguar helmet nga trupi juaj, për të rritur imunitetin dhe për të përmirësuar shëndetin e përgjithshëm, transmeton Klan Kosova.
Më poshtë keni një recetë se si ta bëni një gjë të tillë.
Përbërësit që ju duhen:
Lëng i freskët i shtrydhur nga një limon
300 ml ujë i vakët
1 lugë çaji mjaltë
1 shkop kanelle ose një qese kanellë pluhur
Pak pluhur chilli (spec i kuq i djegëst)
Si ta përgatisni?
Përzieni të gjithë përbërësit në ujin e vakët dhe pija juaj është gati.
Limoni ka vitaminë C dhe antioksidantë të cilët eliminojnë toksinat nga trupi dhe përmirësojnë sistemin tuaj imunitar.
Kanella është në gjendje të rregullojë nivelin e sheqerit në gjak, ndërsa pluhuri i specit të kuq djegës përshpejton procesin e djegies të yndyrërave në trupin tuaj.
Është shumë e rekomandueshme që ta përfshini këtë pije në dietën tuaj të përditshme.
Komentet