Një italian do të përfaqësojë në Tiranë prezencën e Bashkimit Europian.
Ai është Luigi Soreca, një zyrtar i rëndësishëm i komisionit Europian në Bruksel që pas pak kohësh do të lërë zyrën e tij për të ardhur në Tiranë.
Soreca do të zëvendësojë në këtë detyrë Romana Vlahutin, kroaten e kritikuar shumë së fundmi nga opozita.
Kush është Luigi Soreca
Soreca është Drejtor për Sigurinë në DG HOME.
Drejtoria e tij kontribuon në objektivin e Unionit për të ofruar një nivel të lartë sigurie për qytetarët evropianë dhe rrjedhimisht në fushën e drejtësisë, lirisë dhe sigurisë.
Ai dhe ekipi i tij kanë për detyrë implementimin e axhendës Evropane për Sigurinë, të përcaktimit dhe zhvillimit të aktiviteteve nga praktikat më të mira në legjislacion, luftën kundër terrorizmit, krimit të organizuar, korrupsionit dhe krimeve të tjera të rënda, promovon bashkëpunimin në zbatimin e ligjit në nivel evropian, edhe me ndihmën e EUROPOL e CEPOL.
Drejtoria është përgjegjëse edhe për zhvillimin e politikave anti-drogë, edhe me ndihmën e EMCDDA.
Falë përvojës në Çështjet Ndërkombëtare dhe Partneritetit të Lëvizjes, Luigi Soreca negocioi dhe përfundoi Partneritetin e Lëvizjes me Marokun e Tunizinë më 2012-2013 dhe ka qenë në krye të koordinimit të Dialogut për Liberalizimin e Vizave me vendet e Ballkanit Perëndimor, brenda kuadrit të Partneritet Lindor dhe me Federatën Ruse.
Ai ishte përgjegjës për menaxhimin dhe implementimin e Përqasjes Globale për Emigracionin dhe Lëvizjen (GAMM) si dhe për aspekte të tjerë ndërkombëtarë të emigracionit.
Zoti Soreca ka dhënë leksione ligji në Universitetin L.U.I.S.S në Romë dhe ka punuar për Ministrinë e Brendshme të Itaisë për gjashtë vjet para se të bashkohej me Komisionin më 1998. Ai flet rrjedhshëm italisht, frëngjisht, anglisht e spanjisht.
Kryetari i PD-së, Sali Berisha, në prezantimin e programit të PD për kulturën, theksoi se kultura është një nga shtyllat kryesore të identitetit kombëtar dhe se ruajtja dhe zhvillim . . .
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka denoncuar nëpërmjet një postimi në Facebook përdorimin e mësuesve dhe nxënësve për aktivitete politike të organizuar . . .
Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka vendosur dërgimin në gjyq të 16 të pandehurve të akuzuar për shkelje në tendera dhe falsifikim dokumente . . .
Skandali që ka përfshirë Bashkinë Tiranë ditët e fundit po thellohet më shumë akoma. Burime bëjnë me dije se Rama pas shkarkimit të Alban Dokushit si Sekretar i Përgjithshëm ka emër . . .
Edhe pse Edi Rama pretendon se është “de facto” edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, firma i takon ende Ende Veliajt për të përcaktuar kryebashkiakët në detyrë dhe Bashkia e Tiranës ka . . .
Në fillim të këtij muaji, në datën 3 mars qeveria vendosi në zbatim të Kodit Zgjedhor të pezullojë të gjitha procedurat e rekrutimit në sektorin publik për periudhën e fushatës zgjedhor . . .
Erion Veliaj ka shkarkuar nga detyra e kryetares së komanduar të Bashkisë Tiranë Anuela Ristanin.
Lajmi konfirmohet për BalkanWeb nga gazetarja Klodiana Lala.
. . .
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar në rrjetet sociale, duke akuzuar Belinda Ballukun dhe Bledian Dalipajn për përfshirje në aktivitete të p . . .
Gjatë takimit në Shkodër, kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha u ka bërë thirrje të gjithë banorëve që të mos e çojnë asnjë votë për Tom Doshin apo njerëzit e Lulzim Bashës.
. . .
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka nisur nga Shkodra prezantimin e kandidatëve të koalicionit PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore.
Në nisje të fjalës së tij, Berisha . . .
Ambasadori Lamberto Zannier do të kryesojë misionin e vëzhguesve të OSBE/ODIHR për zgjedhjet parlamentare të 11 majit në vendin tonë.
Me datën 1 prill, Zannier dhe stafi i tij do të . . .
Ndonëse qarkullimi në tunelin e Murrizit, që ishte vepra e fundit e papërfunduar në Rrugën e Arbrit u hap më 14 mars, sistemi i pastrimit të ajrit në brendësi të tunelit ende nuk është . . .
Komentet