Voal.ch – Naser Ulaj, kryetari i LAPSH – Shkollës Shqipe Naim Frashëri në Zyrih uron festën e 28 Nëntorit.
Z.Ulaj ka dërguar një postim me këtë rast që po e sjellim të plotë për lexuesin:
Të dashur nxënës,
Të nderuar prindër,
Të nderuara mësuese/
Të nderuar mësues,
Te respektuar dashamirës të arsimit,
LAPSH për kantonin e Zyrihut festën e 28 Nëntorit – ditën e Pavarësisë së Shqipërisë e ka festuar çdo vit me nxënësit, prindërit, dhe mësimdhënësit.
Këtë vit, për shkak të situatës së krijuar me Pandeminë, nuk do të kemi mundësinë të festojmë të gjithë së bashku,
por ne mësimdhënësit do ta shënojmë këtë festë me aktivitete të ndryshme nëpër të gjitha pikat shkollore në kantonin e Zyrihut ku mbahet mësimi plotësues në Gjuhën shqipe.
LAPSH “N. Frashëri” për kantonin e Zyrihut ju uron festat e lavdishme të nëntorit.
Në emër të LAPSH “N. Frashëri” për kantonin e Zyrihut,
Naser Ulaj, kryetar

Komentet