Presidenti i Barcelonas, Joan Laporta, ka shpjeguar në një konferencë për shtyp arsyet pse nuk mund të arrihej një marrëveshje me Leo Messi-n për rinovimin e kontratës.
“Leo donte të qëndronte te Barça. Ne donim që ai të qëndronte. Ai është lojtari më i mirë në botë dhe ka oferta të tjera, natyrisht”, ka thënë numri një i katalanasve.
“Pas gjithë këtij procesi, vjen një moment kur duhet të thuash ‘mjaft’. Duhet të anlalizosh dhe të shikosh numrat. La Liga ka rregulla dhe ne nuk mund të mos i respektonim”, ka shtuar Laporta.
“Leo meriton gjithçka. Ai e ka treguar se e do Barcelona-n. Ai i ka rrënjët në Barcelonë. Jam i trishtuar, por i bindur se kemi bërë gjënë më të mirë për Barcelona-n”.
Pjesë nga deklarata
“Unë jam këtu për të shpjeguar situatën me Lionel Messin. Para së gjithash, do të doja të them se për fat të keq ne duhet të menaxhojmë një humbje katastrofike financiare dhe këtë e kuptova që ditën e parë që mora drejtimin e ekipit. Pagat e futbollistëve janë në 110% të të ardhurave të klubit. Nuk kemi më vend.
Shifrat janë shumë më të këqija se numrat e paraqitur fillimisht dhe humbjet janë shumë më të larta nga sa prisnim. Ne shpenzojmë më shumë sesa prisnim. Fair Play financiar gjithashtu na bllokon. Unë nuk mund të marr një vendim që mund të shkatërrojë klubin, Barcelona është gjëja më e rëndësishme.
Ne nuk mund ta rinovojmë kontratën e Leo Messit për të cilën është rënë dakord për shkak të rregullave të Fair Play financiar. Fatkeqësisht ne kemi marrë një trashëgimi në të cilën nuk kemi vend me situatën aktuale të pagave. Leo donte të qëndronte në ekip. Hapi i parë u mor pasi të dy u pajtuam. Dua ta falënderoj atë dhe të gjithë ata që ishin në negociata. Sidoqoftë, për shkak të rregulloreve të La Liga ne nuk mund të vazhdojmë me procesin. Ne duhet të ndjekim rregullat.
Jam i trishtuar, por jam i bindur se kemi bërë më të mirën për Barcelonën. Ne kishim një marrëveshje me Messin për të nënshkruar një kontratë pesëvjeçare, por për t’i paguar atij një pagë dyvjeçare. Leo pranoi marrëveshjen. Ne ishim të bindur se ishte një marrëveshje e mirë për Fair Play Financiar, por La Liga nuk e lejoi atë dhe ne kuptuam se nuk ishte e mundur të vazhdohej me marrëveshjen.
Një epokë e re fillon pa Messin. Ne do t’i jemi mirënjohës Messit. Trashëgimia e tij është e jashtëzakonshme. Ai shkroi histori. Ai është lojtari me suksesin më të madh në historinë e klubit në një kohë që ishte e mrekullueshme dhe më e mira në historinë e Barcelonës deri më sot.
Sa i përket nëse ka një shans që të dhënat të ndryshojnë? Unë nuk dua të jap shpresa të rreme. Ne kishim një afat në negociata sepse La Liga fillon së shpejti. Tani Messi mund të marrë parasysh raste të tjera.bw
Komentet