Iku përgjithmonë duke u ndarë nga kjo jetë Petrit Ruka, njeriu shpirbutë e zemërdhembshur, poeti me sharm dhe elegancë varge dinjitoz, një nga zërat dhe emrat më të përveçëm dhe origjinalë të letrave tona poetike, me një pasuri të madhe trajtash dhe ngjyrash lirike e dramatike, me diapazon të gjërë botëvështrimi, me teknika të zhdërvjellëta vjershërimi, me një aparat të shumënashëm strukturash dhe koncepsionesh, gjendjesh dhe mjetesh shprehëse. Iku në këtë Korrik të trishtë pandemie, mes një heshtje të përzishme, duke lënë pas një vepër dinjitoze, të papërsëritshme. Siç thotë me të drejtë një kritik: “Poeti Petrit Ruka është i lidhur pazgjidhshmërisht me vendlindjen, vatrën, me tokën, natyrën, fushën, malin e fshatin”. I tillë do të mbetet në kujtesën tonë, një bard dashurie i vendlindjes, i natyrës jugore, i erërave të buta të netëve me hënë, që do të flakërkojnë përjetë në vargjet e tij magjike, me një fuqi të pazakontë përfytyrimi dhe mendimi poetik.
Ne do të vazhdojmë të flasim rishtas për të, sikur të ishte midis nesh, sa herë që flasim për poezinë e re shqipe, atë poezi që me shumë mundim nisi të dilte nga istikamet e kanonzuara të kohës dhe të fitonte cilësitë e një arti të mirëfilltë poetik, e së cilës, ai, Petriti ynë i dashur, i dha emrin e tij, duke u bërë zëdhënës i modernizmit dhe vlerave ndryshe të artit poetik, në një kohë të vështirë për poezinë dhe për gjithçka në jetën tonë, që dukej e ngrirë, e kornizuar dhe shpërfytyruar.
Origjinaliteti i poezisë së tij është i dukshëm, aq sa një lexues i kujdesshëm e dallon menjëherë atë nga poezitë e poetëve të tjerë, veçori kjo e autorëve të rrallë, që gjejnë korda të përbaskëta me lexuesit e tyre.
Rreth një gjysëmshekulli kontakt i pandërprerë me lexuesin, Petrit Ruka , që nga koha e monizmit, në tre dekadat e demokracisë e në vazhdim, ishte çdo ditë i pranishëm mes nesh, i freskët dhe befasues, duke mos përsëritur asnjëherë vetveten dhe aq më pak të tjerët.
Poezia e tij ishte dhe mbetet frymë e kohës, puls i përditshmërisë dhe historisë, një apoteozë e luftës së njeriut modern me veteveten dhe me ata që e rrethojnë, me të ngjashmit e tij, për të fituar mbi bjerrjen dhe asimterinë morale të kohës.
Që në krijimet e para e gjersa mbylli sytë, poezia e tij ka udhëtuar me ne, me brengat dhe hallet tona, me vetminë tonë, me dëshirën për t’i ikur rrethit të grackave të përditshmërisë, në një botë të trazuar egër nga dhimbja dhe pamundësia. Trajtimi i temave të mprehta sociale, që kishin në në brendësi kontradikta të kohës, toni polemik e i zemëruar ndaj fenomeneve regresive e konservatore dhe karakteri konkret i komunikimit të mendimit poetik me lexuesit, përbëjnë anët më të mira të poezisë së tij. Poeti na la të skalitur në vargje magjike dhe gjithë dritë hije një botë e thyer simbolike, mbushur me alegori, metafora, një thellësi tronditëse, e cila vjen e na zgjon nga gjumi e na mundëson shpalimin e një bote shprese e dashurie, me anë të një simbolike shumëdimensionale.
Kontrapunti, ironia, satira, grotesku, në në poezi që frymon ëndërr të kulluar, godasin pa mëshirë anët e errëta të njerëzisë, alegoria ngrihet si një mal kërcënues për rehationë dhe komoditetin shterp të shefave të dikurshëm, që jetonin vetëm për hir të dukjes.
Ikja e tij e papritur do ta na dhemb për një kohë të gjatë, prania e tij do të na mungojë, por poezinë e tij e kemi këtu, mes nesh, me ato imazhe të gjalla, me atë gjendje dehëse e befasuese, me akte konkrete shkrimore, me motive të veçantë, të larmishëm dhe të begatë, me ide etike, morale, filozofike, transhendente dhe mesazhe të shumta që pulsojnë në çdo varg strofë e poezi të tij.
Petrit Ruka ishte dhe mbeti njëri nga poetët më të rëndësishëm të poezisë shqipe, me një fytyrë artistike të veçantë, që nuk përngjet me askënd, veçse me vetveten.
Ai kishte zërin e tij të veçantë, këndvështrimin e tij, mjetet e tij poetike dhe e vështronte realitetin me syrin e piktorit dhe të poetit njëherësh, duke pikturuar me dorë të lirë gjendje dehëse, trallisëse dhe që përcjellin tek lexuesi emocione të forta.
Lamtumirë poet! Lamtumirë mik!
Vargjet e tua do të udhëtojnë nga koha në kohë, nga brezi në brez, me vezullimin e dritës dhe shpresës njerëzore, idetë dhe mesazhet e tua poetike do të jenë përjetë një reflektim i gjallë ndaj realitetit aktual të ditës, ku me përgjegjësi intelektuale, me figura të gjalla e të skalitura, me një tekonologji moderne të aplikimit poetik, ti ngrite në kult dilemat dhe udhëkryqet më të trishtë të kohës, duke e kthyer dhimbjen në përvojë dhe vuajtjen në shpresë për njerëzit.
Lamtumirë poet! I lehtë të qoftë dheu i tokës mëmë!
1. “ Rinia ime” vёllim, poezi, 1978.
2. “ Atdheu fillon tek zemrat” vёllim, poezi 1983
3. “ Mirupafshim, hënë e vendlindjes!” vёllim, poezi, 1990
4. “ Vërtitu, Kokë e prerë!” vёllim, poezi, 2000.
5. “ Në zemër bie shi…” vёllim, poezi, 2003
6. “Shtatë mijë shirat e mi” poezi të zgjedhura, 2008
7. “Kalorësi mbi det“ esse monografike për Kadri Roshin 2009
8. “Iso dashurie“ Ars Poetika & Petrit Ruka, poezi e zgjedhur 2015
9. “Nëntë vjet e nëntë ditë“ Poemë baladeske, 2015
Ka realizuar me shume se 40 vepra kinematografike si skenarist dhe regjisor.
Si skenarist: filma artistik. Vepra tё ekranizuara:
1. “Eja” 1986, skenari pёr film artistik, regjisor Piro Milkani.
2. “Njё i tretё “ 1987, skenar pёr film artistik, met. i shkurtёr, regjisor F.Koçi.
3. “Lumi qё nuk shteron” 1988, skenar pёr film artistik, regjisor Fatmir Koçi.
4. “Njё djalё dhe njё vajzё” 1989. skenar, film artis, regjisor I. Muça. K. Mitro.
5. “Vazhdojmё me Bethovenin” 1995 skenar pёr film artistik, regjia S. Pecani
Filma dokumentarë.
1. “Shembja e idhujve” 1994 skenar pёr film dokumentar, regjisor K. Gjonaj.
2. “Tё burgosurit e galerisё” 1994, sken pёr film dok, regjisor S.Kumbaro
3. “Nёnё Tereza” 1999, skenar pёr film dokumentar, regjisor K. Gjonaj.
4. “ Butrinti i gjallë” 1996 skenar pёr film dokumentar, regjisor P. Ruka
5. “Në fillim ishte Ademi” skenar pёr film dokumentar, regjisor P. Ruka.
6. “Braktisja e Madhe” skenar pёr film dokumentar, regjisor P. Ruka.
7. “Qyteti mbi gur” 2002 skenar pёr film dokumentar, regjisor Eli Bici.
8. “Qyteti mbi naftё” 2003 skenar pёr film dokument, regjisor P. Dervishi.
9. “Nënë Tereza” 2004 skenar pёr film dokumentar, regjisor K. Gjoni.
10. “Drama Fadil Paçrami“ 2006 skenar pёr film dokument, regjisor N.Ajazi.
11. ’’Atdheu lind nga tё rёnёt’’ 2006 skenar pёr film dokum, regjia Esat Ibro.
12. “Kur vriteshin poetët” 2007 skenar për film dokumentar. Regjia N.Ajazi.
13. “Poet i ekranit” skenar për film dokumentar. regjia P. Ruka.
14 “Aleksandër Moisiu“ skenar për film dokumentar. regjia N. Ajazi.
15. “Unë jam Ismail Qemali“ skenar për film dokum. regjia Viktor Gjika.
Filma vizatimorë.
1. “I vdekuri i gjallё” 1993, skenar pёr film vizatimor, regjia Albert Malltezi.
(shpallur skenari mё i mirё i filmit nё Fest e 10 kombёtar tё Filmit shqiptar.)
2. “Ekuilibёr” 1994 skenar pёr film vizatimor, regjia Albert Malltezi.
3. “Nёntё vjet e nёntё ditё” 2001, skenar pёr film vizatim, regjia Artur Dauti.
Si regjisor ka realizuar: (skenari dhe regjia)
1 “Njëqind për qind” 1994 film artistik, skenar e regji P. Ruka, A. Minarolli.
2. “Plumbi prej plasteline” 1995 film art, s kenar e regji P. Ruka, A. Minarolli.
3. “Butrinti i gjallë” 1998. dok. për Kadri Roshin, skenari e regjia Petrit Ruka.
4. “Në fillim ishte Ademi” 1999 dok. për A, Jasharin, skenar e regji P. Ruka.
5 “Braktisja e Madhe” 2001 dok për emigrimin. skenari e regjia Petrit Ruka.
6. “Kapedani i këngëve”, 2005 dok. poetit Maliq Lila. S kenar e regji P. Ruka.
7. “Amanet Labërinë” 2006. Dok. për Enver Guga. skenari e regjia P. Ruka.
8. “Me varrin hapur” 2006 dok për L. Mërkurin. skenar e regji P. Ruka.
9. “Bolenë, trimja Bolenë” 2007 dok. skenari e regjia Petrit Ruka.
10. “Aulona Folk Inernacinal Festival“ I 2009 dok. skenar e regji P. Ruka.
11. “Folk Inernacinal Festival“ II film dok. S kenari e regjia Petrit Ruka.
12. “Folk Inernacinal Festival“ III film dokument. skenari e regjia Petrit Ruka.
13. “Poeti i ekranit, Viktor Gjika” 2009 film dok. skenari e regjia Petrit Ruka.
14. “Homerët e filmit ballkanik“ – vëllezërit Manaqi. dok. sken e regji P/ Ruka.
15. “100 vjet me Himnin e Flamurit“ film dokum. skenari e regjia P. Ruka.
16. “Flamurmbajtësi i Vatrës“ film dokumentar. skenari e regjia P. Ruka.
17. “Syri i Shqiponjës“ film dokumentar. skenari e regjia. Petrit Ruka.
18. “Buzët tek kënga…“ dok për poetin Agim Shehu. skenar regji. P. Ruka.
Të tjera:
1. Anëtarë i disa bordeve artistikë në RTSH. QKK dhe institucione të tjera.
2. Pjesëmarrës në disa Koferenca Kombëtare e Ndërkombët, për Kinematog,
3. Autor i një sërë shkrimesh në shtypin letrar, reportazhe, ese, artikuj për kulturën e kinematografinë.
ÇMIME LETRARE DHE FILMIKE
Çmimi libri më i mirë poetik i vitit 1983 me vëllimin “Atdheu fillon tek zemrat”
Disa cmime të para dhe të dyta për cikle poetik në shtypin letrar në gazetën “Drita” dhe “Nëntori” në vitet 1980- 1990
Çmimi i parë për skenarin e filmit “I vdekuri i gjallë” në Festivalin e 10-të Kombëtar Kinematografik 1993
Çmimi i parë për kameran në filmin artistik “Plumbi prej plasteline” në Festivalin Kombëtar Kinematografik 1995
Çmimi “Dokumentari më i mirë i Jubileut 2012” për filmin dokumentar “Kryekënga e Kombit” viti 2012
Çmimi i Akademisë KULT për dokumentarin më të mirë të viti 2012 për filmin “Kryekënga e Kombit” viti 2013
Çmimin poeti më i mirë i viti 2013 nga Fondacioni letrar “Harpa” Fier.
Çmimi i parë poetik në Manifestimin poetik të Pejës, 2015
TITUJ
Skenarist, akorduar nga Kinostudio “ Shqipëria e Re” në vitin 1988
Regjisor i filmit, akorduar nga Kinostudio “ Shqipëria e Re” në vitin 1995
MJESHTËR I MADH, akorduar nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani me dekretin nr, 9371, Tiranë, më 18 dhjetor 2015.