Në fakt ne shqiptarët nuk e përdorim shpesh këtë fjalë pasi është sikur të dëshërosh të mos e shohësh më apo të mos të të puq kurrë as halli, as gëzimi, as dashnia e as urrejtja me personin që po ia uron.
Ne shqiptarët kemi frazën tonë me moral tradite; Mirë u Pafshim!
E nisët mbi 3 vite më parë, udhëtimin tuaj diplomatik në Shqipëri, me një vizitë tek themelet e kalasë së Tiranës, me një ish pronar të vjetër.
“Ogur i mirë për shqiptarët”, mendova. “Më në fund Amerika i dha vëmendjen e vlerën asaj c’ka ka më të fortë demokracia; respektimin e ligjeve, ligje që ishin abuzuar, ndryshuar, shkelur, nga një pushtet korruptiv që po keqpërdoronte pasuri kombëtare, identitet shqiptar, trashëgimi historike, vlera kulture e pronësi private.
Pra me pak fjalë gjithcka që një komb duhet të mbroj për ekzistencën e tij.
Por e mbyllët këtë mandat diplomatik me fotografi po në Tiranë, “të retushuara me klas” më keq se dikur aparati i sigurimit të shtetit diktatorial.
Kënde e pozime ku asnjë kullë betoni, asnjë monument në rënkim, asnjë ndërtesë o shkatërrim dokumentonte atë që po ndodh në Tiranë.
Dhe një gazetar në armët e para të profesionit, kupton sic kanë informuar dhe mediat botërore, se ka dicka që nuk shkon në këtë qytet ku vec ndërtohet, me pensionistë që marrin 100 euro në muaj, pallatet që shiten me 5 mijë metri katror, ku euro këmbeht baraz me lekun, e ku pronari i vjetër shëtit zyrë më zyrë me letrat e pronësisë në dorë e ai i riu është bërë miliarder për më pak se një 5 vjecarë status.
Po mbi 3 vite më pas e nisët rrugëtimin diplomatik me premtimin e një reforme në drejtësi.
Sot ende ka një kod penal të pa reformuar, Institucione drejtësie me vende pa plotësuar, një proces vetingu që ecën me shpejtësinë e një kërmilli e qindra dosje në pritje të një shansi për t’u gjykuar.
Faktorizuat Shqipërinë, gjë e mirë të kemi një shans qoftë dhe diskutimi në panoramën ndërkombëtare, për mikpritjen e një kampi qytet muhaxhedinësh.
Sot i gjejmë këta banorë të qytetit të bardhë që ju ndërtuat në zemër të Shqipërisë, në një konflikt agresiv me qeverinë shqiptare, deri në nivel sigurie kombëtare. Ndërsa ju ndërmjetësuesti në pozitën e indiferencës se gjithcka mbetet në duart e Shqipërisë. Pra me pak fjalë sic thonë italianët, “patatja e nxehtë mbeti në duart e shqiptarëve”.
Promovuat në politikën internacionale, KM shqiptar si politikanin më bamirës të emigrantëve afganët. Gjë e mirë dhe kjo. E kush është ai shqiptar që nuk krenohet me mikpritjen, por për vetëtësi faktesh ishte kaq ironik përballë raporteve e të dhënave me dhjetra mijëra shqiptarë që largoheshin cdo vit nga ky vend, ku pasiguria e së ardhmes, korrupsioni, nepotizmi e abuzimi me ligjet i con cdo muaj larg kufijve.
Sot tek tuk gjen ndonjë afganë që ka mbetur në Shqipëri duke shëtiurt darkave pranë këmbëve të Skënderbeut. Por c’rëndësi ka c’u bë me ta?! PR kryeministror u kry.
Gjatë këtyre mbi 3 vite ju udhëtuat shpesh në Shqipëri, takuat, sipërmarrës, familje, talente, histori suksesi, po si nuk u ndalët kurrë në familjen e një hallexhiu që me fëmijë me aftësi ndryshe nuk ia del të blej bukë me 20 mijë lekë të vjetra asistencë mujore. Si nuk ndalët për të parë nga afër pronat e një trafikanti të arratisur, të një politikani të shpallur në kërkim, të një qeveritari të futur në burg, një nëpunësi të lartë pêrfshirê në nkë skandal korruptiv?!
Këto ishin mesazhet që prisnin nga ju.
Ajo c’ka nuk kuptuam asnjëherë gjatë këtij udhëtimi diplomatik ishte anshmëria e përkrahja e dukshme politike ndaj një pushteti që kishte gjithckia, parlamentin, qeverinë lokale, institucionet, drejtësinë, ekonominë. Nuk kishin nevojë për ju.
Por ja ndërhytë, ndikuat e orientuat me forcën që ju jep vendi që përfaqëson, në opozitarizmin e Shqipërisë duke krijuar një kaos e mjegull që në një sistem demokratik do të thotë një problem demokratik,
E kur opozita dobësohet përcahet, pështjellohet keq, nuk humb opozita por ky vend demokratik, bashkëjetesa demokratike, dobësohet liria individuale e zhvillimi ekonomik.
Banalitet politik o gabim taktik e strategjik, fakt mbeti se mungoi pluralizimi, sic po pasohet deri sot.
Lamtumirë e nuk ju them dot Mirëpufshim, ndërsa kujtohet një nga dialogjet më të bukura të Hemingëay në “Lamtumirë armë” mes Frederic e Greffi, të moshuarit 94 vjecarë, në prag të arratisjes drejt Zvicrës;
“Ju jeni i mëncuar? Jo, është një mashtrim i madh mëncuria tek të vjetrit. Ata nuk bëhen të mencur por të kujdeshsëm!(…) ”
“C’mendoni për luftën? Mendoj se është budallackë!”
Lufta minon cdo demokraci e lufta ndaj opozitës shqiptare dobësoi demokracia shqiptare e ky është një problem i madh demokratik!