Është ndarë sot nga jeta profesoresha dhe përkthyesja Inis Kraja, vajza e së madhes Marie Kraja. Me ndarjen e saj të parakohshme nga kjo jetë humbëm një qytetare, intelektuale dhe akademike që do t’i mungojë shumë shoqërisë. Lajmin e hidhur e ka dhënë mikja dhe kolegia e saj, profesoreshë Klodeta Dibra përmes një statusi në Facebook.
U prehsh në paqe fisnikja, qytetarja Inis Kraja!
Plot vite kaluam s’bashku në Fakultetin e Gjuhëve të huaja si kolege e mikesha. Të kam çmuar përherë për profesionalizmin tënd, korrektesën, miqësinë pa hile, fjalët e pakta por të mençura, buzëqeshjen ‘koprrace’ por domethënëse, hijeshinë hollake të shtatit tënd, mençurinë e fisnikërinë e trashëguar nga dy prindërit e tu të mrekullueshëm, profesori i Latinishtes dhe e madhja Marije Kraja.
Jam pa fjalë sot, Inis.
Do rrokësh fort ata që të deshën e të kultivuan aq bukur, duke u ngjizur në amëshim.
Qofsh e Parajsës, profesoreshë e kolegia jonë Inis Kraja!

Lamtumirë profesoreshë Inis! Ngushëllime familjes!
Komentet