Mbetsh me shëndet, shpirt! Jo, asnjë qortim;
As nëna s’sheh të birin si të shihja
Dhe ishe shpresa ime në rini
Mendjen te ti dhe me gaz psherëtija.
Pas pasurive, apo thjesht gëzonin
Më të fshehtat dëshira ca të tjerë,
Krenarë, të bindur që i meritonin,
Unë me shpresë, të jepja zemrën e mjerë.
Pastaj kur hasa vajzën që kuptova
Mrekullinë dh’i mora mirësinë,
Për besë, më t’mirën mbi dhé e çmova!
Pash’ ëndrrat e saj dh’i mora verbërinë.
Oh, mbetsh me shëndet, se mendja më thotë,
Vajz’e besës vlen, jo m’e hijshmja në botë.
Komentet