Voal – Burra shteti, futbollistë, artistë, simpatizantë të Milanit, tifozë, qytetarë, të gjithë të malluar duke i thënë lamtumirë Cesare Maldinit, një sportisti kampion, ish Milanist dhe trajner i Nacionales Italiane. Midis atyre që përcjellin Maldinin, eshtë Berluskoni dhe natyrisht i biri Paolo Maldini me familjen, ardhur nga Miami ku janë ngulur prej disa kohësh.
Lamtumira ishte midis lotësh, lulesh, kujtimesh dhe duartrokitjesh sipas traditës italiane.
Cesare Maldini u shua në moshën 84 vjeçare. Vitet e fundit të jetës i kaloi si opinionist sportiv./cds





Komentet