TIRANE- Kreu i ALUIZN-it, Artan Lame deklaroi se situata kadastrale në Republikën e Shqipërisë është në pragun e katastrofës.
I ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në ‘News24’ Lame teksa evidentoi disa nga problemet që lidhen me pronat, theksoi se rreth 80 % e pronave janë regjistruar me probleme, ndërsa shtoi se ato do të duhet të riregjistroheshin.
“Në një mënyrë apo në një tjetër, ndërtuesi nga pikëpamja e ndërtimit është pronar i objektit. Nuk ka raste të pazgjidhshme. Administrata bën këtë gjë. Rast më i vështirë ka qenë ai i pallateve Hawai. Për këto pallate duhet të behet një vlerësim. Në Tirana ka edhe 8 kate shtesë. Pra Bashkia e ka ditur që në ditën e parë që po behet shkelje, pra të gjithë kanë mbyllur sytë. Për problematikat e lejeve dhe ndryshimet që po bëhen tek legjislacioni. Që ka ndërtime pa leje, ka sa të duash. Shko edhe në Zvicër, edhe atje do e gjesh një penxhere pa leje. Me një administratë me probleme, me gjithë problemet e Shqipërisë. Një subjekt që na e ka sjell në majë të hundës. Më erdhën një herë banorët e atij pallati dhe unë i thash; pse se merrni atë ndërtuesin e çojeni tek mali me gropa, ta kërcënoni. Ai i gënjente, ua shtynte, u shpëtonte. Ndaj s’mund të thuash se këtë do e mbyll për dy javë. Problematika e hipotekave, ndryshe termi kadastër. Kam guximin dhe kurajon si shtetar dhe qytetar që të them se situata kadastrale në Republikën e Shqipërisë është në pragun e katastrofës. Në Shqipëri ndodh që qytetarët kanë 25 vite që kërkojnë të regjistrojnë pronën, dhe shteti se bën dot këtë. Në këtë mangësi shekullore, shteti shqiptar se ka mbaruar këtë proces. Hartografia e vendit është pas investimeve çerekshekullore, pas një lumi parash të hedhura, janë të gjitha në masën, siç thonë Banka Botërore, rezulton se 80 përqind e pronave janë regjistruar me probleme. Që do të thotë se duhen të risaktësohen. Mbi këto prona bëhen transaksione, sherre, shamata. Plus një hartografi katastrofike. Plus mosdashjen brez pas brezi për mos ta pranuar situatën. Kjo është situata, s’mund të mbyllim sytë. Kryeministri e ka thënë disa herë për reforma që po bëhet në fushën e pronësisë”, tha Lame.
Keta qe do benin shtet!!!