Studiuesi Artan Lame (sot mban detyrën e drejtorit të ALUIZNI-t) ka bërë një postim në profilin e tij zyrtar në Facebook, për kalanë e Janinës e Pashain e Tepelenës.
Jo pak ironik, siç është gjithherë ai, Lame thotë se teksa sheh flamurin grek mbi kalanë e Janinës, mendon se “Flamuri grek mbi kullat e kalasë së Janinës. Duket pak kiç ai flamur mbi ato kulla, se gati asgjë s’e lidh Janinën me Greqinë”.

Shton jo pa ironi edhe se “ne shqipot pak ose aspak bëmë për ta mbajtur atë qytet këndej kufirit në ato vite që ndaheshin sinorët e shteteve”, por për të me gjasë “Aliu i Hankos, që tani u shërben grekëve për të ndjellë turistët, ndoshta kthehet përmbys në varr kur sheh flamujt me kryq të kaltër që valojnë përreth kullave të sarajeve të veta, por atë meriton”.
Por nëse ne do të suleshim për të kërkuar në ‘Facebook’ Janinës, Lame na kujton se “Historia ndëshkon jo të padrejtët, por të pazotët”

Komentet