Një lakuriq ra në tokë
drejt e në dhëmbët e nuselalës,
por ndërsa kjo ishte gati ta vriste
ai iu lut asaj që ta falte.
Ajo tha se do ta vriste atë
sepse i urrente të gjithë zogjtë.
Ai i tha nuk jam zog, por një mi i gjorë,
dhe kështu ai jetën e shpëtoi.
Më vonë lakuriqi ra prap në tokë
drejt e në dhëmbët e një nuselale tjetër
qarjeve të tij ajo iu përgjigj duke thënë
se të gjithë minjtë e botës i urrente.
Pastaj lakuriqi i natës ia shpjegoj asaj
se nuk ishte mi, por një zog, të shkretën,
dhe kësaj radhe prapë e shpëtoi jetën.
Ju nuk keni pse të përdorni gjithnjë të njëjtat mjete
por përshtatini ato me rrethanat e jetës.
Komentet